Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nis zbatimi i “Smart City”, mbi 5 mijë kamera në 20 qytete për të rritur sigurinë publike

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Nis zbatimi i “Smart City”, mbi 5 mijë kamera në 20 qytete për të rritur sigurinë publike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit “Smart City” të instalimit të një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente. Gjatë fjalës së saj Koçiu theksoi se përmes tyre do të rritet zbulueshmëria e krimit, do të ulen fatalitetet nga aksidentet, si dhe do të reduktohen koha dhe kostot e trafikut.

“Duke iu referuar modeleve më të suksesshme dhe rezultateve të arritura në vende të tjera, pritshmëria e impaktit është: Deri në 30% rritje zbulueshmërie për ngjarjet kriminale; Deri në 45% reduktim të fataliteteve në aksidente rrugore; 30% më pak kohë e shpenzuar në trafik; 25% më pak kosto për menaxhimin e trafikut; 30% më pak ngarkesë administrative për Policinë e Shtetit, pra më shumë kohë në mbrojtje të qytetarit”, tha ajo.

Sipas saj, në kushtet kur krimi po ndërkombëtarizohet e sofistikohet, ajo tha se Shqipëria duhet të ecë para në drejtimin e sigurisë publike.

“Për sigurinë publike nuk kemi luksin të presim. Krimi po ndërkombëtarizohet. Po sofistikohet. Po përdor kanalet më moderne të komunikimit dhe forma të reja veprimi. Rrjetet kriminale nuk kufizohen më në territorin e një shteti. Shpesh, kërcënimi lind jashtë territorit ose online.  Siguria në shkolla duhet të rritet më tej. Kërcënimeve moderne në shkolla mund t’i përgjigjemi vetëm me zgjidhje moderne. Prandaj, për të bërë diferencën, duhet të qëndrojmë një hap përpara në çdo drejtim”, shtoi ajo.

Projekti parashikon instalimin e mbi 5 mijë kamerave inteligjente në 20 qytetet më të mëdha të Shqipërisë, si dhe rreth 3 mijë kamera trupi për efektivët e Policisë së Shtetit, duke rritur transparencën dhe standardet e shërbimit ndaj qytetarëve. Po ashtu, do të vendosen radarë, sensorë zhurme dhe sisteme të menaxhimit të trafikut dhe emergjencave.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Për ta bërë realitet këtë koncept, do të vendosim mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete të Shqipërisë, nga Tirana në Sarandë, nga Shkodra në Gjirokastër. Këto nuk janë “thjesht kamera”. Janë sisteme të inteligjencës artificiale që analizojnë, identifikojnë dhe sinjalizojnë në mënyrë autonome. Rreth 3 mijë kamera trupi do të instalohen edhe në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit. Kjo do të thotë më shumë transparencë.  Po ashtu, do të instalohen kamera dhe radarë inteligjentë, si edhe sensorë për matjen e zhurmës në arteriet kryesore të vendit. Pra, përpos syve, “Smart City” do të jetë edhe “veshi” që na ndihmon të dëgjojmë dhe të kuptojmë më mirë burimet e rrezikut”.

Sipas saj, Shqipëria bëhet pjesë e një grupi elitar vendesh që përdorin Inteligjencën Artificiale për sigurinë publike, krahas shteteve si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jordania.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministrja njofton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, ja sa punonjës pwrfitojnë

Para

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

Para
15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

nga Fast News
13:14 | 30/03/2026
0

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

nga Fast News
10:09 | 30/03/2026
0

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

nga Fast News
10:05 | 30/03/2026
0

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
13:31 | 28/03/2026
0

Recent News

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

13:14 | 30/03/2026
Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

10:09 | 30/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora