Në vitin 2025, Grupi OTP riafirmon për të tretin vit radhazi pozicionin kryesues në rajon, sipas renditjes ‘Top 100 CEE Banks’ nga revista prestigjioze ‘The Banker’, si dhe mori disa pozicione të para në rang kombëtar, në të njëjtën listë. Gjithashtu, filialet e Grupit OTP të Malit të Zi, Sllovenisë dhe Uzbekistanit u vlerësuan me çmimin prestigjioz “Banka e Vitit 2025”. Këto vlerësime theksojnë pozicionin e Grupit OTP si një nga institucionet financiare të pavarura kryesuese në rajon, të përkushtuar ndaj rritjes së qëndrueshme, stabilitetit, përfitueshmërisë dhe inovacionit.
Pë më shumë se një shekull prestigjiozja ‘The Banker’, një botim kryesor i Grupit Financial Times, ka qenë një nga burimet më të respektuara në sektorin financiar. Analizat dhe renditjet e saj shërbejnë si pikë referimi në mbarë botën për vlerësimin e stabilitetit financiar, mjaftueshmërisë së kapitalit dhe efikasitetit. Çdo dhjetor, ‘The Banker’ publikon dy vlerësime të veçanta vjetore:
- Renditja e 100 Bankave më të mira në Rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore; ‘The Banker Top 100 CEE Banks’
- Çmimi ‘Banka më e Mirë e Vitit’
Lista Top 100 CEE Banks vlerëson veçanërisht bankat me seli qendrore në Bashkimin Evropian, më konkretisht në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ajo bazohet në të dhëna të audituara, duke e bërë një nga vlerësimet më të besueshme dhe më prestigjioze krahasuese, në industrinë bankare.
Për të tretin vit radhazi, në vijim të viteve 2023 dhe 2024, Grupi OTP kryeson renditjen The Banker Top 100 CEE Banks, duke konsoliduar më tej pozicionin e tij si lider rajonal i tregut. Publikimi gjithashtu i dha renditjen e parë kombëtare Grupit OTP në Hungari dhe DSK Bank në Bullgari, të cilat u renditën të parat në tregjet e tyre përkatëse.
Çmimi Banka e Vitit nderon bankat më të mira në çdo vend, të përzgjedhura nga një panel gjykues, pas një shqyrtimi të detajuar të të dhënave të bilancit, iniciativave strategjike, zhvillimeve teknologjike, produkteve dhe shërbimeve të reja, si dhe përpjekjeve për qëndrueshmëri. Në vitin 2025, anëtarët e Grupit OTP morën këto vlerësime:
- CKB Banka (Crnogorska komercijalna banka) – Banka më e mirë në Malin e Zi;
- OTP banka d.d. – Banka më e mirë në Slloveni;
- JSCMB Ipoteka Bank – Banka më e mirë në Uzbekistan.
Një rrugëtim i afirmuar i stabilitetit, rritjes, fitimshmërisë dhe përgjegjësisë
Suksesi i Grupit OTP është ndërtuar mbi një strategji që bashkon stabilitetin, rritjen, përfitueshmërinë, inovacionin dhe përgjegjësinë – shtylla kryesore që kanë udhëhequr kompaninë për dekada. Me rrënjë që datojnë 76 vite më parë, Grupi OTP nisi rrugëtimin e tij publik, duke u listuar në Bursën e Budapestit 30 vjet më parë. Që nga ajo kohë Grupi ka arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe ka siguruar një pozicion kryesor mes grupeve bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Pikat kryesore të rrugëtimit të Grupit OTP
Zgjerim strategjik dhe lidership tregu
- Një nga konsoliduesit më aktivë në sektorin bankar të CEE: ka blerë dhe integruar me sukses 25 banka, që nga fillimi i viteve 2000;
- Prani e fortë rajonale: operon në 11 vende në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Uzbekistan.
- Bazë e gjerë klientësh: u shërben mbi 17 milionë klientëve.
- Kapacitet i lartë punonjësish: punëson rreth 40,000 persona.
Performancë financiare e jashtëzakonshme
- Rritje 280 herë e vlerës së aksioneve që nga listimi publik, në Bursën e Budapestit;
- Aktive totale që tejkalojnë 115 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë 2025;
- Kapitalizim tregu prej 5 miliardë euro, më 5 nëntor 2025.
Qëndrueshmëria e Grupit u konfirmua në testin e stresit në nivel të Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2025 (2025 EU-wide stress test), ku Grupi OTP u rendit ndër institucionet kryesuese mes 64 bankave evropiane, që përfaqësojnë 75% të sektorit bankar të BE-së, sipas aktiveve totale. Një tjetër vlerësim erdhi nga S&P Global Market Intelligence, e cila e renditi OTP të dytin ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë në vitin 2025 (Europe’s best-performing banks).
Grupi OTP është një ndër grupet bankare me rritjen më të shpejtë dhe një ndër liderët në rajonin e CEE, me fitimshmëri të lartë dhe një pozicion të qëndrueshëm kapitali dhe likuiditeti. Me gati 40,000 punonjës në 11 vende të rajonit CEE dhe Azisë Qendrore, Grupi ofron shërbime financiare universale për 17 milionë klientë. Si konsoliduesi më aktiv në sektorin bankar të rajonit, Grupi ka blerë dhe integruar me sukses 25 banka që nga fillimi i viteve 2000. Grupi OTP ka selinë në Hungari dhe një strukturë pronësie të diversifikuar dhe transparente. Banka është e listuar në Bursën e Budapestit që nga viti 1995.







