Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave”

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Kompensim nga DIVA, do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet

Rozana Çelmeta

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Flet Rozana Çelmeta, drejtore e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Prej 22 janarit 2026, administrata tatimore ka hapur sistemin e-Tax, i cili mundëson plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) për vitin 2025.

Rozana Çelmeta, drejtoreshë e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në një intervistë për “Monitor”, sqaron risitë e këtij viti për plotësimin e DIVA-s.

Sipas saj, përfshihen edhe individët që nuk e kanë detyrim plotësimin e deklaratës, pasi të ardhurat e tyre janë nën 1.2 milionë lekë në vit, por që kanë shpenzime arsimore të dokumentuara me fatura të fiskalizuara për fëmijë nën moshën 18 vjeç. Këta individë përfitojnë kompensim për arsimin përmes rillogaritjes së tatimit, pas zbritjes së shpenzimeve deri në vlerën maksimale 100 mijë lekë.

Përfitim nga rillogaritja e tatimit do të ketë edhe në rastet kur, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët në ngarkim në vlerën 48 mijë lekë në vit nga të ardhurat vjetore, individët rezultojnë me tatim të mbipaguar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të drejtën për rimbursim këtë vit do ta kenë edhe individë të tjerë që nuk kanë deklaruar zbritje shpenzimesh për fëmijë në ngarkim apo për arsim, por që pas rillogaritjes rezultojnë me tatim të mbipaguar, për shkak të ndryshimeve në përllogaritjen e tatimit.

Zonja Çelmeta shpjegon hap pas hapi procedurat që duhet të ndjekin individët për aplikimin për kompensim ose rimbursim, në rastet kur pas plotësimit të DIVA 2025 rezultojnë me tatim të mbipaguar.

 

Deri më tani, sa është numri i dorëzuar i Deklaratave Vjetore të të Ardhurave Personale për vitin 2025? Nga totali i tyre, sa është numri i deklaruesve që përfitojnë kompensimin për arsimin e fëmijëve?

Nga të dhënat deri më 12 shkurt 2026, janë plotësuar dhe dorëzuar nga individët rreth 19 mijë Deklarata Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP).

Aktualisht nuk mund të raportohet numri i saktë i deklaruesve që do të përfitojnë kompensimin për arsim.

Edhe nëse individi plotëson kushtin e të ardhurave vjetore nën 1.2 milionë lekë dhe është personi me të ardhurat më të larta në familje, zbritja e shpenzimeve për arsim deri në masën 100 mijë lekë nga baza tatimore është një e dhënë që vetëdeklarohet nga individi dhe më pas verifikohet nga administrata tatimore.

Verifikimi është i domosdoshëm pasi kërkohet dorëzimi i dokumentacionit justifikues, konkretisht faturat e fiskalizuara për shpenzimet arsimore të kryera gjatë vitit 2025 për fëmijët.

Pra ende nuk mund të thuhet se sa është numri i individëve që e përfitojnë, pasi është vetëdeklarim dhe më pas do të kalojnë proces verifikimi. Më pas, pasi individi të këtë kryer aplikimin, do të vijohet me procedurën e kompensimit.

 

Në total sa parashikoni të shtohen deklaruesit e rinj, për shkak të risisë së kompensimit për arsim krahasuar me deklaruesit për DIVA 2024?

Parashikojmë që në total të jenë rreth 200 mijë individë që do të deklarojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale. Shtimi i numrit të tyre nuk është i lidhur vetëm me risinë e aplikimit të kompensimit për shpenzimet e arsimit. Kjo është një ndër arsyet e shtimit të deklaruesve, por jo e vetmja.

Për herë të parë këtë vit do të aplikohet edhe parimi i të ardhurave vjetore. Përveç zbritjeve dhe përfitimeve që individët do të kenë për numrin e fëmijëve në ngarkim apo për shpenzimet arsimore të kryera, ata do të kenë mundësinë të aplikojnë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar gjatë vitit për të ardhurat nga punësimi.

Pra, për herë të parë këtë vit, kemi të bëjmë me parimin vjetor të llogaritjes së tatimit për të ardhurat. Përveç individëve që do të aplikojnë për zbritjen e shpenzimeve arsimore për fëmijët apo zbritjen nga baza tatimore për fëmijët në ngarkim, do të jenë edhe individët që kanë mbipaguar tatim, pasi ka ndryshuar parimi i rillogaritjes së tatimit për të ardhurat.

Rillogaritja e tatimit kryhet mbi bazë vjetore të të ardhurave dhe jo mbi bazë mujore, siç ka qenë deri vitin e kaluar. Rillogaritja bëhet në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale.

Gjatë vitit, të ardhurat nga punësimi deklarohen mbi bazë mujore në listëpagesë, ndërsa përllogaritja vjetore në DIVA bëhet pasi plotësohet vlera e të ardhurave totale nga punësimi.

Paraplotësohen automatikisht zbritjet e lejuara sipas kufirit të të ardhurave dhe në deklaratë llogaritet tatimi që u takon këtyre të ardhurave për t’u paguar.

Nga tatimi i rillogaritur zbritet tatimi i paguar gjatë vitit (që është shuma e tatimeve mujore) dhe, duke qenë se përllogaritja bëhet mbi bazën e të ardhurave vjetore, mund të rezultojë që në varësi të shpërndarjes së të ardhurave dhe tatimit të paguar gjatë vitit, individi mund të dalë me rezultat zero (që të jetë i njëjtë tatimi i paguar gjatë vitit me tatimin vjetor të rillogaritur), me mbipagesë (për të cilën ka të drejtë të bëjë kërkesë për rimbursim), ose detyrim për pagesë, pra që i detyrohet t’i kthejë shumën tatimeve. Kjo varet nga shpërndarja e të ardhurave të punësimit gjatë vitit dhe tatimi i paguar për këto të ardhura./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj mallrave kontrabandë dhe të falsifikuara

Para

Librat që duhet t’i lexoni patjetër gjatë jetës tuaj

Para
Librat që duhet t’i lexoni patjetër gjatë jetës tuaj

Librat që duhet t’i lexoni patjetër gjatë jetës tuaj

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

nga Fast News
13:03 | 21/02/2026
0

Zbulohet sistemi diellor që përmbys teorinë e formimit të planetëve

Zbulohet sistemi diellor që përmbys teorinë e formimit të planetëve

nga Fast News
13:00 | 21/02/2026
0

IA do të përkthejë meshën në 60 gjuhë – Iniciativa e Vatikanit do të nisë javën e ardhshme

IA do të përkthejë meshën në 60 gjuhë – Iniciativa e Vatikanit do të nisë javën e ardhshme

nga Fast News
12:48 | 21/02/2026
0

Librat që duhet t’i lexoni patjetër gjatë jetës tuaj

Librat që duhet t’i lexoni patjetër gjatë jetës tuaj

nga Fast News
12:30 | 21/02/2026
0

Recent News

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

13:03 | 21/02/2026
Zbulohet sistemi diellor që përmbys teorinë e formimit të planetëve

Zbulohet sistemi diellor që përmbys teorinë e formimit të planetëve

13:00 | 21/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora