Një fjalim që ka zgjatur 1 orë e 10 minuta nga të cilat një orë iu kushtuan tematikave ndërkombëtare, Presidenti amerikan Trump iu drejtua një audience që përveç atyre në sallë plotësohej nga qindra të tjerë që po e ndiqnin në hollin e Davosit nga televizorët dhe telefonat celularë. Fjalimi u transmetua live dhe u ndoq me interes kudo në botë.
Tema kryesore ishte Groenlanda. Trump e quajti Groenlandën, “një copë akulli”. “E tëra çfarë kërkojmë është të marrim Groenlandën, sepse na nevojitet pronësia për ta mbrojtur atë. Nuk mund ta mbrohet diçka me kontratë qiraje”, tha Trump. Ai shtoi tha se asnjë komb tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta sigurojë Grenlandën. Sipas tij kontrolli amerikan i Grenlandës ‘nuk do të përbënte kërcënim për NATO-n’. “Kjo do ta rriste shumë sigurinë e të gjithë aleancës, aleancës së NATO-s, tha Trump, duke shtuar megjithatë se nuk kishte ndërmend të përdorte forcën. “Kjo është ndoshta deklarata më e rëndësishme që kam bërë, sepse njerëzit menduan se do të përdorja forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë.”
Duke folur për Ukrainën, Trump tha se “jemi mjaft afër” arritjes së një marrëveshjeje midis Presidentit rus, Putin dhe Zelenskit. Unë besoj se ata janë në një pikë tani ku mund të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje. Dhe nëse nuk e bëjnë këtë, janë budallenj. Kjo vlen për të dy. Dhe e di që nuk janë budallenj, por nëse nuk e arrijnë këtë, janë budallenj.”
Nuk munguar as komentet për presidentin francez Makron. “E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi?” tha Trump.
Duke iu referuar çështjeve të brendshme të SHBA Trump foli për zëvendësimin e Kryetarit të Rezervës Federale , Jerome Poëell, mandati i të cilit përfundon në maj “Të gjithë ata që intervistova janë të shkëlqyer dhe mund të bëjnë një punë fantastike. Problemi është se ata pasi e marrin punën, ndryshojnë”, tha Trump.
Pas fjalimit të Trump nuk munguan reagimet e menjëhershme. Parlamenti Evropian vendosi të pezullojë punën e tij mbi marrëveshjen tregtare të Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara në shenjë proteste ndaj kërcënimeve të Trump mbi Groenlandën.
Ndërkohë zëvendëskryeministrja suedeze ka deklaruar se fjalimi i Trumpit “nuk ishte i habitshëm në shumë mënyra. Kjo edhe një herë vërteton se BE-ja duhet të ashpërsohet, ne duhet të ruajmë qëndrimin”, ka shtuar ajo.







