• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet? Del studimi i ALTAX: Ja sa bien cmimet

nga Fast News
36 minutes më parë
në Ekonomi
0
Ulja e TVSH-së për ushqimet? Del studimi i ALTAX: Ja sa bien cmimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra studimore e taksave, Altax ja studiuar uljen e mundshme të TVSH-së dhe ndikimin që kjo masë do të kishte në reduktimin e cmimeve të ushqimeve. Një lehtësi e tillë është premtuar vazhdimisht në fushatat e fundit elektorale nga opozita. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, njohur ndryshe si TVSH-ja është taksa e konsumit, që paguhet 20% mbi produkt që blejmë.

Në studimin e tij, Altax ka vlerësuar efektet fiskale, çmimet dhe kërkesën e një uljeje të synuar të TVSH-së për mallra bazë (ushqime + energji për familjet) në Shqipëri, duke u mbështetur në bazën tatimore vjetore prej 844.8 miliard ALL (Shpenzimet familjare 2024, INSTAT).

Nga studimi rezulton se ulja e TVSH-së mund të aplikohet për një numër të kufizuar artikujsh, për një periudhë të përkohshme prej 6–12 muajsh.

Një masë e tillë mund të justifikohet si investim afatshkurtër për mbrojtje sociale dhe stabilizim të inflacionit, me përfitime multiplikative që tejkalojnë kostot në kontekst krizash. Suksesi i saj varet plotësisht nga zbatimi korrekt, përfshirë faturimin elektronik, monitorimin dhe mekanizmat claë-back.

 

PËRFUNDIMET E STUDIMIT

Ulja e TVSH-së në opsionin e kombinuar me shtrirje 20%, normë të reduktuar 15%, passthrough 40% dhe periudhë 6 deri 12 muaj ul çmimet e 12 mallrave bazë me 1.67%, duke e çuar bukën nga 120 në 115 lekë dhe qumështin nga 130 në 126 lekë.

Kjo krijon kursim mesatar familjar prej 670 deri 800 lekësh në muaj që përkthehet në një thes miell plus një javë qumësht falas, ul inflacionin me 0.16 pikë përqindje duke rritur fuqinë blerëse me 1.5% për familjet e varfra, kushton 8.4 miliard lekë ose 4.97% të TVSH-së që mbulohet pa shkurtime sociale dhe stimulon PBB-në me 0.1 deri 0.2% përmes rritjes së konsumit dhe punësimit në tregti.

Përfitimet ndryshojnë sipas grupeve sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2024, ku familjet e varfra me të ardhura nën 60,000 lekë kursejnë 750 lekë duke përfituar dyfish mesatare me ulje inflacioni 0.3 deri 0.4 pikë përqindje, zonat rurale kursejnë 650 deri 750 lekë që siguron një muaj ushqim falas për 240,000 familje, zonat urbane kursejnë 750 deri 800 lekë për një karrocë ushqimesh plus një faturë energjie dhe totali shoqëror arrin 7.35 miliard lekë baras me ndihmën sociale vjetore.

Kjo masë nuk ul çmimet e gjithçkaje por vetëm 12 artikujt që konsumohen çdo ditë, nuk zgjidh varfërinë por ndihmon pa zëvendësuar pagat dhe punësimin, nuk dëmton buxhetin sepse humbja prej 8.4 miliard lekësh është e kontrolluar dhe e përkohshme dhe nuk funksionon pa faturë, ku çmimi mbetet i vjetër ndërsa me faturë bie në 115 lekë duke dhënë kursim 700 lekësh në muaj dhe duke favorizuar formalizimin kundrejt informalitetit.

Kushti i vetëm për sukses është fatura elektronike sepse pa të çmimi mbetet 120 lekë dhe kursimi zero ndërsa me të çmimi bie në 115 lekë dhe formalizimi fiton duke e kthyer faturën në çelës kursimi personal. Qeveria miraton Aktin, krijon ekipin dhe publikon dashboard-in, biznesi përditëson kasën, shfaq çmimin e ri dhe lëshon faturë ndërsa qytetari kërkon faturë në çdo blerje duke thënë a mund të ma jepni me faturë.

Kjo masë ia vlen sepse zbatohet sot pa ligje të reja dhe pa burokraci, është e drejtë duke ndihmuar më shumë ata që kanë më pak, është e përkohshme me 6 muaj provë dhe vendim me fakte pastaj, është e matshme çdo muaj për çmimet faturat dhe kursimin dhe është mundësi për formalizim duke kaluar nga kultura pa faturë te ajo me faturë kursen.

Ulja e TVSH-së për 12 mallra bazë me faturë elektronike 100% ul çmimet reale, kursen 700 lekë në muaj për çdo familje, stabilizon inflacionin dhe kursin dhe kushton vetëm 8.4 miliard lekë si investim social me kthim të lartë nëse zbatohet me koordinim dhe transparencë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Stuhi, rrebeshe dhe rrufe! Paralajmëron meteorologia: Mos lëvizni pa arsye

Para

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

Para
Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rregulla të reja për deklarimin e faturave, ndryshon ligji “Për fiskalizimin”

Rregulla të reja për deklarimin e faturave, ndryshon ligji “Për fiskalizimin”

nga Fast News
11:30 | 18/11/2025
0

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

nga Fast News
11:00 | 18/11/2025
0

Ulja e TVSH-së për ushqimet? Del studimi i ALTAX: Ja sa bien cmimet

Ulja e TVSH-së për ushqimet? Del studimi i ALTAX: Ja sa bien cmimet

nga Fast News
10:59 | 18/11/2025
0

Stuhi, rrebeshe dhe rrufe! Paralajmëron meteorologia: Mos lëvizni pa arsye

Stuhi, rrebeshe dhe rrufe! Paralajmëron meteorologia: Mos lëvizni pa arsye

nga Fast News
10:20 | 18/11/2025
0

Recent News

Rregulla të reja për deklarimin e faturave, ndryshon ligji “Për fiskalizimin”

Rregulla të reja për deklarimin e faturave, ndryshon ligji “Për fiskalizimin”

11:30 | 18/11/2025
Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

11:00 | 18/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar