• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekonomia me rritje, por pa besim. Viti 2025 u mbyll me biznese pesimistë

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Ekonomia me rritje, por pa besim. Viti 2025 u mbyll me biznese pesimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2025 u mbyll me biznese pesimiste. Kjo pavarësisht rritjes ekonomike në nivelet mbi 3.5%. Treguesi i ndjesisë ekonomike, që publikohet në mënyrë periodike nga Banka e Shqipërisë, ra me 0.4 pikë në muajin dhjetor. Kjo rënia u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë dhe ai i besimit të konsumatorit mbetën pothuajse të pandryshuar. Rritje regjistroi treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) regjistroi një rënie të lehtë me 0.2 pikë përqindje në muajin dhjetor, i ndikuar nga pritjet në rënie për porositë nga eksportet. Niveli i TBI-së aktualisht qëndron rreth 2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje, ndërkohë që çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen priten të mbeten pothuajse të njëjta.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 4.5 pikë përqindje. Aktualisht, ky tregues qëndron 16.6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Në rritjen mujore ndikuan të dy komponentët, si vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe ai i porosive aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rritje.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 2.8 pikë përqindje në muajin dhjetor. Pavarësisht rënies, niveli i TBSH-së qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rënia e besimit u ndikua nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për poshtë, ndërkohë që janë rishikuar për lart çmimet në të ardhmen.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në tregti (TBT) regjistroi një vlerë thuajse të njëjtë me atë të muajit të kaluar. Niveli i TBT-së qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua nga vlerësimet në rënie të ecurisë aktuale të biznesit dhe në rritje të pritjeve për punësimin. Pritjet për ecurinë e biznesit dhe për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar, duke qëndruar rreth 1.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ndikimet në drejtime të kundërta të balancave përbërëse të TBK-së u kompensuan, duke mos e ndryshuar nivelin e treguesit të agreguar. Vlerësimi për situatën ekonomike në të ardhmen dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha u rritën këtë muaj, ndërkohë, në kahun tjetër, pritjet për situatën financiare dhe blerjet e mëdha ishin më pak optimiste. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.

Të dhënat me frekuencë tremujore1 tregojnë se gjendja financiare dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve e bizneseve u përmirësuan në tremujorin e katërt. Në veçanti, në sektorët e industrisë dhe ndërtimit, balanca e gjendjes financiare regjistroi rritje, ndërkohë që në dy sektorët e tjerë, ky tregues u pakësua. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe u rrit në sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

OSHEE publikon listën, ja bizneset që dalin në treg të lirë për energjinë nga 1 janari

Para

Kufizohen pagesat cash për transaksione mbi 100 mijë lekë – Rregullat e reja për bizneset dhe individët, kush preket

Para
Kufizohen pagesat cash për transaksione mbi 100 mijë lekë – Rregullat e reja për bizneset dhe individët, kush preket

Kufizohen pagesat cash për transaksione mbi 100 mijë lekë - Rregullat e reja për bizneset dhe individët, kush preket

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

nga Fast News
17:00 | 27/01/2026
0

Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

nga Fast News
16:26 | 27/01/2026
0

BERZH jep alarmin për emigracionin: Një e katërta e shqiptarëve të arsimuar janë larguar

BERZH jep alarmin për emigracionin: Një e katërta e shqiptarëve të arsimuar janë larguar

nga Fast News
15:38 | 27/01/2026
0

Shkrimtari Lulzim Tafa për El Nacional të Venezuelës: Një ditë në diktaturë është sa një ditë në Ferr

Shkrimtari Lulzim Tafa për El Nacional të Venezuelës: Një ditë në diktaturë është sa një ditë në Ferr

nga Fast News
10:20 | 27/01/2026
0

Recent News

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? – Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim

17:00 | 27/01/2026
Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

Gratë dhe të rinjtë në politikë, ja nismat që po merren nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” për të lehtësuar aksesin

16:26 | 27/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar