• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
9 minutes më parë
në Teknologji
0
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për modernizimin dhe integritetin e sistemit të prokurimeve publike, sipas raportit më të fundit të monitorimit të SIGMA-s, tha Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit “30 vjet Prokurime Publike – Shqipëria, lider rajonal në modernizimin e sistemeve të prokurimit”. Ai deklaroi se vendi ka kaluar një transformim rrënjësor, i cili duhet të komunikohen më qartë në një mjedis të polarizuar politikisht.

“Erdha me kënaqësi sot këtu, sepse realisht është fjala për një transformim rrënjësor, i cili ka nevojë të vihet në pah dhe të komunikohet sa më shumë dhe sa më mirë në një mjedis shumë të helmuar nga politika, nga gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, si edhe nga episode të caktuara të cilat tregojnë vullnetin e plotë të shtetit shqiptar për të luftuar në të gjitha frontet me problemin e madh dhe të trashëguar të korrupsionit dhe nuk tregojnë kurrsesi që në luftën kundër korrupsionit, progresi është i diskutueshëm sepse në fakt progresi ynë në luftën kundër korrupsionit është i padiskutueshëm. Këtë e tregon shumë qartë edhe fakti se pasqyrat e të dhënave të të gjithëve procedurave të reja të viteve të fundit kanë një dallim shumë të dukshëm me ato të deri disa viteve më parë.

E ky dallim i dukshëm nuk është një rastësi, por është një rezultat i një pune të jashtëzakonshme, ku Agjencia e Prokurorit Publik falë dhe dua ta them këtë me një nënvizim të fortë, lidershipit të drejtores së Agjencisë, Rejdës dhe natyrisht falë edhe skuadrës së saj, ka udhëhequr një proces në të cilin edhe Komisioni i Prokurimit Publik në vitet e fundit është bashkuar, duke faktikisht e bërë Shqipërinë të jetë një vend në këtë rajon, ku siç e dëgjuam edhe nga fjala e parafolësit, që këtu përfaqëson një partner të rëndësishëm në këtë proces, siç është Banka Botërore, të jetë një vend lider. Një vend lider për integritetin dhe për efikasitetin e procesit të prokurorimeve publike.

Ky fakt i nënvizuar qartësisht edhe në raportin e monitorimit të Sigmës, i cili renditi Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor dhe me diferencë nga të tjerët për performancën e sistemit të prokurimit publik do të ishte i pamendueshëm deri jo shumë vite më parë dhe ndërkohë është rezultat i pikërisht gjithë sa thashë më lart”, tha Rama, shkruan A2 CNN.

Kryeministri njoftoi gjithashtu një fazë të re teknologjike në procesin e prokurimeve, ku inteligjenca artificiale do të ketë rol qendror. “Sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun”, theksoi Rama, duke nënvizuar se kjo qasje synon rritjen e transparencës dhe uljen e mundësive për abuzim.



Sa i përket shqetësimeve për manipulimin e algoritmeve, Rama sqaroi se sistemi “Diella” do të jetë plotësisht i auditueshëm dhe çdo hap i saj i dokumentuar. “Asgjë nuk do të jetë e pagjurmueshme… vendimin përfundimtar do ta marrë përsëri komisioni përkatës”, tha ai.

Në vijim, Rama theksoi nevojën për rritjen e profesionalizmit në fushën e prokurimeve, duke rikujtuar se mijëra procedura kërkojnë ekspertizë të lartë. Për këtë arsye, qeveria ka centralizuar të gjitha prokurimet te Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i cili pritet të shndërrohet në një institucion profesionistësh të kualifikuar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Para

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Para
Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

nga Fast News
08:00 | 11/12/2025
0

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

nga Fast News
07:30 | 11/12/2025
0

Recent News

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

14:03 | 11/12/2025
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

13:57 | 11/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar