• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fermerët duhet të mbledhin të gjitha faturat e shitjes së produkteve bujqësore tek grumbulluesit, në mënyrë që të përfitojnë nga masa e kompensimit të TVSH-së prej 10 %. Udhëzimi i detajuar i Ministrisë së Financave, sqaron mënyrën se si do të zbatohet skema.

Referuar udhëzimit,  grumbulluesi, person i tatueshëm i regjistruar për  TVSH-në, për çdo furnizim të produkteve bujqësore, të marrë prej fermerit lëshon  një faturë tatimore të fiskalizuar në të cilën evidenton si shitës, shitësin fermer, NIPT-in e fermerit dhe të dhënat e tjera të kërkuara sipas  faturës.

Kjo faturë, në të cilën nuk llogaritet TVSH-ja, lëshohet nga blerësi në momentin e dorëzimit të produkteve bujqësore nga fermeri.

Vlera totale faturës përfaqëson vlerën e furnizimit  të paguar nga grumbulluesi për llogari të shitësit fermer,  mbi të cilën aplikohet norma e kompensimit.

Kërkesa për kompensim të TVSH-së do të behët nga fermerët brenda datës 31 dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës janar–qershor të vitit përkatës dhe brenda datës 30 qershor të vitit pasardhës, për  furnizimet e kryera gjatë periudhës korrik–dhjetor të vitit paraardhës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fermeri, nëpërmjet shërbimit postar ose në rrugë elektronike, dorëzon në administratën tatimore kërkesën standarde për kompensim. Kërkesa duhet të përmbajë vlerën totale të faturave të  lëshuara përgjatë periudhës së kompensimit, si dhe  numrin e llogarisë bankare të fermerit.

Kjo kërkesë shoqërohet edhe me kopje të faturave të lëshuara nga blerësi të cilat duhet të jenë të firmosura nga shitësi-fermer.

Por kush përfiton kompensim? Për të përfituar kompensim fermerët duhet të plotësojnë disa kushte.

Konkretisht, qarkullimi vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit  për TVSH- në;  të ketë kryer furnizime të produkteve  bujqësore; të ketë furnizuar persona të tatueshëm që nuk  përfitojnë nga skema e kompensimit në Republikën  e Shqipërisë, të cilët janë të regjistruar për TVSH-në dhe ushtrojnë aktivitet si grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për turizmin; është pajisur me një numër identifikimi të  personit të tatueshëm; faturat e marra nga blerësi, mbi bazën e së  cilave kërkohet kompensimi janë të fiskalizuara dhe  regjistruara në bazën e të dhënave të administratës  tatimore qendrore.

Norma e kompensimit në masën 10% zbatohet mbi vlerën e faturës/ave tatimore që grumbulluesi i ka lëshuar fermerit, përgjatë periudhës gjashtëmujore, për të cilën kërkohet kompensimi.

Kompensimi ka për qëllim të mbulojë një pjesë të TVSH-së së paguar prej fermerëve në çmimin e  blerjes së mallrave e shërbimeve, të blera për nevoja  të kryerjes së aktivitetit të tyre prodhues bujqësor.

Administrata tatimore bën verifikimet përkatëse dhe brenda 30 ditëve paguan shumë e kompensimit direkt në llogarinë e fermerit./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Mbetjet e bllokuara në Porto Romano, ministri i Mjedisit shpjegon sesi do të asgjesohen

Para

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

Para
Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

nga Fast News
19:58 | 10/02/2026
0

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

nga Fast News
19:15 | 10/02/2026
0

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

nga Fast News
19:07 | 10/02/2026
0

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

nga Fast News
18:59 | 10/02/2026
0

Recent News

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

19:58 | 10/02/2026
Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

19:15 | 10/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar