• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Biznesi i turizmit dentar, si Europa po bën dhëmbët në Shqipëri

nga Fast News
2 hours më parë
në Biznes
0
Biznesi i turizmit dentar, si Europa po bën dhëmbët në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një zgjerimi të shpejtë vitet e fundit, të ndikuar nga rritja e klientëve të huaj, kryesisht italianët, tregu i shërbimeve mjekësore, sidomos atyre dentare, po riformatohet.

Kompanitë e mëdha po specializohen dhe po investojnë në infrastrukturë, madje edhe në atë hoteliere.

Ashtu si në çdo segment tjetër, ku sapo shihet që ai po rezulton fitimprurës, konkurrenca shtohet me shpejtësi, kjo po ndodh dhe me shërbimet dentare.

Operatorët e tregut pohojnë se një nga zhvillimet kryesore është hapja e shumë klinikave të vogla, që kanë hyrë në treg pasi janë tërhequr nga kthimet e larta. Kjo dyndje ka çuar në një ulje të çmimeve, që ka ngadalësuar rritjen e kompanive dhe ka ulur normat e fitimit.

Tregu italian vijon të jetë dominues, sidomos ai i Italisë së Jugut, që njihen si kursimtarë dhe që tentojnë të marrin oferta sa më të mira.



Klientët tërhiqen përmes disa kanaleve, ku më kryesoret mbeten agjentët që funksionojnë si call center, ndonëse problem është ulja e personave që flasin gjuhën italiane, që nuk është më dominuese në brezin e ri, me këtë të fundit që po orientohet nga anglishtja.

Këto shoqëri thirrjesh telefonike janë zakonisht të vogla me 3-4 persona, që shpesh kanë vështirësi në administrimin e punës, e cila është komplekse dhe kërkon koordinim në lënien e orareve, pritjen, ndjekjen e pacientëve etj., duke pasur probabilitet që procesi të dështojë.

Kompanitë po tentojnë t’i largohen këtij modeli duke u orientuar në marketingun në rrjete sociale, përmes influencerëve, apo me reklamimin në mediat italiane.

Operatorët e mëdhenj po investojnë dhe në akomodim. Pothuajse të gjithë po hapin hotele, çka ul kostot e qëndrimit dhe ndihmon në koordinimin e punës dhe menaxhimin e klientëve.

Me rritjen e aktivitetit, të mëdhenjtë po tentojnë të shënjestrojnë klientelën dhe të specializohen apo dhe të ndahen në disa shoqëri.

Konkurrenca e fortë po ndikon negativisht dhe në cilësi. Operatorët e tregut pohojnë se në përpjekje për të ulur kostot dhe për të shtuar ofertat, shoqëritë i janë drejtuar Kinës për të blerë materiale.

Konkurrenca dhe mungesa e stafit i ka rritur shumë kostot dhe ka shumë subjekte që kanë hyrë në këtë treg dhe nuk kanë arritur të ecin.

 

Më të mëdhenjtë e stomatologjisë

“Brianza Dent” është operatori më i madh në fushën e shërbimeve dentare, me aksioner Dr. Luan Mavriqi. Pas rritjes së shpejtë të viteve të fundit, të ardhurat e kompanisë ranë për herë të parë me 12%, në 1.25 miliardë lekë.

Edhe fitimet u tkurrën me 25%, në 308 milionë lekë. Norma u reduktua në 25%, nga 37% që ishte dy vjet më parë.
Klinika, sipas faqes së internetit, ofron një sërë shërbimesh dentare si implantet, fasetat, e-max, aparatet dentare, ortondoncia. Klinika thekson se u shërben si klientëve vendas, ashtu edhe të huaj.

“M&M MEDICAL”, me aktivitet në fushën e stomatologjisë, është një shoqëri e krijuar në dhjetor 2023, nga ortaku i vetëm Egresa Mavriqi, po pjesë e grupit “Brianza”. Shoqëria raportoi në vitin e parë të aktivitetit të ardhura prej 1.4 miliardë lekësh dhe fitime prej 580 milionë lekësh, me një normë 40%.

Sipas raportit të aktivitetit, shoqëria ka 236 punonjës. “Shoqëria M&M Medical’ sh.p.k., ashtu si e gjithë ekonomia, është e ekspozuar ndaj rrezikut të çmimeve, të kredisë, të likuiditetit dhe të flukseve të parasë.

Një ndër faktorët kryesorë të këtij rreziku është, pa dyshim, rritja e çmimeve të blerjes së mallrave dhe inflacioni, i cili ndikon edhe përmes kursit të këmbimit të monedhave.

Pasi shumica e klientëve tanë operojnë në monedha të huaja – kryesisht në Euro – zhvlerësimi i kësaj monedhe ka sjellë si pasojë uljen e të ardhurave të kompanisë”, thuhet në raportin e aktivitetit.

“UPTC”, me qendër në Lushnjë, që operon me emrin tregtar “My Dental Tourism” (Azalea) është i dyti më i madh në vend, duke i dhënë impuls të gjithë qytetit, përmes tërheqjes së turistëve, që potencialisht shpenzojnë në këtë qytet, që nuk njihet shumë nga të huajt. Të ardhurat e shoqërisë ishin 655 milionë lekë, me rritje 28%.

Megjithatë fitimet mbeten minimale, në 87 milionë lekë, me normë 13%, ndryshe nga operatorët e tjerë, që kanë kthime më të larta. Sipas raportit të aktivitetit, “UPTC” sh.p.k. ka pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe të zgjeruar që nga themelimi në vitin 2017.

Aktiviteti i saj është përqendruar në fushat: Shërbime dentare (stomatologji të përgjithshme dhe të specializuara); Turizëm dentar (akomodim dhe transport për pacientët e huaj); Shërbime estetike.

Në Lushnjë, shoqëria operon me dy klinika dentare dykatëshe. Së shpejti pritet hapja e një klinike të re estetike në Lushnjë, me qëllim përqendrimin tërësor të shërbimeve të mjekësisë estetike.

Kompania raporton se në Tiranë ka pasur dhe ka disa njësi dytësore të hapura, me lëvizshmëri të lartë, për shkak të adaptimit me tregun e kryeqytetit.

“Elite dental” është operatori i tretë më i madh në treg. Kompania raportoi 335 milionë lekë të ardhura në vitin 2024 dhe fitime prej 156 milionë lekësh, me normë prej 47%.

Shoqëria kishte aktivitet me këtë emër vetëm në gjysmën e vitit, për shkak të ndryshimit të NIPT. Në vitin 2023, kompania kishte të ardhura prej rreth 560 milionë lekësh.

 

Italianët, “koprracë”, mbeten tregu kryesor

Sipas burimeve nga tregu, diferenca e lartë e çmimeve të shërbimeve dentare mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, me rreth 35-40% më lirë, është ndër arsyet kryesore që po tërheq të huaj.

Konkurrenti kryesor është Turqia, që ka çmime të krahasueshme, apo më të ulëta se Shqipëria. Kroacia, dikur një tjetër vend i preferuar, është shtrenjtuar duke u barazuar në shërbime me vendet e tjera europiane, si Italia.

Italianët, të njohur si “koprracë”, dominojnë në klientelë. Operatorët e tregut shprehen me shaka se ata nuk e quajnë më as turizëm dentar, sepse klientët priren që të mos shpenzojnë asgjë jashtë paketës së shërbimit.

Një person që ka probleme me të gjithë dhëmbët mund të marrë shërbimin e vendosjes së tyre në Shqipëri për 10 mijë euro, ndërsa në Itali kushton mesatarisht 20-25 mijë euro. Kostot e akomodimit dhe të fluturimeve janë të ulëta.

Klientët italianë janë në pjesën më të madhe nga Italia e Jugut dhe të moshës mbi 50 vjeç.

Tregu po bën përpjekje për t’u diversifikuar. Ka pasur interes, sipas operatorëve nga frëngjishtfolësit. Britanikët janë një objektiv i mirë potencial, por ata tradicionalisht preferojnë Turqinë.

Klinikat dentare janë munduar të fusin shërbime estetike, po kjo nuk ka funksionuar shumë, si nga mungesa e eksperiencës, ashtu edhe modeli i biznesit të ngritur. Më të vështirët janë nordikët, që janë skeptikë, për shkak se Shqipëria nuk ka emër në këtë treg.

 

Rreziqet?!

Shtimi i konkurrencës rriti shqetësimin tek operatorët, se mund të bëhet në kurriz të cilësisë dhe kohës së shërbimit. Implantet janë shërbime me 10 vjet garanci dhe nëse shfaqin probleme më pas te klientët, pjesa më e madhe e të cilëve janë në moshë të madhe, mund të dëmtojnë imazhin e vendit.

Edhe mediat italiane kanë shkruar me skepticizëm për cilësinë e këtij shërbimi. Gjithsesi, operatorët sugjerojnë se potenciali i këtij tregu është i madh, por gjithmonë nëse do të kishte kontrollin e duhur nga institucionet shtetërore.

Klinikat e mëdha ofrojnë standarde të larta e shërbime cilësore, të niveleve europiane, ndërsa janë konkurruese me çmimet.

 

Shtohet konkurrenca dhe për shërbimet estetike

Është e zakonshme që në rrugët e Tiranës, apo në aeroport, të shohësh të huaj me hundë e kokë të fashuar.

Pamela, një shqiptare që jeton e punon në Itali si fizioterapiste, thotë se koleget e saj i thonë vazhdimisht se kanë dëgjuar që shërbimet estetike në Tiranë kushtojnë shumë më lirë se në Itali dhe shprehin interesin të shkojnë e t’i kryejnë ato.

Konkurrenca është shtuar dhe në këtë segment, duke sjellë ngadalësim të rritjes apo dhe rënie për të mëdhenjtë.

“Sombrero” (Klinika Keit) është më e madhja në vend për mjekësinë e specializuar estetike.

Në vitin 2024, të ardhurat e kompanisë ishin për herë të parë me tendencë rënëse, duke u tkurrur me 14%, në 839 milionë lekë, ndërsa në vitin 2023 ishin rritur me 8.2% dhe në vitin 2022 u dyfishuan. Në vitin 2024, fitimet u përgjysmuan në 187 milionë lekë, duke dalë nga renditja e “Monitor 200”.

Edhe norma e kthimit u reduktua ndjeshëm në 22%, nga 37% në 2023, dhe 48% në vitin 2022.

Pavarësisht rënies së të ardhurave dhe fitimeve, kompania raportoi shtim të shpenzimeve të personalit me 16%, në 211 milionë lekë. Më e shtrenjtë ishte dhe lënda e parë, duke u bërë një faktor tjetër në tkurrjen e fitimeve.

Sipas burimeve nga “Sombrero”, edhe për ndërhyrjet estetike, klientët kryesorë janë italianët. Disa nga procedurat kirurgjikale që zakonisht kanë një kërkesë të lartë dhe preferohen nga pacientët janë:

– Lipoaspiracioni (liposuksioni), një procedurë e zakonshme për heqjen e yndyrës së tepërt nga zona e trupit si abdomeni, beli, gjinjtë dhe kofshët.

– Rinoplastika, një ndërhyrje për ndryshimin e formës së hundës për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

– Face Lift: Kjo është një ndërhyrje për të zbutur rrudhat dhe për të kthyer një pamje më të re të fytyrës.

– Rritja e gjoksit: Në këtë kategori përfshihen ndryshimet e madhësisë së gjoksit përmes implanteve ose transferimit të yndyrës së trupit.

– Abdominoplastika: Një procedurë për të hequr qelizat e tepërta të lëkurës dhe yndyrën nga zona e barkut.

– Transplantimi i flokëve: Për persona me humbje të dukshme të flokëve, transplantimi i flokëve është një opsion, ku kërkesat janë kryesisht nga të huaj.

Edhe spitalet private po e shohin me interes ofrimin e shërbimeve estetike. “American Hospital”, më i madhi në vend, theksonte në raportin vjetor se do të fokusohet edhe në zgjerimin e aktivitetit të tij edhe jashtë territorit të Shqipërisë dhe zhvillimin e turizmit mjekësor, duke rritur edhe më tej kapacitetet e shërbimit.

“Sektori shëndetësor është një zonë me mundësi në rritje për investitorët spitalorë, veçanërisht ata që kërkojnë të synojnë pacientë ndërkombëtarë nga tregjet e afërta europiane si Italia, Greqia dhe Ballkani.

Shumë pacientë të huaj tashmë po udhëtojnë drejt Shqipërisë për shërbime shëndetësore cilësore me kosto më të ulëta dhe kjo prirje pritet të vazhdojë të rritet me përmirësimin e standardeve të kujdesit shëndetësor privat”, thuhet në raport./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Puna gjatë natës të mplak trurin

Para

Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist

Para
Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist

Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ariana Mantzaris, shqiptarja në krye të kompanisë australiane, që po udhëheq trendet botërore të bukurisë së flokëve

Ariana Mantzaris, shqiptarja në krye të kompanisë australiane, që po udhëheq trendet botërore të bukurisë së flokëve

nga Fast News
18:30 | 07/12/2025
0

Netflix trondit Hollywood-in, blen Warner Bros për 80 miliardë dollarë

Netflix trondit Hollywood-in, blen Warner Bros për 80 miliardë dollarë

nga Fast News
18:00 | 07/12/2025
0

Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist

Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist

nga Fast News
17:30 | 07/12/2025
0

Biznesi i turizmit dentar, si Europa po bën dhëmbët në Shqipëri

Biznesi i turizmit dentar, si Europa po bën dhëmbët në Shqipëri

nga Fast News
17:00 | 07/12/2025
0

Recent News

Ariana Mantzaris, shqiptarja në krye të kompanisë australiane, që po udhëheq trendet botërore të bukurisë së flokëve

Ariana Mantzaris, shqiptarja në krye të kompanisë australiane, që po udhëheq trendet botërore të bukurisë së flokëve

18:30 | 07/12/2025
Netflix trondit Hollywood-in, blen Warner Bros për 80 miliardë dollarë

Netflix trondit Hollywood-in, blen Warner Bros për 80 miliardë dollarë

18:00 | 07/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar