• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

nga Fast News
1 hour më parë
në Analizë
0
Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

Anastas Angjeli

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2026 ka shënuar një pikë kthese në historinë e ekonomisë botërore, ku ekuilibrat e vjetër të stabilitetit janë zëvendësuar nga një “polikrizë” e vazhdueshme. Zhvillimet e javës së kaluar në bursa nuk janë thjesht luhatje rastësore të numrave, por reflektime të një transformimi të thellë tektonik në marrëdhëniet ndërmjet fuqive të mëdha, teknologjisë dhe burimeve natyrore. Rënia e papritur e arit dhe argjendit gjatë ditëve të fundit shënon fundin e një epoke euforie për asetet e sigurta.

Ky fenomen nuk shpjegohet vetëm me forcimin e dollarit amerikan pas emërimeve të reja në Rezervën Federale, por dëshmon rolin e ri të Kinës si “rregullator i heshtur” i çmimeve globale. Duke pezulluar blerjet strategjike, Pekini ka treguar se mund të kontrollojë temperaturën e tregjeve globale me një lëvizje të vetme, duketentuar per te zhvendosur qendrën e vendimmarrjes nga Nju Jorku drejt Shangait.

Paralelisht, tregu i kriptomonedhave, me Bitcoin-in në krye, po përballet me një krizë identiteti. Ndërkohë, në sektorin e energjisë, shohim një kontrast të fortë: ndërsa gazi natyror mbetet peng i lojërave gjeopolitike të Rusisë dhe sanksioneve të reja evropiane, nafta shfaq një stabilitet të pazakontë. Ky “paradoks i naftës” është ndoshta dëshmia më e qartë e një tregu të mbingopur, ku oferta e bollshme amerikane ka mposhtur frikën nga konfliktet, duke krijuar një mburojë artificiale kundër inflacionit të energjisë.

Rënia e Arit dhe Argjendit: Nga Rekordet në “Flash Crash”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas një viti 2025 ku ari theu çdo rekord historik (duke iu afruar 5,600 dollarëve për onz), java e parë e shkurtit 2026 solli një korrektim të dhunshëm. Ari ra me rreth $150 – $170 për onz brenda 5 ditëve tregtare, ndërsa argjendi pësoi një rënie dyshifrore brenda pak orësh. Pse ndodhi kjo?

Nominimi i Kevin Warsh si pasues i Jerome Powell në krye të Rezervës Federale (Fed) nuk ishte thjesht një ndryshim emrash në administratën e re të Presidentit Trump, por një “tërmet” i mirëfilltë monetar që riformatoi pritshmëritë e investitorëve brenda natës. Në “zhargonin financiar”, Warsh etiketohet si një “skifter” (hawk) i spikatur. Ky term përdoret për të përshkruar liderët monetarë që prioritizojnë luftën kundër inflacionit dhe stabilitetin e monedhës mbi rritjen ekonomike afatshkurtër, duke mbrojtur politika të “parave të shtrenjta” përmes normave të larta të interesit. Tregjet reaguan me shpejtësi ndaj këtij nominimi, sepse filozofia ekonomike e Warsh bazohet në një doktrinë të rreptë: reduktimin e bilancit masiv të Fed-it dhe eliminimin e likuiditetit të tepërt që ka ushqyer tregjet vitet e fundit. Kur tregu parashikon se normat e interesit do të qëndrojnë “më lart për më gjatë” (higher for longer), obligacionet e thesarit amerikan bëhen menjëherë më tërheqëse. Kjo çon në një rritje të kërkesës për Dollarë, duke e forcuar monedhën amerikane ndaj të gjitha valutave të tjera dhe, veçanërisht, ndaj metaleve të çmuara. Kjo dinamikë krijoi një efekt “darë” për arin.

Së pari, meqenëse ari kuotohet në dollarë, një dollar më i fortë e bën automatikisht arin më të shtrenjtë për blerësit që përdorin valuta të tjera (si Euro apo Juani), duke ulur kërkesën globale.

Së dyti, ari është një aset që nuk paguan interes (non-yielding asset). Në një mjedis ku Kevin Warsh mund të mbajë normat e interesit të larta, investitorët preferojnë të zhvendosin kapitalin e tyre drejt llogarive me interes ose obligacioneve shtetërore, të cilat ofrojnë fitime të sigurta e të prekshme, ndryshe nga ari që varet vetëm nga rritja e çmimit. Për më tepër,paralajmerimi i Warsh, për një bilanc më të vogël të bankës qendrore nënkupton më pak para në qarkullim, gjë që godet direkt narrativën e arit si mbrojtje ndaj zhvlerësimit të parasë. Si pasojë, besimi i investitorëve te “ari si strehë” u lëkund, duke shkaktuar atë shitje masive që pamë këtë javë, ku kapitali u zhvendos masivisht drejt aseteve monetare amerikane, duke e lënë arin në kërkim të një “dyshemeje” të re mbështetëse.

Rënia dramatike e arit këtë javë nuk ishte vetëm pasojë e lajmeve gjeopolitike, por edhe rezultat i një “reaksioni zinxhir” të shkaktuar nga likuidimet teknike në prapaskenat e bursave. Për muaj të tërë, optimizmi rreth arit kishte shtyrë fondet e mbrojtjes (Hedge Funds) dhe investitorët institucionalë të grumbullonin pozicione “Long” (blerje) në nivele rekord. Ky grumbullim krijoi një treg të “fryrë”, ku pothuajse të gjithë pjesëmarrësit ishin bastvënës për rritje, duke e lënë strukturën e tregut jashtëzakonisht të brishtë ndaj çdo lëkundjeje negative.

Kur çmimi i arit theu kufirin teknik prej 5.500 $/Onc, nisi efekti “domino”. Shumë investitorë tregtojnë duke përdorur levën financiare (leverage), që do të thotë se ata huazojnë para nga brokerat për të blerë më shumë ar. Kur vlera e arit ra nën një prag kritik, brokerat kërkuan me urgjencë që investitorët të depozitonin para shtesë për të mbuluar humbjet.

Në pamundësi për të gjetur likuiditet të shpejtë, shumë fonde u detyruan të mbyllnin pozicionin, (shisnin) me forcë pozicionet e tyre të arit, madje edhe asete të tjera si argjendi apo Bitcoin, për të shlyer detyrimet. Ky proces, i njohur si likuidim i detyruar, shndërroi një korrektim normal çmimi në një “crash” teknik, ku shitjet nuk bëheshin më mbi bazën e logjikës ekonomike, por nga nevoja mekanike për mbijetesë financiare.

Roli i Kinës në tregun e arit gjatë dy viteve të fundit ka qenë ai i një “tregetari me shumicë ne rang global” që diktonte ritmin e rritjes. Gjatë periudhës 2024-2025, Banka Popullore e Kinës (PBoC) ndërmori një fushatë agresive të akumulimit të arit, duke shtuar qindra tonë në rezervat e saj si pjesë e një strategjie më të gjerë për “de-dolarizimin” e ekonomisë.

Kjo kërkesë e palëkundur shërbeu si një dysheme e fortë për çmimin e arit sepse sa herë që tregjet perëndimore lëkundeshin, blerjet kineze e mbanin çmimin në rritje të vazhdueshme. Megjithatë, këtë javë, kjo mbështetje u zbeh kur Pekini zyrtar dha sinjale të qarta për një ngadalësim të blerjeve strategjike.

Duke u tërhequr nga tregu i arit, Kina po ruan likuiditetin për të mbrojtur Juanin nga zhvlerësimi përballë një Dollari gjithnjë e më të fortë. Kjo “heqje dorë” e blerësit më te madh në botë krijoi një vakum kërkese, duke i lënë tregtarët që ishin mësuar të kishin nje dyshek fundor pa mbrojtjen. Pa “garancinë kineze”, ari mbeti i ekspozuar totalisht ndaj forcës së dollarit dhe shitjeve masive në bursat perëndimore.

Nga ana tjeter,pa kërkesën kineze, ari nuk ka forcë të mbajë nivelet e tij te larta.Kete e deshmoi  veprimi I dy diteve te fundit  nga ana Kineze e cila me deklarimet dhe udhezimet e Bankes se saj qendrore kerkon te rikthej rritjen e cmimit te arit.Loja ndikuese eshte e dukshme.Kjo politike per shkaqe te tjera mori me vete dhe argjendin. Dominimi në Argjend kushtezohej nga Teknologjinë e Gjelbër e perdorur ne Kine.

Ndryshe nga ari, argjendi është një metal industrial. Kina kontrollon mbi 60% të prodhimit botëror të paneleve diellore dhe është lider në bateritë e makinave elektrike (EV). Pse ra argjendi? Për shkak të ngadalësimit të sektorit të pasurive të paluajtshme në Kinë dhe një teprice të prodhimit të paneleve diellore. Kina ka prodhuar aq shumë panele, saqë kërkesa për argjend të ri ka rënë përkohësisht. Kina nuk është më vetëm një konsumator, por është bërë “përcaktuesi i çmimit” (Price Maker). Për herë të parë në vitin 2026, lëvizjet e mëdha të çmimit të metaleve po ndodhin gjatë orarit të tregtimit në Azi.

Nga ana tjeter Kina po eksporton deflacion. Kina po përdor pozicionin e saj si blerësi më i madh për të mbajtur çmimet e lëndëve të para në nivele që i interesojnë industrisë së saj. Rënia e arit dhe argjendit këtë javë është dëshmi e nje tentative zhvendosje momentale të qendres se gravitetit ekonomik nga Uol Strit (Wall Street) drejt Shangait.

Strategjia “Anti-Dollar” dhe rënija e Kriptomonedhave

Rënia e Bitcoin këtë javë duket se ka një lidhje indirekte por të fortë me Kinën. Kina po nxit përdorimin e Yuan-it digjital (e-CNY) dhe sistemeve të pagesave ndërshtetërore që anashkalojnë sistemin SWIFT. Sa herë që Kina forcon rregullat për “minierat e fshehta të Bitcoin” ose për qarkullimin e kapitalit jashtë vendit përmes stablecoins (si USDT), tregu i kriptove pëson tronditje. Këtë javë, thashethemet për një kontroll më të rreptë të flukseve të kapitalit në Hong Kong (i cili shërben si “ura” mes Kinës dhe kriptove) ushtruan presion të madh shitjeje mbi Bitcoin.

Strategjia e Kinës në raport me dollarin dhe asetet digjitale nuk është thjesht një çështje teknologjike, por një lëvizje gjeopolitike e mirëllogaritur për të krijuar një arkitekturë financiare paralele që kerkon  i shpëton dominimit të SHBA-së.

Në qendër të këtij procesi qëndron ambicia e Pekinit për të zëvendësuar “hegjemoninë e dollarit” me një sistem që bazohet te sovraniteti monetar digjital dhe kontrolli i rreptë i flukseve të kapitalit. Shtylla kryesore e kësaj strategjie është Juani Digjital (e-CNY). Ndryshe nga Bitcoin, i cili është i decentralizuar dhe i vështirë për t’u kontrolluar nga shteti, e-CNY është një monedhë digjitale e emetuar nga Banka Qendrore (CBDC). duke e shndërruar atë nga një mjet eksperimental në një komponent bazë të sistemit bankar.

Ky mjet i lejon Kinës të kryejë transaksione ndërkombëtare direkt me partnerët e saj (si Rusia, Arabia Saudite apo vendet e ASEAN) pa pasur nevojë për sistemin SWIFT, i cili kontrollohet nga Perëndimi. Ky është “asi në mëngë” i strategjisë anti-dollar: krijimi i një rruge të shpejtë për tregtinë e naftës dhe mallrave për te  mos kalua fare nga duart e Uashingtonit?!.

Në këtë skemë, kriptomonedhat si Bitcoin shihen nga Kina më shumë si një rrezik sesa si një mjet. Pse? Sepse Bitcoin dhe stablecoins (si USDT që është i lidhur me dollarin) lejojnë kapitalin kinez të “rrjedhë” jashtë vendit në mënyrë të pakontrolluar. Kjo javë tregoi se Pekini nuk ka ndërmend të tolerojë konkurrencënmonetare te bitcoinit dhe ndërhyrja e rreptë për të bllokuar lançimin e stablecoins në Hong Kong dëshmoi se Kina dëshiron inovacion vetëm nën kushtet e saj.

Duke goditur “urat” që lidhin Kinën me tregun global të kriptove, ajo detyron përdoruesit dhe tregtarët të kthehen drejt sistemeve shtetërore. Rrjedhimisht, rënia e Bitcoin këtë javë është një reflektim i këtij presioni kinez. Në thelb, për Pekinin, lufta kundër dollarit nuk bëhet për të çliruar tregun, por për ta zhvendosur qendrën e kontrollit nga Federal Reserve te Banka Popullore e Kinës?!.A do ta lejoje ne SHBA kete?

Mes sanksioneve dhe shantazhit: Odissea e gazit evropian nën hijen e lëvizjeve të Moskës”

Gjatë kësaj jave të parë të shkurtit 2026, tregu i gazit natyror në Evropë i ka ngjarë një fushëbeteje të vërtetë nervash, ku çmimet kanë kërcyer në mënyrë të ethshme mes pasigurisë dhe strategjisë së ftohtë gjeopolitike. Në qendër të kësaj drame qëndron sërish Rusia, e cila po luan “levizjen e fundit” të shahut të saj energjetik me Bashkimin Evropian, përpara se rregulloret e reja të REPowerEU të hyjnë në fuqi me fuqi të plotë.

Rusia, duke ndier se leva e saj mbi tubacionet po “shkërmoqet”, ka ndryshuar taktikë, duke u fokusuar te Gazi Natyror i Lëngshëm (LNG). Kështu, sapo çmimet në bursën TTF të Holandës tentonin të stabilizoheshin, lajmet për ridrejtimin e anijeve ruse të LNG-së drejt porteve aziatike shkaktonin menjëherë “shkëndija” rritjeje. Ky është një manipulim psikologjik i tregut.

Moska po i kujton Evropës se, ndonëse ajo mund të jetojë pa gazin e tubacioneve, çdo mungesë e vogël në tregun global të LNG-së do t’i kushtojë shtrenjtë konsumatorit evropian. Roli i Rusisë këtë javë ka qenë ai i një “shkatërruesi i qetësisë”..

Megjithatë, kjo lojë nuk ka më forcën goditëse të vitit 2022. Evropa sot është më e përgatitur, me depozita të mbushura dhe terminale të reja rigazifikimi. Rrjedhimisht, luhatjet e kësaj jave treguan se Rusia nuk mund të diktojë më trendin afatgjatë, por mund të shkaktojë “dhimbje koke” afatshkurtra, duke i detyruar blerësit evropianë të paguajnë një premium rreziku vetëm për të siguruar qetësinë e funddimrit. Në fund të javës, çmimi i gazit pësoi një rënie të lehtë, jo sepse Rusia u tërhoq, por sepse tregu kuptoi që mbingopja globale dhe dimri relativisht i butë po e bëjnë shantazhin energjetik rus gjithnjë e më pak efektiv.

Rusia po humb përfundimisht statusin e saj si “çelësi” i energjisë evropiane, duke u kthyer në një lojtar që vetëm mund të turbullojë ujërat, por jo të ndryshojë drejtimin e rrymës.

“Gazi vallzon” por nafta mbetet konstante

Edhe pse ka trazira në Lindjen e Mesme apo sanksione ndaj Rusisë, nafta nuk rritet sepse Kina po blen më pak se ç’pritej. Tregu mendon: “Nëse Kina nuk po konsumon, pse duhet të rritet çmimi?” Ky faktor e mban çmimin e naftës të “ngrirë” pavarësisht gjeopolitikës. Kina është importuesi më i madh i naftës në botë. Ekonomia e saj po kalon një fazë deflacioni (rënie çmimesh dhe konsumi).

Për të kuptuar se pse nafta mbetet “ishulli i qetësisë” në mes të një stuhie që ka përfshirë arin, Bitcoin-in dhe gazin, duhet të analizojmë një ekuilibër të ri fuqie midis dy prodhuesve dhe konsumatorëve më të mëdhenj në botë: SHBA-së dhe Kinës. Ndërkohë që logjika tradicionale dikton se trazirat gjeopolitike duhet ta shtynin çmimin e naftës Brent drejt 100 dollarëve, këtë javë kemi parë një stabilitet kokëfortë rreth nivelit 55-60 dollarë. Ky fenomen nuk është rastësi, por rezultat i një “përmbytjeje” të ofertës amerikane dhe një “ftohjeje” të motorit kinez.

Në njërën anë të ekuacionit qëndron Shtetet e Bashkuara, të cilat në vitin 2026 kanë thyer çdo rekord historik të prodhimit. Falë teknologjisë së avancuar të nxjerrjes së naftës dhe një politike agresive të administratës së re për “dominimin energjetik”, SHBA-ja po pompon mbi 14 milionë fuçi në ditë. Kjo rritje masive ka krijuar një “mburojë likuiditeti” në treg.

Sa herë që shfaqet një tension në Lindjen e Mesme apo një lëvizje nga Rusia, nafta amerikane vërshon në tregjet globale, duke neutralizuar çdo përpjekje të OPEC+ për të rritur çmimet përmes shkurtimeve të prodhimit. Për investitorët, prania e SHBA-së si prodhuesi numër një ka eliminuar atë që quhet “prim i rrezikut” (risk premium); tregu nuk ka më frikë nga mungesa fizike e naftës.

Në anën tjetër të ekuacionit, Kina po ushtron një presion të heshtur por të fuqishëm rënës. Si importuesi më i madh i naftës në botë, kërkesa kineze është busulla e çmimeve. Megjithatë, këtë javë u konfirmua se ekonomia kineze po kalon një fazë transformimi të dhimbshëm.

Kalimi masiv drejt makinave elektrike (EV) dhe ngadalësimi i sektorit të ndërtimit kanë bërë që etja e Kinës për naftë të arrijë kulmin (peak oil) më herët se ç’pritej. Kur Kina blen më pak, tregu global ndihet “i ngopur”. Edhe nëse ka trazira, fakti që blerësi më i madh në botë nuk po nxiton të mbushë rezervat, i mban çmimet të lidhura pas tokës.

Ky stabilitet është në fakt një “luftë e ftohtë energjetike” mes Uashingtonit dhe Pekinit. SHBA-ja po përdor naftën e lirë si një mjet për të mbajtur inflacionin e brendshëm të ulët dhe për të dobësuar të ardhurat e Rusisë dhe Iranit. Nga ana tjetër, Kina po shfrytëzon këtë stabilitet për të rritur rezervat e saj strategjike me kosto të ulët, pa e tronditur tregun.

Për më tepër, stabiliteti i naftës këtë javë shpjegohet edhe me rënien e Bitcoin dhe arit, investitorët që po ikin nga asetet spekulative nuk po gjejnë strehë te nafta, sepse ajo shihet tashmë si një “commodity” industriale e bollshme dhe jo më si një pasuri e rrallë.

Në përfundim, nafta nuk po lëviz sepse kemi një përplasje forcash të barabarta: oferta rekord e SHBA-së po mbyt çdo tentativë rritjeje, ndërsa kërkesa e dobësuar strukturore e Kinës po parandalon çdo panik.

Sic shihet, rregullat e vjetra të ekonomisë po rishkruhen nën presionin e gjeopolitikës dhe teknologjisë. Përmes vëzhgimit të rënies së arit, luhatjeve të gazit dhe stabilitetit të naftës, kuptojmë se jemi dëshmitarë të fundit të epokës ku tregjet lëviznin vetëm nga parimi i ofertës dhe kërkesës. Sot, çdo lëvizje në tabelat e bursave është edhe një pasqyrim i betejës për supremaci mes fuqive të mëdha.
                           *    

Pra, kjo javë dëshmoi se suksesi në tregjet e ardhshme nuk do të varet nga fatit, por nga aftësia për të lexuar drejt lëvizjet strategjike të shteteve. Për një ekonomist apo studiues të mjedisit universitar, mesazhi është i qartë: inovacioni dhe sipërmarrja duhet të zhvillohen duke kuptuar këtë arkitekturë të re globale, ku siguria energjetike, sovraniteti monetar dhe teknologjia janë të pandashme. Ky është rregulli i ri i lojës, ku stabiliteti nuk është më mungesë e konfliktit, por një ekuilibër i brishtë forcash.

Etiketa: aktualitet
Pas

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Para

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Para
Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

nga Fast News
13:00 | 14/02/2026
0

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

nga Fast News
12:34 | 14/02/2026
0

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

nga Fast News
12:24 | 14/02/2026
0

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

nga Fast News
12:04 | 14/02/2026
0

Recent News

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

13:00 | 14/02/2026
Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

12:34 | 14/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar