• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Plazhet me qira privatit, Qeveria miraton rregulloren me kushtet dhe kriteret

nga Fast News
1 hour më parë
në Biznes
0
Plazhet me qira privatit, Qeveria miraton rregulloren me kushtet dhe kriteret
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar rregulloren për kushtet e dhënies me qira të plazheve tek bizneset. Vendimi që kaloi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, përcakton se Këshilli bashkiak, përpara fillimit të çdo sezoni turistik, mund të  miratojë me vendim çmimet maksimale për secilën zonë bregdetare në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, të cilat shërbejnë si kufi maksimal për negociimin dhe zbatimin e çmimeve nga subjektet private.

Në  mungesë  të  këtij vendimi, çmimi maksimal përcaktohet ndërmjet bashkisë  dhe subjektit privat, në  përputhje me parimet e konkurrencës, proporcionalitetit dhe interesit publik.

 

V E N D I M 

       PËR 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.649, DATË 16.10.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,    “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHIT””, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 64, të  ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në vendimin nr.649, datë 16.10.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit””, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
  2. Në pikën 3, emërtesa “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit” zëvendësohet me fjalët “ministria përgjegjëse për turizmin”;
  3. Në tekstin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, bashkëlidhur vendimit, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
  4. a) Emërtesa “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit” zëvendësohet me fjalët “ministria përgjegjëse për turizmin”;
  5. b) Fjalët “detit/liqenit” zëvendësohen me “detit/liqenit/lumit”;
  6. c) Pas shkronjës “d”, të pikës 2, të nenit 2, shtohet shkronja “d/1”, me këtë përmbajtje:

“d/1) Plazh publik i tarifuar nga NJVV-ja”, zona e plazheve të lejuara në dispozicion të pushuesve, të administruara dhe të tarifuara nga NJVV-ja ose ente të krijuara prej tyre, që ofrojnë kërkesa minimale për sigurinë dhe higjienën. Në këtë tipologji plazhi ndalohet kontraktimi apo delegimi i stacionit të plazhit nga NJVV-ja te subjektet private.”.

ç) Në nenin 4 bëhen shtesat dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

  1. Pas shkronjës “ç”, të pikës 1, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:

“d) hapësirat e plazhit publik të tarifuar nga NJVV-ja;”.

  1. Në fund të pikës 2 shtohen fjalët “… , si dhe me agjencitë rajonale të bregdetit.”;

iii. Në pikën 3, pas fjalëve “… privat/publik …” shtohen fjalët                              “… /publik i tarifuar nga NJVV-ja …”.

  1. d) Në nenin 5 bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë:
  2. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik (në vijim, KMST) kryesohet nga ministri përgjegjës për turizmin dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të nivelit të lartë nga:

  1. a) ministria përgjegjëse për shëndetësinë;
  2. b) ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë;
  3. c) ministria përgjegjëse për mbrojtjen;

ç) ministria përgjegjëse për punët e brendshme;

  1. d) ministria përgjegjëse për ekonominë;
  2. dh) ministria përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural;
  3. e) ministri përgjegjës për pushtetin vendor

dhe asistohet nga Task-Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik, e ngritur me urdhër të Kryeministrit.”.

  1. Në shkronjën “a”, të pikës 4, fjalët “… si dhe plazheve publike …” zëvendësohen me “… plazheve publike, si dhe plazheve publike të tarifuara nga NJVV-ja …”.
  2. dh) Në nenin 6 bëhen shtesat e mëposhtme:
  3. Në fund të shkronjës “a”, të pikës 1, shtohen fjalët “…, si dhe të plazheve publike të tarifuara nga NJVV-ja;…”;
  4. Në fund të shkronjës “dh”, të pikës 1, shtohen fjalët “… dhe të agjencive rajonale të bregdetit.”;

iii. Në fjalinë e parë, të pikës 2, pas togfjalëshit “… plazhe publike …” shtohen fjalët “… , si dhe plazhe publike të tarifuara nga                         NJVV-ja …”.

  1. e) Pas nenit 6 shtohet neni 6/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 6/1

  1. Këshilli bashkiak, përpara fillimit të çdo sezoni turistik, mund të  miratojë me vendim çmimet maksimale për secilën zonë bregdetare në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, të cilat shërbejnë si kufi maksimal për negociimin dhe zbatimin e çmimeve nga subjektet private.

Në  mungesë  të  këtij vendimi, çmimi maksimal përcaktohet ndërmjet bashkisë  dhe subjektit privat, në  përputhje me parimet e konkurrencës, proporcionalitetit dhe interesit publik.

  1. Çmimet maksimale përcaktohen në mënyrë të diferencuar sipas zonave, duke marrë në konsideratë nivelin e zhvillimit turistik, aksesueshmërinë, intensitetin e kërkesës, standardin e shërbimit dhe interesin publik.
  2. Çmimet maksimale të dakordësuara bëhen pjesë përbërëse dhe detyruese e kontratës së nënshkruar ndërmjet njësisë së vetëqeverisjes vendore, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe subjektit privat e nuk mund të tejkalohen gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së kontratës.
  3. Tejkalimi i çmimeve maksimale përbën shkelje kontraktore dhe shkak për vendosjen e masave administrative dhe/ose zgjidhjen e kontratës.”.

ë)  Në nenin 7 bëhen shtesat dhe ndryshimi, si më poshtë:

  1. Në fund të pikës 2 shtohen fjalët dhe fjalia “… dhe ka përparësi mbi kontratat e plazhit të lidhura në atë zonë. Në çdo rast, gëzimi i përdorimit të bregut të detit si stacion plazhi nga investitori strategjik fillon pas vënies në funksion të strukturës akomoduese turistike.”;
  2. Në pikën 4, pas shkurtesës “… GTSHA-ja …” shtohen fjalët “… që kryesohet nga titullari i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit …”;

iii. Në pikën 9, togfjalëshi “… brenda datës 31 mars, …” hiqet;

  1. f) Kudo në nenin 9, pas togfjalëshit “… plazhe publike …” shtohen fjalët “… si dhe plazhe publike të tarifuara nga NJVV-ja …”, sipas kuptimit të fjalisë;
  2. g) Në pikën 4, të nenit 11, pas togfjalëshit “… plazhit publik …” shtohen fjalët “… , si dhe plazheve publike të tarifuara nga NJVV-ja …”;
  3. gj) Neni 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 12

Respektimi i kushtit për nivelin e lejuar të zhurmave

  1. Çdo stacion plazhi është i detyruar të respektojë nivelin kufi të zhurmave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për zhurmat, si dhe/ose në planet vendore të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore.
  2. Njësia e vetëqeverisjes vendore, para fillimit të sezonit turistik veror, publikon planin e detajuar vendor mbi nivelin e zhurmave për secilin plazh, i detyruar për zbatim për secilin subjekt në zonën bregujore.
  3. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, si dhe agjencitë rajonale të bregdetit raportojnë çdo ankesë/raportim të paraqitur pranë saj në Policinë e Shtetit, në Policinë Bashkiake, në NJVV-në, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, si dhe në çdo institucion tjetër kompetent për monitorimin e nivelit të zhurmave.”.
  4. h) Në nenin 14 bëhen ndryshimet dhe shtesa, si më poshtë:
  5. Pikat 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“3. Përjashtimisht, për Bashkinë Fier, Bashkinë Divjakë, Bashkinë Pogradec, për plazhin Zvërnec, Plazhi i Vjetër, Bashkia Vlorë, plazhet Spille, Vilë-Bashtovë, Bashkia Rrogozhinë, plazhet Shetaj, plazhi i Gjirit të Lalzit, plazhi Hamallaj, plazhi i Katundit të Ri, plazhi Porto-Romano 1, plazhi Currila 1, plazhi Currila 2, plazhi Currila 3, plazhi Currila 4, plazhi Currila 5, Bashkia Durrës, plazhet Borsh, Llaman, plazhi Lukovë 2, plazhi Maraçi, Bashkia Himarë, plazhi i Rrjollit, Bashkia Shkodër, në stacionet e plazhit, që nuk ka struktura akomoduese pranë apo në afërsi të hapësirës së plazhit, nuk zbatohet kriteri i parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 7, dhe subjekti, përveç kritereve të parashikuara në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 7, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  1. a) Të jetë i regjistruar si person fizik apo juridik për ushtrimin e veprimtarisë, si strukturë shërbimi;
  2. b) Të disponojë një strukturë shërbimi dhe të ketë hapësirë plazhi pranë strukturës së shërbimit.
  3. Subjektet e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, paraqesin kërkesën për aplikim pranë portalit “e-Albania”, së bashku me dokumentacionin, që vërteton plotësimin e kritereve të parashikuara në këtë rregullore. GTSHA-ja është përgjegjëse për sigurimin e ekstraktit të regjistrimit, sipas shkronjës “a”, të pikës 3, të këtij neni. Numri maksimal i çadrave, që vendosen në stacionin e plazhit pranë strukturës së shërbimit, është 50 (pesëdhjetë).”.
  4. Pas pikës 6 shtohen pikat 7 dhe 8, me këtë përmbajtje:

“7. Subjekti që disponon një strukturë akomoduese të marrë me qira, në rast zgjidhjeje të saj, ka detyrimin për njoftimin e menjëhershëm të AKB-së dhe përbën shkak për zgjidhjen e kontratës.

  1. Për kontratat e lidhura me subjektet private për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazhit, njësia e vetëqeverisjes vendore mund të negociojë me subjektin privat çmimet maksimale, që do të aplikohen për shërbimin e çadrave dhe të shezlongëve, në përputhje me karakteristikat specifike të zonës bregujore përkatëse.”.
  2. i) Në nenin 3, të shtojcës I, “Kontrata model për përdorimin e hapësirës së plazhit”, që i bashkëlidhet rregullores, bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
  3. Titulli i nenit ndryshohet dhe bëhet “Kohëzgjatja dhe çmimi maksimal”;
  4. Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Çmimi maksimal i dakordësuar është ______. Ky çmim nuk mund të tejkalohet gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së kësaj kontrate.”.

  1. Ngarkohen ministria përgjegjëse për turizmin, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e turizmit, Drejtoria e Përgjithshme Detare, strukturat përgjegjëse për kufirin në Policinë e Shtetit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA 

Etiketa: aktualitet
Pas

Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim

Para

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

Para
Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

nga Fast News
08:00 | 29/01/2026
0

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

nga Fast News
07:30 | 29/01/2026
0

Plazhet me qira privatit, Qeveria miraton rregulloren me kushtet dhe kriteret

Plazhet me qira privatit, Qeveria miraton rregulloren me kushtet dhe kriteret

nga Fast News
07:00 | 29/01/2026
0

Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim

Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim

nga Fast News
23:50 | 28/01/2026
0

Recent News

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

08:00 | 29/01/2026
Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

07:30 | 29/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar