• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
3 weeks më parë

Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit

ngaFast News
në Finance
0
Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit

Me gjithë rritjen e shpejtë të viteve të fundit, Shqipëria ngelet shumë mbrapa vendeve të rajonit në volumin e pagesave të kryera nëpërmjet kanaleve bankare dixhitale.

Sipas të dhënave krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), vlera e transaksioneve bankare të kryera nëpërmjet internet banking ose mobile banking në Shqipëri vitin e kaluar kishte një vlerë sa 94.28% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky tregues është rritur ndjeshëm krahasuar me nivelin 84.57% të vitit 2023 dhe 63.10% të vitit 2020.

Por, megjithatë, vendi ynë ngelet ende shumë mbrapa qoftë edhe në krahasim me ekonomitë fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Vendi i dytë në renditje, Kosova, ka një raport të veprimeve të bankingut dixhital ndaj PBB-së në nivelin 242.3% ose mbi dy herë e gjysmë më të lartë krahasuar me Shqipërinë.

Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit kanë një përqindje edhe më të lartë të volumeve të pagesave me internet banking, kundrejt madhësisë së ekonomisë së tyre.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në Bosnje-Hercegovinë, vlera e veprime me e-banking është sa 318.08% e PBB-së, në Maqedoninë e Veriut sa 431.75% e PBB-së dhe në Serbi sa 432.75% e PBB-së.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë vitin e kaluar arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22% ose me 1.7 milionë veprime më shumë. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%.

Ndërsa vlera totale e veprimeve të bankingut në distancë për 2024 arriti në 2.39 trilionë lekë, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë.

Tendenca rritëse e veprimeve nëpërmjet kanaleve dixhitale ka vijuar e qëndrueshme në të gjithë periudhën pas pandemisë. Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga të gjitha bankat tregtare në Shqipëri dhe numri i përdoruesve të shërbimit po rritet me ritme të shpejtë.

Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Vlerësohet se tashmë 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020.

Megjithatë, po të shohim krahasimet me vendet e rajonit, që në përgjithësi kanë një stad të ngjashëm të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, Shqipëria ngelet ende shumë mbrapa.

Që prej tetorit të këtij vitit, ka hyrë në fuqi një paketë ndryshimesh në rregulloret e sistemeve të pagesave, që ka sjellë ulje të ndjeshme të komisioneve për transfertat kombëtare në Lekë dhe në Euro. Fryma e rregulloreve të reja, përveç uljes së komisioneve për transfertat deri në 10 milionë lekë, forcon më shumë incentivat për kryerjen e pagesave në rrugë elektronike.

Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që parashikojnë që për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.

Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.

Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar. Për shembull, një transfertë e kryera me e-banking me vlerë 1 milion lekë nuk mund të ngarkohet nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë./ Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

Para

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar