• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ligj për produktet “Made in Albania”, Delina Ibrahimaj: Do të jetë gati brenda vitit 2026

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Ligj për produktet “Made in Albania”, Delina Ibrahimaj: Do të jetë gati brenda vitit 2026

Delina Ibrahimaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në  konferencën lidhur me analizën për të dhënat më të fundit ekonomike, bëri të ditur se gjatë këtij viti pritet që të miratohet ligji për produktet “Made in Albania”. Ibrahimaj theksoi se ky ligj synon që të mbrojë produktet që prodhohen këtu, por edhe të garantojë nxitjen e eksportit të tyre”.

Nga frutat e perimet te vaji u ullirit apo vera, bashkë me produktet e artizanatit… pa harruar prodhimet teknologjike apo ato ushtarake, Shqipëria do të ketë një ligj të ri për produktet “Made in Albania”.

“Një komponent tjetër është ligji që do të miratojmë brenda vitit 2026 për “Made in Albania”, i cili synon promovimin e produkteve vendase brenda dhe jashtë vendit, ndërtimin dhe mbrojtjen e brandit “Made in Albania” dhe nxitjen e eksporteve të produktit shqiptar. Elementi i dytë është thjeshtimi dhe digjitalizimi. Një pjesë e kostove të biznesit në tregti lidhen me procedurat dhe barrierat jotarifore. Procesi i digjitalizimit të doganave dhe agjencive shtetërore që operojnë në pikat doganore është kyç për reduktimin e këtyre barrierave”, deklaroi Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Qëllimi është të ndërtohet një markë kombëtare e njohur që mbledh të gjitha këto kategori nën një identitet cilësor, duke promovuar cilësinë, origjinën dhe traditën shqiptare si tregues kryesor për blerësit vendas dhe të huaj.

“Prej vitesh po punojmë me Bankën Botërore në një projekt të madh që synon reduktimin e kohës së operimit në dogana përmes krijimit të dritares së vetme kombëtare “National Single Ëindoë”, e cila do të rrisë efikasitetin e pikave kufitare, do të reduktojë barrierat tarifore dhe jotarifore dhe do të krijojë rregulla më të parashikueshme për operatorët”, u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një komponent tjetër i këtij projekti është tranziti doganor më i shpejtë, me qëllim lehtësimin e tregtisë ndërkufitare.

“Ne do të kujdesemi që bizneset shqiptare të njihen dhe të zbatojnë standardet e Bashkimit Europian, në mënyrë që të integrohen më lehtësisht në tregun e përbashkët europian. Për këtë arsye, gjatë këtij viti do të miratojmë një program që përgatit bizneset për tregun e përbashkët europian, i cili do të informojë, do të trajnojë dhe do të vërë në dispozicion kapacitete financiare për mbështetjen e bizneseve në arritjen e standardeve”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri “Për treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës”, një nismë që synon të ndajë përfundimisht këtë fushë nga ligji i vjetër i vitit 2008.

Etiketa: aktualitet
Pas

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

Para

Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Para
Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

nga Fast News
11:45 | 24/01/2026
0

Ligj për produktet “Made in Albania”, Delina Ibrahimaj: Do të jetë gati brenda vitit 2026

Ligj për produktet “Made in Albania”, Delina Ibrahimaj: Do të jetë gati brenda vitit 2026

nga Fast News
11:10 | 24/01/2026
0

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

nga Fast News
12:16 | 22/01/2026
0

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

nga Fast News
09:30 | 22/01/2026
0

Recent News

Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

11:45 | 24/01/2026
Ligj për produktet “Made in Albania”, Delina Ibrahimaj: Do të jetë gati brenda vitit 2026

Ligj për produktet “Made in Albania”, Delina Ibrahimaj: Do të jetë gati brenda vitit 2026

11:10 | 24/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar