Roli I shtetit në ekonomi po bëhet gjithmonë e më shumë dominant. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e tretë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,75 %, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024.
Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike paraqitet si më poshtë: “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,68 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,62 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,50 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +0,48 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,15 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,21 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,01 pikë përqindje. Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,48 pikë përqindje dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,26 pikë përqindje dhe “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikë përqindje.

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:
“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 15,04 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 10,55 %. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 10,40 %, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 4,75 %, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 4,13 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,62 %.
Grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 2,11 %, dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 0,65 %. Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe Ujë” shënuan rënie prej 4,75 % dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” u ul me 1,73 %. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 5,39 %.
Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 1,09 %.
Me rritje pozitive u vlerësuan: grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 5,15 %, grupi i “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 5,13 %, grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” me 4,31 %, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 4,28 %, grupi “Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 3,64 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0,87 % dhe grupi “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” me 1,49 %. Ndërsa, me rënie u vlerësuan: “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” me 5,11 %, “Aktiviteti i Ndërtimit” me 1,90 %, dhe grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,51 %. “Taksat Neto” mbi produktet shënuan rritje me 3,26 %.








