Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia – Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit

nga Fast News
40 minutes më parë
në Ekonomi
0
Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia – Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sa është interesi dhe kësti mujor për një kredi prej 80,000 eurosh, është pyetja që bëjmë zakonisht kur duam të marrim një kredi për shtëpi. Megjithatë, përveç interesit dhe këstit, pas procesit të aplikimit dhe shlyerjes së një kredie fshihen kosto më të larta për qytetarin.

Këto kosto përfshijnë edhe komisionet që i paguhen bankës, sigurimin e jetës dhe të shtëpisë që janë të detyrueshëm, shpenzimet noteriale dhe të hipotekës.

Komisionet që aplikohen gjithmonë dhe nga të gjitha 11 bankat tregtare në vend janë komisionet e disbursimit, komisionet për shlyerje të parakohshme të kredisë dhe penalitete për shlyerje të vonuar. Bankat e mëdha aplikojnë një numër më të vogël komisionesh se bankat e tjera më të vogla.

Në varësi të bankës ku ju do merrni kredinë, mund të keni edhe komisione të tjera, si ai i mirëmbajtjes së llogarisë së kredisë, komision për ndryshimin e kontratës dhe ristrukturimin e huasë.

Nëse ju doni të bleni një shtëpi me vlerë 80,000 euro, banka financon maksimumi 85% të kësaj vlere, ndërsa 15% do ju mbeten ju. Pra për një shtëpi prej 80,000 eurosh, banka do japë maksimumi vetëm 68,000 euro dhe ju do i mbuloni vetë 12 mijë eurot e mbetura.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për 68,000 euro, interes 4% dhe afat shlyerje 300 muaj, pra 25 vjet në një nga bankat më të mëdha në vend, kësti mujor do të ishte 358 euro. Në fund të 25 viteve, ti do i kesh paguar bankës vlerën e plotë të kredisë që ke marrë dhe përafërsisht 39 mijë euro interes, në total rreth 107 mijë euro.

Po nëse llogarisim edhe komisionet?

Komisioni i disbursimit i cili paguhet vetëm një herë kur kalon kredia është 1% e vlerës totale të saj në shumicën e bankave, pra 680 euro. Në rast se ndodh që ta vonosh një muaj këstin e kredisë, do të paguash edhe 64 euro të tjera. Po ashtu, nëse e mbyll kredinë para afatit, paguan 1% mbi shumën e mbetur në momentin e mbylljes. Për shembull, nëse pas disa viteve të kanë mbetur 10,000 euro, do të paguash edhe 100 euro të tjera. Në total, 844 euro komisione në rastin më të mirë.

Të gjitha deyrimet e kredisë arrijnë gati 110 mijë euro, duke përfshirë në mënyrë të rrumbullakosur dhe shpenzimet e tjera noteriale apo të hipotekës të cilat shkojnë mbi 1000 euro dhe e rrisin akoma më shumë barrën e huasë për qytetarët, si dhe përjashtuar sigurimin e jetës, shtëpisë.

Kështu, të marrësh një kredi nuk është aq e thjeshtë sa duket në fillim, duke marrë parasysh kostot që dalin gjatë gjithë procesit të aplikimit e deri në shlyerje./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

Para

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

Para
Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

nga Fast News
09:45 | 24/02/2026
0

Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?

Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?

nga Fast News
09:13 | 24/02/2026
0

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

nga Fast News
09:11 | 24/02/2026
0

Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia – Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit

Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia – Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit

nga Fast News
09:05 | 24/02/2026
0

Recent News

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

09:45 | 24/02/2026
Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?

Si të zhvilloni një personalitet të fuqishëm?

09:13 | 24/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora