• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
3 weeks më parë

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

ngaFast News
në Ekonomi
0
Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

Të gjitha minierat dhe metalurgjitë e hapura apo të trashëguara pas vitit 2000, qoftë ende me aktivitet apo të mbyllura do t’i nënshtrohen procesit të monitorimit, me synim mbrojtjen e mjedisit.

Projekti që do të zhvillohet për periudhën 2026-2028, synon të identifikojë burimet ndotëse, të hartojë masat parandaluese dhe të sigurojë një mjedis minerar dhe metalurgjik të pastër dhe të sigurt.

Monitorimi për vlerësimin e situatës të mjedisit për këto objekte do të shoqërohet me hartimin e një raporti vjetor i cili do të realizohet çdo vit deri në 2028, me një kosto prej 4 mln lekë për vit.

Të dhënat për projektin janë publikuar në dokumentin e programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar.

“Projekti do të trajtojë të gjitha objektet minerare dhe metalurgjike, aktive dhe pasive, të trashëguara apo të hapura pas viteve 2000, në përputhje me strategjinë e Qeverisës për mjedisin, me kuadrin ligjor minerar dhe mjedisor, veçanërisht ligjit Nr 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë’ të ndryshuar, akteve nënligjore në zbatim të tij. Projekti do të pasqyrojë gjendjen reale, burimet ndotëse, masat parandaluese dhe ndërhyrjet e nevojshme për një mjedis minerar dhe metalurgjik të pastër dhe pa ndotje”, thuhet në dokument.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për sektorin minerar, autoritet do të zbatojnë edhe një tjetër projekt për monitorimin e gjendjes mjedisore te minierat e mbyllura.

Sipas parashikimeve, një projekt i tillë do të realizohet çdo vit nga 2026 deri në 2028, me një kosto prej 6,4 milionë lekë për vit.

“Minierat e mbyllura dhe të braktisura në vazhdimësi shoqërohen me një sërë problemesh. Ndërmarrja e një projekti të tillë mbi monitorimin e rreziqeve minerare është i një rëndësie të madhe, sepse parashikon dhe parandalon dukuritë e rreziqeve potenciale minerare duke krijuar siguri për jetën dhe shëndetin e njerëzve përreth zonave minerare si edhe për ruajtjen dhe rehabilitimin e mjedisit natyror, për ta kthyer atë gradualisht në një mjedis normal jetese dhe pune”, thuhet në dokument.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore deri më 31 dhjetor 2024, janë dhënë 540 leje shfrytëzimi, sipas llojeve të mineraleve.

Numri më i lartë i lejeve aktive është për shfrytëzimin e mineralit të kromit me 243 lejë, e ndjekur nga shfrytëzimi i gëlqereve në 147 leje shfrytëzimi, 31 leje shfrytëzimi janë aktive për hekur dhe nikel. / Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit

Para

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar