• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

nga Fast News
58 minutes më parë
në Ekonomi
0
Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e parë e Panairit të Turizmit 2026, organizuar nga Iceberg Exhibitions, u shndërrua në një platformë të fuqishme takimi mes institucioneve, operatorëve turistikë, investitorëve dhe përfaqësuesve rajonalë, me një mesazh të qartë: koordinim më i fortë dhe vizion afatgjatë për ta kthyer turizmin në motor të qëndrueshëm zhvillimi.

Ceremonia zyrtare e hapjes u nis në një atmosferë energjike dhe optimiste, ku fjala kyçe që dominoi ishte “bashkëpunimi”. CEO e Iceberg Exhibitions, Enejda Sheku, theksoi rëndësinë e krijimit të një platforme të përvitshme që lidh aktorët kryesorë të industrisë. “Ky panair nuk është thjesht një ekspozitë. Është një hapësirë ku ndërtohen ura bashkëpunimi, ku idetë marrin formë dhe ku sektori  flet në një zë të përbashkët,” u shpreh ajo.

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, nënvizoi se ky është momenti për të forcuar dialogun mes sektorit privat dhe institucioneve. “Turizmi shqiptar ka bërë hapa të mëdhenj, por për të ecur përpara na duhet më shumë bashkërendim, më shumë profesionalizëm dhe politika që mbështesin sipërmarrjen,” tha Kasa, duke shtuar se panaire të tilla krijojnë mundësi konkrete për partneritete dhe kontrata të reja.

Në të njëjtën linjë, Baki Hoti, Kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar. “Rajoni ynë duhet të prezantohet si një destinacion i përbashkët.” u shpreh ai.

Nga ana institucionale, Blendi Goxhaj, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, e cilësoi panairin si një dëshmi të pjekurisë së sektorit, duke theksuar se turizmi mbetet prioritet kombëtar. Ai nënvizoi se investimet në infrastrukturë, promovim dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve do të vijojnë, ndërsa shtoi se suksesi mund të arrihet vetëm nëse sektori publik dhe ai privat ecin në të njëjtin drejtim.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ceremonia e hapjes u shoqërua edhe me një performancë artistike nga Albanian Night, e cila solli elementë të traditës dhe kulturës shqiptare, dëshmi e pasurisë sonë jomateriale e cila është në të njëjtën kohë tregon identitet dhe përbën atraksion për cdo turist.

Në kuadër të ditës së parë u zhvilluan edhe dy panele tematike që vunë theksin tek zhvillimi afatgjatë i sektorit, ku turizmi mos të shtrihet vec brenda periudhës mars-tetor, por edhe më tej, gjatë gjithë vitit.

Paneli i parë, “Sustainable Tourism as the Foundation for the Development of Year-Round Tourism in Albania”, trajtoi rëndësinë e turizmit të qëndrueshëm si bazë për zgjatjen e sezonit turistik dhe për shpërndarjen më të balancuar të fluksit gjatë gjithë vitit. Ndërsa paneli i dytë, “Strategic Marketing of Albania as a Year-Round Destination”, u fokusua në nevojën për një strategji të unifikuar marketingu që promovon Shqipërinë si destinacion tërheqës në çdo stinë, duke forcuar brandin kombëtar dhe prezencën në tregjet ndërkombëtare.

Panairi do të jetë i hapur edhe nesër ku vizitorët kanë mundësinë të gjejnë jo vetëm partnerë biznesi, por edhe destinacione të rëndësishme, paketa për udhëtime fundjave apo pushime verore, si dhe elemente të traditës dhe kulturës shqiptare etj.

Panairi i Turizmit 2026 është më shumë sesa një momentum i ofertës turistike shqiptare. Ai është si një moment reflektimi dhe projeksioni për të ardhmen. Viti 2025 u konsiderua pozitiv për nga fluksi i vizitorëve dhe të ardhurat, por pritshmëritë ishin edhe më të larta. Sektori tashmë ndodhet në një fazë ku nuk mjafton vetëm rritja numerike, kërkohet cilësi, standard, përvojë dhe ndërtimi i një tradite të fortë në mikpritje, hoteleri dhe shërbime turistike. Jemi përballë atij momenti ku duhet të kalojmë nga entuziazmi sezonal në një strategji afatgjatë që e konsolidon Shqipërinë dhe rajonin si destinacione të qëndrueshme dhe konkurruese në hartën europiane të turizmit./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Para

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Para
Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat...

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

nga Fast News
10:15 | 12/02/2026
0

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

nga Fast News
09:40 | 12/02/2026
0

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

nga Fast News
09:19 | 12/02/2026
0

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

nga Fast News
09:02 | 12/02/2026
0

Recent News

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

10:15 | 12/02/2026
Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

09:40 | 12/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar