Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por dështim i politikave publike

nga Fast News
2 months më parë
në Analizë
0
Përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por dështim i politikave publike

Agron Haxhimali

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë

Sa herë që qytetet mbulohen nga uji, debati publik dhe institucional ndalet te pasojat: sa rrugë u përmbytën, sa banesa u prekën, sa makina u dëmtuan, sa familje do të kompensohen. Kamerat ndjekin ujin, ndërsa deklaratat politike ndjekin njëra-tjetrën me frazën e njohur: “Situata është nën kontroll.”

Por pikërisht këtu qëndron problemi thelbësor: ne flasim për përmbytjet vetëm pasi ato ndodhin, dhe pothuajse kurrë për arsyet pse ndodhin.

Në Shqipëri, përmbytjet trajtohen ende si “ngjarje natyrore”, të paparashikueshme, të shkaktuara nga reshje intensive apo “mot ekstrem”. Kjo është një gjysmë e vërtetë që shërben më shumë si justifikim sesa si shpjegim. Reshjet jenë natyrore-pasojat janë njerëzore. Ato janë rezultat i zgjedhjeve politike, planifikimit dhe zhvillimit  urban, prioriteteve buxhetore dhe kapacitetit real të institucioneve për të menaxhuar rrezikun etj.

Diskursi zyrtar shmang me kujdes pyetjet e pakëndshme:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

kush lejoI ndërtimin në zona të ulëta dhe në shtratin natyror të ujërave?

pse rrjetet e kanalizimeve urbane janë të tejmbushura, të pa mirëmbajtura ose të projektuara për një realitet urban dhe klimatik që nuk ekziston më? pse hidrovoret, kanalet kulluese dhe kolektorët trajtohen si shpenzim dytësor, jo si infrastrukturë kritike?pse lejohet që mbetje shtëpiake si plastikë, tekstile apo lloje tjera mbulojnë sipërfaqe toksore dhe ate ujore?

Fokusi te pasojat prodhon një cikël të rrezikshëm: emergjencë-deklarata- kompensim-harresë. Në këtë cikël mungon hallka më e rëndësishme: parandalimi. Nuk flitet për mirëmbajtjen sistematike, për auditimin e rrjeteve, për hartat reale të riskut, për ndalimin e ndërtimeve problematike, apo për përgjegjësitë institucionale kur standardet shkelen.

Në vend që të pyesim “sa ështê apo ishte  dëmi?”, duhet të pyesim “pse u prodhua i njëjti dëm, në të njëjtat zona, për të disatën herë?”. Në vend që të kërkojmë lista për kompensime-

me të drejtë por duhet të bëhen në kohě dhe me transparencë, duhet të kërkojmë llogari për vendimmarrjen që e ktheu shiun në krizë.

Në vendet me qeverisje funksionale, përmbytjet nuk trajtohen si spektakël mediatik, por si çështje menaxhimi rreziku. Diskursi publik fokusohet te shkaqet strukturore: planifikimi territorial, infrastruktura nën tokë, mirëmbajtja, standardet e ndërtimit dhe protokollet e reagimit. Çdo episod pasohet nga analiza teknike dhe institucionale,nga marrje e përgjegjësive dhe jo shmangie nga llogaridhenja dhe akoma më keq nga harresa.

Në Shqipëri, përkundrazi, sa më shumë flasim për pasojat, aq më pak flasim për përgjegjësitë. Dhe kjo nuk është rastësi. Diskursi mbi pasojat është politikisht i sigurt; diskursi mbi shkaqet është politikisht i rrezikshëm.

Derisa të ndryshojë ky fokus, përmbytjet do të vazhdojnë të përsëriten, qytetet do të mbeten të pambrojtura dhe shteti do të vazhdojë të funksionojë më shumë në deklarata sesa në zgjidhje të qëndrueshme dhe kontrroll territori.

Problemi real nuk është shiu por është mënyra se si qeverisim territorin, infrastrukturën dhe parandalojme rrezikun.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nike në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Maduro-s, rekord kërkimesh dhe shitjesh

Para

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Para
Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

nga Fast News
11:15 | 28/02/2026
0

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

nga Fast News
10:29 | 28/02/2026
0

Recent News

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

11:15 | 28/02/2026
Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

10:45 | 28/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora