• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
32 seconds më parë
në Ekonomi
0
SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën se do të pezullojë përpunimin e vizave të emigrimit për shtetasit e 75 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, qytetarët e të cilave vlerësohet se kanë gjasa të përfitojnë ndihmë publike gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Shtetit, i drejtuar nga Sekretari Marco Rubio, bëri të ditur se u ka kërkuar zyrtarëve konsullorë të ndalojnë shqyrtimin e aplikimeve për viza emigrimi nga vendet e prekura, në përputhje me një urdhër më të gjerë të nxjerrë në muajin nëntor, i cili ashpërson rregullat për emigrantët potencialë që mund të shndërrohen në “barrë për fondet publike” në SHBA.

Pezullimi, i cili do të hyjë në fuqi më 21 janar, nuk do të zbatohet për aplikantët që kërkojnë viza jo-emigrimi, përfshirë vizat e përkohshme turistike ose të biznesit.

“Administrata Trump po i jep fund abuzimit me sistemin e emigracionit të Amerikës nga ata që synojnë të përfitojnë nga pasuria e popullit amerikan”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. “Përpunimi i vizave të emigrimit nga këto 75 vende do të pezullohet, ndërsa Departamenti i Shtetit rishikon procedurat e emigracionit për të parandaluar hyrjen e shtetasve të huaj që do të përfitonin nga ndihmat sociale dhe përfitimet publike.”

Sipas raportimit të Fox News, lista e plotë e vendeve që preken nga pezullimi përfshin 75 shtete, mes tyre edhe disa nga Ballkani Perëndimor, me përjashtim të Serbisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Lista e plotë e vendeve:

Afganistan, Shqipëria, Algjeria, Antigua dhe Barbuda, Armenia, Azerbajxhani, Bahamas, Bangladeshi, Barbados, Bjellorusia, Belize, Butani, Bosnje-Hercegovina, Brazili, Burma (Myanmar), Kamboxhia, Kameruni, Kepi i Gjelbër, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Irani, Iraku, Xhamaika, Jordania, Kazakistani, Kosova, Kuvajti, Kirgistani, Laosi, Libani, Liberia, Libia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mongolia, Mali i Zi, Maroku, Nepali, Nikaragua, Nigeria, Pakistani, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinet, Senegali, Sierra Leone, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria, Tanzania, Tajlanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaji, Uzbekistani dhe Jemeni./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

nga Fast News
17:52 | 14/01/2026
0

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

nga Fast News
17:46 | 14/01/2026
0

Recent News

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

20:37 | 14/01/2026
KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

18:00 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar