• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më qendrore në debatet shoqërore, të dhënat e fundit të Eurostat-it për vitin 2024 vendosin Shqipërinë në një pozicion që kërkon vëmendje të veçantë. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton në banesa të mbipopulluara, përqindja më e lartë ndër të gjitha vendet e analizuara. Ky realitet, që prek mënyrën se si shqiptarët jetojnë, punojnë dhe rrisin familjet e tyre, flet qartë për një sfidë të thellë sociale dhe ekonomike.

Nëse e shohim Shqipërinë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, diferenca është e ndjeshme. Mesatarja e BE-së në vitin 2024 qëndron në 16.9%, një nivel shumë më i ulët sesa ai i vendit tonë. Edhe shtetet që tradicionalisht përballen me vështirësi në strehim, si Rumania (40.7%), Serbia (46.6%) apo Turqia (38.2%), mbeten poshtë shifrës shqiptare. Ndërkohë Bullgaria (33.8%), Kroacia (31.7%) dhe Polonia (33.7%) paraqesin norma më të ulëta, duke treguar se edhe vendet me të ardhura më të moderuara kanë arritur të frenojnë mbipopullimi në banesë.

Në anën tjetër të panoramës europiane gjenden vendet me performancën më të mirë: Qipro me vetëm 2.4% mbipopullim, Malta me 4.4% dhe Holanda me 4.6%. Këto shtete, ashtu si edhe Norvegjia (5.8%), Irlanda (5.0%) dhe Zvicra (7.6%), tregojnë se politikat e qëndrueshme të strehimit dhe standardet e larta të mirëqenies ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës.

Edhe të dhënat e Censit e thellojnë edhe më shumë panoramën e mbipopullimit në Shqipëri, duke treguar qartë se familjet me shumë anëtarë janë ato që preken më rëndë nga mungesa e hapësirës së mjaftueshme. Nga 726 mijë banesat e banuara, pjesa më e madhe e shtëpive me 4 dhe sidomos me 5 ose më shumë persona gjenden në kategori sipërfaqesh relativisht të vogla. Për shembull, mbi 67 mijë familje me 5+ anëtarë jetojnë në banesa prej vetëm 40-69 m², ndërsa gati 40 mijë të tjera jetojnë në shtëpi 70-99 m², një hapësirë që shpesh është larg nevojave reale të një familjeje të madhe./Tv Scan

PËRQINDJA E NJERËZVE QË JETOJNË NË SHTËPI TË MBIPOPULLUARA





(si % e popullsisë së përgjithshme)

Etiketa: aktualitet
Pas

Miratohet Paqja Fiskale në Komision të Ekonomisë, gati të bëhet realitet

Para

Paradoksi i ekonomisë: Kemi rritje, por bizneset janë pesimistë

Para
Paradoksi i ekonomisë: Kemi rritje, por bizneset janë pesimistë

Paradoksi i ekonomisë: Kemi rritje, por bizneset janë pesimistë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar