• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

nga Fast News
58 minutes më parë
në Analizë
0
Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

AKADEMIK. PROF. DR. ANASTAS ANGJELI

E ardhmja ekonomike e Shqipërisë dhe e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor do të vendoset nga mënyra se si të rinjtë e sotëm do të kenë mundësi reale të krijojnë, të punësohen dhe të qëndrojnë këtu, në vendet tona, duke përfituar nga rruga drejt Bashkimit Europian e jo vetëm duke ëndërruar të ardhmen diku tjetër. Kjo kërkon një vizion për integrimin e të rinjve tanë në ekonominë moderne.

1-SITUATA E TË RINJVE SOT: PËRBALLJA ME PAPUNËSINË DHE SFIDËN E INTEGRIMIT

Ekonomia shqiptare në vitin 2024-2025 ruajti një dinamizëm të mirë zhvillimi, me rritje GDP në rreth 4%, e nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe turizmi, i cili mbetet një sektor kyç. Inflacioni ra nën synimin e Bankës Qendrore, ndërsa konsolidimi fiskal u përshpejtua, gjë që tregon një qasje më të përgjegjshme ndaj financave publike.

Megjithatë, të ardhurat qeveritare si përqindje e GDP-së mbeten ende relativisht të ulëta dhe përmbushja e investimeve publike ndonjëherë nuk arrihet në shkallën e planifikuar. Pavarësisht progresit të bërë, vendi ynë po përballet me një krizë të thellë demografike dhe sociale, e cila tashmë ka prekur gjerë edhe të rinjtë. Kjo është reflektuar qartë në rënien e numrit të nxënësve që përfundojnë arsimin e mesëm dhe në emigracionin masiv të të rinjve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pra, paralelisht me rritjen makroekonomike, edhe situata e të rinjve është në dinamikë të vazhdueshme. Papunësia e të rinjve në Shqipëri ka arritur në 19% në 2024, niveli më i ulët në gati një dekadë, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 11,2%. Brenda kësaj përqindjeje, norma e të rinjve NEET (jo në arsim, punësim ose trajnim) është rreth 22,2% të popullsisë së moshës 15-29 vjeç. Megjithatë, ka sinjale pozitive: norma e punësimit të të rinjve u rrit në 44,4% në 2024, nga 41,9% në 2023, ndërsa pjesëmarrja e të rinjve në fuqinë punëtore u rrit nga 45,7% në 2016 në 54,8% në 2024.

Sfida kryesore, megjithatë, është emigracioni i të rinjve. Sondazhet e fundit tregojnë se 36,5% e të rinjve shqiptarë shprehin dëshirën të emigrojnë për punë dhe jetë më të mirë jashtë vendit, dhe për ata me arsim të lartë, kjo përqindje është edhe më e lartë. Ky “brain drain” e privon vendin nga kapitali njerëzor më i vlefshëm – të rinjtë e arsimuar që mund të jenë motor i zhvillimit dhe inovacionit. Sipas INSTAT dhe Eurostat, grup-mosha 0-29 vjeç është tkurrur me 44% që nga viti 2011, me mbi 600.000 të rinj që kanë emigruar. Ky trend nuk është një dukuri e izoluar, por pasojë e një sërë faktorësh të ndërlidhur ekonomikë, socialë, demografikë dhe politikë, që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin afatgjatë të vendit.

Përballur me këto sfida, Shqipëria ka nisur disa iniciativa të rëndësishme. Programi i Garancisë për të Rinjtë, i nisur në 2023, ofron një mundësi pune, trajnimi ose edukimi brenda katër muajsh për të rinjtë që regjistrohen si të papunë. Ky program ka filluar me projekte pilot në tri qytete (Tiranë, Shkodër, Vlorë), po zgjerohet dhe po rafinohet për të siguruar përfshirjen më të madhe të të rinjve.

Sipas raportit të Partner Albania “Monitoring Report 2024”, gjatë fazës pilot (nëntor 2023 – dhjetor 2024): 560 të rinj NEET u regjistruan në program; 414 të rinj (74%) u integruan me sukses; 242 të rinj u punësuan përmes shërbimeve të ndërmjetësimit të punës; 145 të rinj përfituan nga ofertat e trajnimit; 27 të rinj u përfshinë në mundësi arsimore. Rezultatet janë premtuese dhe duhet të shkallëzohen për të bërë ndryshim thelbësor në papunësinë e të rinjve.

Largimi masiv i të rinjve (19-40 vjeç) konsiderohet si një humbje strukturore dhe përbën një nga sfidat më serioze për të ardhmen e Shqipërisë. Arsyet kryesore përfshijnë: mungesën e vendeve të punës të denja dhe të mirëpaguara; mungesën e meritokracisë dhe besimit në institucione; cilësinë e ulët të shërbimeve publike; pasigurinë për të ardhmen personale dhe profesionale. Ky emigracion nuk është thjesht ekonomik, por edhe emigracion shprese, ku të rinjtë largohen për të ndërtuar një jetë me dinjitet dhe siguri.

Një problem shqetësues është dhe numri i nxënësve në shkolla. Sot, krahasuar me 20 vjet më parë, numri i nxënësve që mbarojnë shkollën e mesme është 50% më i ulët, dmth., është përgjysmuar. Ky fenomen është i lidhur me disa faktorë si:

-Faktorët demografikë:

Rënia e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë janë elementët bazë që ndikojnë në tkurrjen e numrit të nxënësve. Emigracioni familjar ka thelluar më tej këtë fenomen, duke zbrazur veçanërisht zonat rurale dhe qytetet e vogla.

-Faktorët ekonomikë:

Varfëria, papunësia dhe të ardhurat e ulëta e bëjnë arsimin më pak të aksesueshëm dhe më pak tërheqës. Për shumë familje, investimi afatgjatë në arsim nuk shihet si rrugë e sigurt drejt përmirësimit të jetesës.

-Faktorët socialë:

Braktisja shkollore, mungesa e motivimit dhe perceptimi i dobët për rolin e arsimit në suksesin profesional janë bërë fenomene të përhapura. Shkolla shpesh nuk arrin të krijojë lidhje funksionale me realitetin social dhe ekonomik të të rinjve.

-Faktorët politikë dhe institucionalë:

Politikat arsimore të paqëndrueshme, investimet e pamjaftueshme dhe mungesa e vizionit afatgjatë kanë ndikuar negativisht në cilësinë dhe besueshmërinë e sistemit arsimor.

Prandaj mbetet sfidë zbatimi i politikave për frenimin e këtij fenomeni: Politika këto të koordinuara dhe afatgjata: investime serioze në arsim cilësor dhe profesional; rritje të pagave dhe formalizim të tregut të punës; mbështetje për sipërmarrjen rinore dhe inovacionin; luftë reale kundër korrupsionit dhe klientelizmit; politika strehimi dhe mbështetje sociale për të rinjtë, etj.. Një rëndësi të veçantë merr dhe integrimi europian si një mundësi strategjike. Dhe për këtë na shërben edhe përvoja e vendeve që hynë në BE në vitin 2004 dhe 2007.

Vendet si Polonia, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, si dhe vendet baltike – Estonia, Letonia, Lituania të quajtura: “Tigrat Baltik”, janë sot prova më e fortë se çfarë sjell anëtarësimi në BE kur ai shoqërohet me reforma të thella ekonomike dhe institucionale. Ato kanë pasur politika të veçanta për rininë, që kanë qenë thelbësore për suksesin e tyre ekonomik. Ato siguruan rritje, konvergjencë dhe mundësi për të rinjtë. Pavarësisht nga diferenca në rezultate midis këtyre vendeve, këto rezultate nuk erdhën automatikisht. Ato erdhën sepse këto vende bënë reforma të thella në ekonomi, në drejtësi, në administratë, modernizuan sistemet e arsimit dhe formimit profesional; krijuan një klimë tërheqëse për investime dhe sipërmarrje, shfrytëzuan në mënyrë aktive fondet e BE-së për infrastrukturë, inovacion dhe kapital njerëzor.

Këtu qëndron diferenca: nuk u bënë thjesht anëtare të BE-së, por përgatitën vendet e tyre përpara se të hyni. Ky është një mësim i drejtpërdrejtë për Shqipërinë dhe rajonin tonë. Nëse ne dëshirojmë të arrijmë rezultate të ngjashme, nuk mjafton të hapim kapitujt e negociatave. Duhet ta kuptojmë se secili kapitull i hapur përfaqëson një obligim konkret – të përmbushim standardet europiane në atë fushë, të trajtojmë njerëzit, të ndërtojmë institucione të aftë. Aty qëndron puna e vërtetë.

Edhe Rumania, edhe Bullgaria, të cilat u anëtarësuan në BE në vitin 2007, kanë përjetuar efekte pozitive të qarta në rritjen ekonomike, por efektet pozitive u bënë të dukshme vetëm rreth shtatë vitesh pas anëtarësimit, si rrjedhojë e vonesës në zbatimin e reformave. Gjithashtu, në këto dy vende, politikat për të rinjtë kanë qenë më të dobëta në krahasim me vendet e anëtarësuara më herët. Ajo që duhet ta kuptojmë këtu është se anëtarësimi në BE është një mundësi shumë e madhe, por jo një zgjidhje, një shkop magjik. Ajo funksionon.

Etiketa: aktualitetanastas angjeli
Pas

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Para

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Para
Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

nga Fast News
13:11 | 15/01/2026
0

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

nga Fast News
12:44 | 15/01/2026
0

Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

nga Fast News
12:15 | 15/01/2026
0

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

nga Fast News
08:30 | 15/01/2026
0

Recent News

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

13:11 | 15/01/2026
Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

12:44 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar