• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim

nga Fast News
4 minutes më parë
në Biznes
0
Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrësit prezantoi ExportON një platformë të re për eksportuesit, e cila do të matë indikatorë të ndryshëm nga aktiviteti i përditshëm i kompanive dhe lëvizjet vjetore të eksporteve, duke ndihmuar sipërmarrësit dhe qeverinë të marrë vendime më të informuara për politikat e sektorit të eksportit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e transformimit në sektorin e manifakturës.

“Në sektorin e manifakturës, shndërrimi i disa kompanive nga fosoneria e thjeshtë në cikël të mbyllur na ka dhënë një provë të qartë që kush nuk pret që vazhdimësia e sipërmarrjes t’i garantohet nga oksigjeni i shtetit, por beson vetë transformim vetë, fiton.

Fokus janë kompanitë që krijojnë vlerë të shtuar dhe që pranojnë sfidën e transformimit. Një prioritet tjetër janë agropërpunuesit: sa më shumë produkte të përpunohen dhe të futen në kanalet e eksportit, aq më shumë rritet vlera e shtuar. Shqipëria ka një rrjet të konsoliduar për grumbullimin e produkteve bujqësore, duke lehtësuar procesin e përpunimit.

Rënia e barrierave dhe procedurave ka ulur kostot, por disa çështje kërkojnë kohë për t’u diskutuar”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në ecurinë e kreditimit të bizneseve nëpërmjet Garancisë Sovrane.

“Ka një çështje që do të duhet kohë më e gjatë për t’u diskutuar, pasi kemi vendosur instrumente të rinj financiare për eksportuesit, duke ulur riskun përballa bankave. Thithja e këtyre fondeve është shumë e ulët nga çfarë do të donim të ishte.

Qoftë me linjën e kreditimit të Bankës së Shqipërisë dhe me atë të Bankës Shqiptare së Zhvillimit do të fillojmë të adresojmë

Linja e kreditimit të Bankës së Shqipërisë është pa limit, por jemi larg thithjes së fondeve të para të vëna në dispozicion”.

Kryeministri Rama foli edhe për rëndësinë e investimeve të sipërmarrjes te burimet njerëzore.

“Përpara disa vitesh u publikua një listë e kompanive më të mëdha globale dhe ecja e tyre në 10 vite. Ishte një pasqyrë e jashtëzakonshme për të parë investimet në burimet njerëzore. Të gjitha kompanitë që në fillim të 10 viteve kishin investuar më pak në burime kishin ardhur me rënie, sesa ato që kishin investuar më shumë. Në fillim duket sikur jep, por ai të kthen atë që fiton disafish”, pohoi Rama.

Ibrahimaj: Eksportet dhe prodhimi vendas, në qendër të modelit të ri të zhvillimit ekonomik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj theksoi se ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësime të qëndrueshme vitet e fundit, me rritje të prodhimit të brendshëm bruto, investimeve, punësimit dhe pagave, duke reflektuar një klimë pozitive për biznesin dhe sektorin privat.

Megjithatë, ajo vuri në dukje nevojën për transformimin e strukturës ekonomike, duke kaluar nga një ekonomi e mbështetur kryesisht në shërbime dhe konsum vendas, drejt një modeli të bazuar në investime, eksporte dhe rritje të produktivitetit.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se, pavarësisht rritjes së eksporteve shqiptare në vitet e fundit, struktura e tyre dominohet nga shërbimet, ndërsa eksportet e mallrave kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me kapacitetin prodhues dhe industrializimin e vendit.

Në këtë kuadër, ministrja bëri të ditur, se gjatë vitit 2026 do të miratohet një politikë e re industriale për nxitjen e prodhimit vendas.
Fokusi i fjalës së ministres ishte Programi për Nxitjen e Eksporteve, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, i cili mbështetet në katër shtylla kryesore: ndërgjegjësimin dhe promovimin, thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave, harmonizimin e standardeve me Bashkimin Europian dhe instrumentet financiare.

Në këtë kuadër, ajo vlerësoi rolin e AIDA-s dhe platformës Eksport On në rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të bizneseve, si dhe njoftoi se gjatë këtij viti do të miratohet ligji për “Made in Albania”, i cili synon ndërtimin dhe promovimin e markës kombëtare, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“Gjatë këtij viti, ne do të hartojmë dhe miratojmë ligjin për “Made in Albania”, i cili do të ndihmojë ndërtimin e markës, marketingun brenda dhe jashtë vendit, si dhe njohjen dhe mbrojtjen e produktit, duke krijuar standarde në përputhje me ato të Bashkimit Europian.

Komponenti i dytë lidhet me thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave. Ne kemi pasur që në fillim një vizion të qartë për digjitalizimin e plotë të procedurave dhe, prej disa vitesh, po punojmë me një projekt të Bankës Botërore për lehtësimin e tregtisë, kryesisht në pikat kufitare dhe në doganat shqiptare. Së shpejti do të çelet dritarja e vetme unike, ku të gjithë operatorët shtetërorë dhe bizneset do të kenë një pikë të vetme kontakti, pa qenë nevoja të kalojnë nga institucioni në institucion.

Në vijim, me fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore, do të trajtohen edhe tranziti, autoritetet portuale dhe infrastruktura e cilësisë, e domosdoshme për përgatitjen e eksportuesve shqiptarë drejt tregut të përbashkët europian.

Komponenti i tretë lidhet me harmonizimin e standardeve me tregun e përbashkët europian. Brenda tremujorit të parë të vitit do të lançohet programi kombëtar për mbështetjen e biznesit në procesin e integrimit europian, që do të fokusohet në ndërgjegjësim, informim, rritje kapacitetesh dhe financim për arritjen e standardeve dhe nxitjen e eksporteve.
Shtylla e katërt lidhet me instrumentet financiare.

Banka e Zhvillimit, ligji i së cilës u miratua vitin e kaluar, do të luajë një rol kyç jo vetëm në financimin dhe modernizimin e industrisë shqiptare, por edhe si agjenci eksporti për sigurimin e eksporteve, duke ulur kostot dhe riskun për eksportuesit. Përmes saj do të shfrytëzohen edhe instrumentet e Bashkimit Europian për nxitjen e prodhimit vendas dhe aksesin e markës “Made in Albania” në tregjet europiane dhe të Ballkanit Perëndimor.

Të gjitha këto nisma synojnë fuqizimin e biznesit shqiptar. Po aq të rëndësishme janë edhe instrumentet e dialogut, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë problemet reale të bizneseve dhe t’i përkthejmë ato në politika konkrete mbështetëse. Nëpërmjet AIDA-s dhe strukturave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, do të vijojmë të ngremë grupe pune për të identifikuar dhe zgjidhur problematikat”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e digjitalizimit të procedurave tregtare, përmes çeljes së dritares së vetme unike për eksportuesit dhe zbatimit të projekteve të Bankës Botërore për lehtësimin e tregtisë. Ajo njoftoi se do të lançohet së shpejti edhe programi kombëtar për mbështetjen e biznesit në procesin e integrimit europian, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe financimin për arritjen e standardeve.

Një rol kyç në mbështetjen e eksporteve do të luajë edhe Banka e Zhvillimit, e cila do të shërbejë si instrument për financimin, modernizimin e industrisë dhe sigurimin e eksporteve, duke ulur kostot dhe riskun për bizneset shqiptare.

Në përfundim, Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me biznesin dhe garantoi se shqetësimet e tyre do të përkthehen në politika konkrete mbështetëse, me synimin që bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe të përfitojnë nga aksesimi i tregut të përbashkët europian.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga Doganat tek Mjedisi, ja ndryshimet e reja në qeveri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim

Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim

nga Fast News
23:50 | 28/01/2026
0

Nga Doganat tek Mjedisi, ja ndryshimet e reja në qeveri

Nga Doganat tek Mjedisi, ja ndryshimet e reja në qeveri

nga Fast News
14:13 | 28/01/2026
0

Më pak aksidente, por shkaktarët kryesorë mbeten të rinjtë

Më pak aksidente, por shkaktarët kryesorë mbeten të rinjtë

nga Fast News
12:21 | 28/01/2026
0

Një dritare e vetme për doganat, ja si ndryshojnë procedurat e biznesit sipas ligjit të ri

Një dritare e vetme për doganat, ja si ndryshojnë procedurat e biznesit sipas ligjit të ri

nga Fast News
09:30 | 28/01/2026
0

Recent News

Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim

Një platformë për eksportet, Rama: Mbështetje për bizneset në transformim

23:50 | 28/01/2026
Nga Doganat tek Mjedisi, ja ndryshimet e reja në qeveri

Nga Doganat tek Mjedisi, ja ndryshimet e reja në qeveri

14:13 | 28/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar