Nga qendra studimore e taksave, Altax
Sipas të dhënave të fundit nga Numbeo dhe analizave të ALTAX (janar 2026), një familje mesatare në Tiranë ka nevojë për 17.2 vite të ardhura vjetore për të blerë një apartament 70m²!
Në disa raportime të tjera për gjysmën e parë të 2025, shifra arrin edhe deri në 18 vjet, duke e vendosur Tiranën ndër 6 qytetet më të vështira për blerje prone në të gjithë Europën.
Krahasimi është si më poshtë:
Tiranë: ~17-18 vjet
Lisbonë: ~19-20 vjet
Londër: ~19 vjet
Beograd: ~16.6 vjet
Ndërsa në shumë vende të BE-së (Itali, Spanjë, Gjermani) duhen vetëm 8-11 vjet!
Çmimi mesatar në Tiranë ka shkuar në 1,620 €/m², me rritje +18% vetëm brenda një viti, ndërsa pagat mesatare mbeten të ulëta (~835 € bruto).
Shumë familje shqiptare shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave vetëm për strehim… ndërsa në vendet perëndimore kjo shifër rrallë kalon 25-30%.
Kur do të kthehet tregu i pasurive të patundshme në diçka të arritshme për shqiptarët e zakonshëm?








