• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

nga Fast News
3 weeks më parë
në Finance
0
Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrantët shqiptarë po dërgojnë sasi të konsiderueshme parash pranë të afërmve në atdhe. Shifrat vlerësohen në mbi 1 miliard euro në vit (817 milionë euro për 9-mujorin e këtij viti, sipas Bankës së Shqipërisë), duke qenë një ndihmë e rëndësishme për familjet në vend. Por Instituti i Statistikave ka evindetuar në publikimin e fundit “Diaspora në shifra 2025” dy probleme. I pari, lidhet me faktin se këto para shkojnë kryesisht për ushqim dhe nevoja të tjera të përditshme, duke treguar indirejt për vështirësitë e familjeve shqiptare dhe problem I dytë lidhet me faktin se këto flukse valutore dërgohen në pjesën dërrmuese në rrugë informale.

“Pothuajse gjysma e migrantëve transferojnë një pjesë të të ardhurave të tyre në Shqipëri përmes remitancave. Vendimi për të dërguar remitanca është i lidhur pozitivisht me suksesin e emigrantëve në gjenerimin e të ardhurave dhe kursimeve jashtë vendit. Për më tepër, remitancat shpërndahen kryesisht për ushqim dhe nevoja të tjera.

Migrantët kanë tendencë të dërgojnë remitanca përmes kanaleve informale, kryesisht nëpërmjet miqve ose kur vizitojnë vetë Shqipërinë, ndërsa kanalet formale, siç janë bankat dhe operatorët e transferimit të parave përdoren si metodë kryesore në vetëm 30 përqind të rasteve”, vlerëson INSTAT.

Migrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme në të ardhura gjatë përvojës së tyre të migrimit. Mesatarisht, migrantët fitojnë 2.5 herë më shumë sesa fitonin para migrimit dhe gati 2.5 herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që qëndrojnë në Shqipëri.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të ardhurat janë një ndër arsyet kryesore që I shtyjnë shqiptarët të emigrojnë. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë sot jashtë vendit. 70% e atyre që kanë emigruar në Europë janë të rinj, nën moshën 45 vjec, që konsiderohet edhe pjesa më produktive e tregut të punës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

Para

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Para
Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar