• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
3 weeks më parë

Përfundon maratona, projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

ngaFast News
në Ekonomi
0
Përfundon maratona, projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend.

“Kush është dakord ta miratojmë në tërësi? Gjashtë pro, nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës. Një abstenim.”

Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm bashkë me paketën fiskale që shoqëron atë kanë përfunduar maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare.

Pavarësisht dhjetëra amendamenteve, propozimeve për ndryshime kryesisht nga deputetët e opozitës dhe Erion Braçe nga socialistët…projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale nuk ndryshuan formë nga forma fillestare me të cilën u publikuan.

Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është gati 64 miliardë lekë apo 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 82.5 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 77.2 dhe 64.8 miliardë lekë.

Mbi 41 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Lehtë është rritur edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 16.2 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë rreth 5.0 milionë lekë më shumë se gjatë 2025-s. Vetë “Financat” do të kenë në dispozicion vetëm 2.5 miliardë lekë.

Ndërkohë buxheti për 61 bashkitë në vend planifikohet në gati 907.7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë.

Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja.

Të vetmet kërkesa të miratuara ishin ato të bëra nga komisionet parlamentare, për tu dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve, kryesisht atyre në fushën e drejtësisë. Kostoja totale e shtesave të pranuara ishte 5 milionë euro, fonde që u zbritën nga buxheti i Ministrisë së Financave.

Projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale do të shqyrtohen nen për nen dhe në tërësi në seancën e së enjtes për t’u dekretuar më pas nga Presidenca e hyrë në fuqi nga 1 janari 2026./A2 CNN

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

Para

”The Banker” rendit Grupin OTP në krye të 100 bankave më të mira në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, për të tretin vit radhazi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
”The Banker” rendit Grupin OTP në krye të 100 bankave më të mira në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, për të tretin vit radhazi

”The Banker” rendit Grupin OTP në krye të 100 bankave më të mira në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, për të tretin vit radhazi

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar