• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Hapet hoteli më i lartë në botë

nga Fast News
56 minutes më parë
në Bota
0
Hapet hoteli më i lartë në botë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ciel Tower, tashmë zyrtarisht hoteli më i lartë në botë, ka hapur dyert duke u ngritur 377 metra mbi Dubai Marina. Godina prej xhami, e ndërtuar nga “The First Group”, nisi fillimisht si një ide për diçka “spektakolare”, siç thotë CEO Rob Burns, por jo medoemos rekord. Gjatë procesit, planet u rishkruan, u zgjeruan dhe kulla u rrit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht.

Megjithëse është super i lartë, Ciel është ndërtuar mbi një truall relativisht të vogël, rreth 3600 metra katrorë. Për Dubain, kjo konsiderohet një hapësirë modeste.

https://www.cdnimpuls.com/video/6932a5de49421.mp4

Kjo sfidë i ra mbi supe arkitektit Yahya Jan, i cili duhej të ndërtonte një kullë spektakolare duke u kufizuar nga një bazë e ngushtë. Brenda, çdo hapësire, nga hyrja deri te dhomat, reflektohet kjo betejë mes madhështisë dhe kompaktësisë.

Hyrja është elegante dhe e rafinuar, por jo e stërmadhe siç mund të pritej. Ndriçimi i butë, vijat e harkuara dhe dizajni i matur tregojnë qartë se arkitektët janë detyruar të punojnë me çdo centimetër hapësirë.

Nga lart e poshtë hotelit, vizitorët ndeshen me një element arkitektonik të pazakontë: një boshllëk gjigant që shpon kullën, të cilin Jan e quan “syri i gjilpërës.” Ky hapësirë e hapur ndihmon në zbutjen e forcës së erës, një sfidë e rëndësishme për ndërtesat super të larta.



https://www.cdnimpuls.com/video/6932a5de384a8.mp4

Ne duhet të lejojmë erën të kalojë përmes godinës”, shpjegon Jan. “Nëse do lartësi, duhet ta formosh kullën në mënyrë që të minimizosh ngarkesën e saj nga era”.

Kulla përfshin gjithashtu një sërë atriumesh çdo gjashtë deri në tetë kate, mbushur me bimë e pemë. Këto hapësira shërbejnë si “parqe vertikale,” duke ofruar dritë natyrore, freski, efikasitet energjetik dhe ambiente sociale për vizitorët.

Ciel ka 1004 dhoma përhapur në 82 kate. Dhoma moderne, me ngjyra neutrale dhe linja të pastra, janë më kompakte se suitat e zakonshme luksoze të Dubait, por pamjet panoramike të Marina-s, Palm Jumeirah dhe Gjirit Arabik kompensojnë çdo centimetër të munguar.

Burns pranon sfidën e madhe të përballjes me një treg të tejmbushur me kapacitete hoteliere, por shprehet optimist: “Ne jemi shumë besimplotë për tregun e mikpritjes. Pamjet 360 gradë, dhomat e mrekullueshme dhe shërbimet do ta veçojnë këtë hotel”.

Katet e sipërme të Ciel mbajnë tetë restorante, ku markat e njohura britanike Tattu kanë zënë hapësirat më me pamje spektakolare. Lëvizja drejt lartësisë ka shtyrë gjithçka, përfshi edhe shërbimet ushqimore, të zhvendosen drejt majës së kullës, ku horizonti bëhet pjesë e dizajnit.

Perla e hotelit është pishina “infinity” në katin 76, e vendosur brenda boshllëkut qendror të kullës. Ajo krijon iluzionin se uji derdhet drejt qiellit, një efekt vizual mahnitës që është bërë atraksioni simbol i hotelit.

Ciel nuk është hoteli më ekstravagant i Dubait, megjithatë, ai përfaqëson një qasje të re: shfrytëzimin inteligjent i hapësirës dhe dizajn i matur brenda një metropoli që zakonisht e sheh madhështinë si standard.

Me hapjen e tij, Dubai shton një tjetër ikonë në horizontin e vet gjithnjë në ndryshim. Sa gjatë do ta mbajë rekordin? Kjo mbetet për t’u parë, Dubai nuk i sheh rekordet si arritje përfundimtare, por si ftesë për sfida të tjera.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

Para

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

Para
Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Studimi për çmimet e banesave: Ja sa do të arrijnë deri në 2030-ën

Studimi për çmimet e banesave: Ja sa do të arrijnë deri në 2030-ën

nga Fast News
12:30 | 06/12/2025
0

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

nga Fast News
12:03 | 06/12/2025
0

Hapet hoteli më i lartë në botë

Hapet hoteli më i lartë në botë

nga Fast News
11:41 | 06/12/2025
0

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

nga Fast News
18:15 | 05/12/2025
0

Recent News

Studimi për çmimet e banesave: Ja sa do të arrijnë deri në 2030-ën

Studimi për çmimet e banesave: Ja sa do të arrijnë deri në 2030-ën

12:30 | 06/12/2025
Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

12:03 | 06/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar