Futet në krizë prodhimi shqiptare dhe eksportet. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 miliardë lekë, duke u ulur me 6.1 % kundrejt vitit të kaluar. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 887 miliardë lekë, duke u ulur me 0.8 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 541 miliardë lekë, duke u rritur me 3.0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

INSTAT raporton se grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -1,3 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,6 pikë përqindje.

Ky është viti I tretë rradhazi që eksportet tona ndodhen në rënie të vazhdueshme. Kjo për shkak të disa faktorëve, si zhvlerësimi I euros, mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove të lëndëve të para etj, faktorë që kanë rritur kostot dhe e kanë bërë të shtrenjtë produktin “Made in Albania”, duke humbur avantazhin konkurrues dhe duke e bërë të vështorë lidhjen e kontratave.








