Fermerët shqiptarë do të marrin së afërmi këstin e dytë të pagesës në kuadër të Skemës Kombëtare në Bujqësi dhe Blegtori 2025. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rajonal ka disbursuar tashmë fondet.
“AZHBR informon fermerët se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, në përputhje me procedurat financiare në fuqi. Fondet përkatëse tashmë janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve përfitues”, njofton AZHBR.
Ata që kanë lopë do morën 10 mijë lekë për krerë, ndërsa ata që mbarështojnë të imëta 1 mijë e 200 lekë. Me 1 mijë lekë u mbështetën bletarët, ndërsa kultivuesit e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit marrën 200 mijë lekë për hektarë. Në skemë u përshirë edhe bimët medicinale me 30 mijë lekë për hektarë.
“AZHBR ka punuar pa ndërprerje në ditët e fundit të vitit për të mundësuar kalimin e 50% të mbetur të pagesave, të cilat po shpërndahen aktualisht në llogaritë bankare të rreth 65,000 fermerëve përfitues, përmes bankave të nivelit të dytë.” njofton AZHBR.
Fermerët që do të mbarështojnë viça përfituan nga 5 mijë lekë për çdo krerë në kuadër të Skemës Kombëtare në Bujqësi dhe Blegtori 2025.








