Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK

nga Fast News
2 months më parë
në Teknologji
0
Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dekada e fundit ka sjellë një transformim të ndjeshëm në teknologji dhe inovacion. Nga pak nisma të shpërndara dhe të izoluara, sot idetë novatore, talentet e reja dhe zgjidhjet praktike marrin jetë përmes startupeve, akseleratorëve dhe inkubatorëve. Por, bashkë me zhvillimin e shpejtë shtohet edhe ekspozimi ndaj rreziqeve kibernetike.

Në këtë sfond u zhvillua workshop-i “Cyber Ready”, organizuar nga AlbaniaTech në bashkëpunim me AKSK, ONE Albania, NomadTech dhe Business Magazine, mbajtur pranë One Connect Hub. Në hapje, zv.drejtoresha e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Floreta Faber u shpreh se siguria kibernetike duhet të ecë në të njëjtin hap me inovacionin.

“Në Shqipëri po krijohet një ekosistem fantastik për startupet, por rritja e shpejtë nuk duhet të bëhet kurrë në kurriz të sigurisë. Një incident kibernetik i vetëm mund të shkatërrojë muaj apo vite punë, prandaj siguria nuk është opsion, është detyrim themelor për çdo themelues”, tha Faber.

Gjatë sesionit, ekspertët e AKSK-së, Arbri Muça dhe Erand Elmazi, sollën shembuj konkretë, duke treguar hap pas hapi se si ndodhin incidentet kibernetike në praktikë. Ajo që bie në sy është se shumica e problemeve, 82-90% e tyre, nuk vijnë nga sulme të sofistikuara, por nga gabime të vogla që duken të padëmshme: fjalëkalime të dobëta, shpërndarje e informacionit në kanale jo të sigurta, mungesë kontrolli mbi llogaritë cloud etj.

Pjesëmarrësit morën udhëzime të qarta për të identifikuar dobësitë në ekip, në llogaritë e tyre në rrjet apo dhe në pajisjet e punës. Ata u njohën edhe me mënyrat e reagimit në çastet e para të një incidenti, kur qetësia është aleati më i mirë. Gjatë aktivitetit u diskutua edhe qasja “Security by Design”, që në thelb nënkupton se siguria nuk vendoset në fund të procesit, por çmohet dhe ndërtohet me të që në fillesë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Përmes nismave të tilla, ONE Albania kërkon të jetë pranë ekosistemit të startup-eve me mjete, njohuri dhe këshilla që mund të zbatohen menjëherë. Në biznes, siguria duhet të jetë kulturë pune, jo privilegj. Vetëm me një qasje të tillë, startup-et shqiptare do të vazhdojnë të rriten mbi baza të forta dhe të palëkundshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Valentino kritikohet për reklamën e krijuar me AI!

Para

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

Para
Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

nga Fast News
09:30 | 17/02/2026
0

Nga zhvlerësimi i euros te një Strategji Kombëtare për Eksportet, 2026 – 2036

Nga zhvlerësimi i euros te një Strategji Kombëtare për Eksportet, 2026 – 2036

nga Fast News
09:09 | 17/02/2026
0

Pavarësia e Kosovës, 18-vjetori i ndarë mes Prishtinës dhe kërkimit të drejtësisë në Hagë

Pavarësia e Kosovës, 18-vjetori i ndarë mes Prishtinës dhe kërkimit të drejtësisë në Hagë

nga Fast News
09:05 | 17/02/2026
0

Paralajmërimi i BSH: Nëse euro forcohet, rikthehet kriza e çmimeve në vend

Paralajmërimi i BSH: Nëse euro forcohet, rikthehet kriza e çmimeve në vend

nga Fast News
08:56 | 17/02/2026
0

Recent News

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

09:30 | 17/02/2026
Nga zhvlerësimi i euros te një Strategji Kombëtare për Eksportet, 2026 – 2036

Nga zhvlerësimi i euros te një Strategji Kombëtare për Eksportet, 2026 – 2036

09:09 | 17/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora