• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

nga Fast News
35 minutes më parë
në Ekonomi
0
Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tourism Fair Albania ka përmbyllur edicionin e tij të katërt, duke u konfirmuar si panairi i vetëm i dedikuar ekskluzivisht sektorit të turizmit në Shqipëri, një pikëtakimi i përvitshëm me rëndësi në rritje për komunikimin dhe promovimin e ofertës turistike të vendit dhe rajonit. Panairi u organizua nga kompania Iceberg Exhibitions.

Panairi mblodhi 145 ekspozues, që përfaqësuan të gjithë zinxhirin e vlerës së turizmit, përfshirë hotele dhe struktura akomoduese, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, agroturizme, destinacione, sektorin HoReCa, teknologji dhe shërbime mbështetëse për industrinë.

Një komponent qendror i eventit ishte programi B2B, i organizuar për të katërtin vit radhazi në bashkëpunim me New Deal Europe. Në këtë kuadër, morën pjesë 40 blerës ndërkombëtarë nga 18 vende, përfshirë tregje me potencial të lartë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Japonia dhe Kina. Në total, u skeduluan 813 takime B2B përmes platformës digjitale www.b2balkan.com, të zhvilluara në një zonë të dedikuar brenda panairit.

Gjatë dy ditëve të eventit u zhvilluan 17 panele diskutimi, me rreth 70 folës ekspertë dhe profesionistë të sektorit, ku u trajtuan tema që lidhen me zhvillimin e turizmit gjithëvjetor, qendrueshmërinë e sektorit, bashkëpunimin ndërrajonal, promovimin e destinacioneve, teknologjinë, standardet e shërbimit etj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë fjalës së tij, Z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit theksoi rëndësinë e eventeve që bashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë, duke i cilësuar ato si instrumente thelbësore për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Sipas tij, në një periudhë kur Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, iniciativa të tilla luajnë një rol kyç në promovimin e ofertës turistike, forcimin e markës kombëtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në tregjet ndërkombëtare.

Ministri bëri gjithashtu referencë te rritja e qëndrueshme e sektorit, duke theksuar se Shqipëria ka pritur mbi 12 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025, një tregues që nënvizon nevojën për platforma profesionale që lidhin ofertën vendase me kërkesën ndërkombëtare.

Tourism Fair Albania u zhvillua në një kontekst ku Shqipëria po rrit prezencën e saj në panaire ndërkombëtare të turizmit si FITUR në Madrid dhe ITB Berlin, duke përdorur këto platforma si mjete për promovimin dhe pozicionimin strategjik të destinacionit. Në këtë kuadër, panairi në Tiranë po shënon rritje të vazhdueshme të interesit nga aktorë ndërkombëtarë, si në rolin e blerësve B2B ashtu edhe të ekspozuesve.

Panairi u mbështet zyrtarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa partnerë të tjerë mbështetës ishin GIZ Albania me programin SRD, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Elite Travel Group, Unioni Turistik Shqiptar, Lavanderi Bruno, dev.al dhe Pago, Albanian Night, The Crown, Mr. Chef.

Panairi u shoqërua me një mbulim të gjerë mediatik nga media si Premium Channel, Business Magazine, Class Explore, Anabel, Albanian Food Magazine, Travel Magazine dhe Success Made in Albania./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

Para

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Para
Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

nga Fast News
13:00 | 14/02/2026
0

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

nga Fast News
12:34 | 14/02/2026
0

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

nga Fast News
12:24 | 14/02/2026
0

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

nga Fast News
12:04 | 14/02/2026
0

Recent News

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

13:00 | 14/02/2026
Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

12:34 | 14/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar