• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

FMN kritikon “Paqen Fiskale” të Ramës, shqetësim mbetet rënia e popullsisë

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
FMN kritikon “Paqen Fiskale” të Ramës, shqetësim mbetet rënia e popullsisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë në vijim të misionit të mbajtur në nëntor. Në raport FMN evidenton se rritja ekonomike e Shqipërisë vlerësohet nga me të fortat në Evropë e ndikuar në se shumti nga turizmi.

“Pas një mesatareje prej 4.3 për qind në periudhën pas pandemisë, PBB-ja reale parashikohet të rritet me 3.5 për qind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat, dhe 3.6 për qind në vitin 2026, duke reflektuar një përshpejtim modest të rritjes në partnerët kryesorë tregtarë të zonës së euros. Efektet direkte nga tarifat e SHBA-së janë minimale, ndërsa efektet indirekte nga masat tregtare globale dhe pasiguria gjithashtu duken të kufizuara deri më tani. Pavarësisht njëfarë moderimi, turizmi vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për prodhimin ekonomik”, evidenton FMN.

Pasiguritë ekonomike vijojnë thotë FMN të ndikuar kryesisht nga faktorë të jashtëm, si tensionet gjeopolitike. “Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, paqëndrueshmëria e çmimeve të mallrave dhe pasiguria e zgjatur mund të ndikojnë te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe të dobësojnë kërkesën e jashtme. Paqëndrueshmëria e tregut financiar global dhe korrigjimet e çmimeve të aseteve mund të zvogëlojnë kërkesën për borxhin sovran të Shqipërisë dhe mund të çojnë në rreziqe të rifinancimit”, thotë FMN.

Shqetësuese për Shqipërinë thotë FMN është rënia e popullsisë. “Brenda vendit, një rënie më e theksuar se sa pritej e popullsisë në moshë pune mund të përkeqësojë mungesat e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të kërkojë një qëndrim më të shtrënguar të politikës monetare dhe të dobësojë perspektivat e rritjes”, thotë FMN.

Sfidë për vendin është edhe rritja e të ardhurave për frymë, pasi pavarësisht progresit Shqipëria vlerësohet si ekonomi me produktivitet të ulët.  “Produktiviteti mbetet i ulët, me të ardhura për frymë në vetëm një të tretën e nivelit të BE-së, dhe boshllëqet në reforma në kapitalin njerëzor, qeverisjen dhe rregullimin e biznesit janë të gjera”, vlerëson FMN.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



Në aspektin fiskal, Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të jetë kritik për Paqen Fiskale. “Marrëveshja e “Paqes Fiskale”, e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore”, thotë FMN, e cila i qëndron kritikave të bëra edhe në nëntor.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sot kremtohet Krishtlindja! Besimtarët japin mesazhe për paqe dhe dashuri

Para

Efektet anësore të punës në zyrë

Para
Efektet anësore të punës në zyrë

Efektet anësore të punës në zyrë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

nga Fast News
11:30 | 25/12/2025
0

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

nga Fast News
11:00 | 25/12/2025
0

Efektet anësore të punës në zyrë

Efektet anësore të punës në zyrë

nga Fast News
10:30 | 25/12/2025
0

FMN kritikon “Paqen Fiskale” të Ramës, shqetësim mbetet rënia e popullsisë

FMN kritikon “Paqen Fiskale” të Ramës, shqetësim mbetet rënia e popullsisë

nga Fast News
10:10 | 25/12/2025
0

Recent News

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

11:30 | 25/12/2025
Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

11:00 | 25/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar