• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
4 weeks më parë
në Biznes
0
Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të vetëpunsuarve në Shqipëri, të ardhurat e të cilëve sigurohen nga më pak se 3 klientë,  do tu ofrohet mundësia e deklarimit para drejtorisë tatimore rajonale me qëllim vërtetimin, nëse këto të ardhura burojnë vërtet nga marrëdhëniet e biznesit apo janë të ardhura, të cilat, në kushte normale, do të buronin nga marrëdhëniet e punësimit,  por, me qëllim shmangien tatimore dhe uljen e detyrimeve tatimore, punonjësi ka dalë nga listëpagesa dhe është regjistruar si biznes.

Ministria e Financave ka hartuar një projektligj që sjell ndryshime në ligjin për tatimin mboi ardhurat,  pasi gjatë zbatimit ne praktikë të këtij rregulli janë vërejtur ankesa nga personat fizike, që ushtrojnë aktivitet te mirëfillte biznesi, pavarësisht përqendrimit të të ardhurave te një apo dy klientë.

Referuar relacionit përkatës, në funksion të krijimit të një sistemi tatimor sa më të drejtë, me anë të këtij projektligji parashikohet përcaktimi i deklaratës se statusit të të vetëpunësuarit, ku listohen kritere shtesë, që, pavarësisht nëse personi fizik mund të ketë 80% të të ardhurave nga një klient i vetëm, apo 90% nga dy klientë, por në të njëjtën kohë personi fizik ushtron një marrëdhënie të mirëfilltë biznesi, atëherë personi fizik të mos penalizohet nga ky rregull antishmangie, por të bëhen vlerësime të mëtejshme lidhur me subjektet, të cilat janë realisht shmangës tatimor.

Kriteret që parashikohen në deklaratë lidhen kryesisht me: llojin e shërbimit dhe natyrën e marrëdhënies së punës; sjelljen e të vetëpunësuarit në ambientin e punës; kontrollin mbi produktin e punës dhe faktorët e gjenerimit të tij, të cilat do të vetëdeklarohen nga i vetëpunësuari në deklaratën e statusit të vetëpunësuarit.

Ndërkohë, në vijim të përpjekjeve për krijimin e një kuadri tatimor nxitës në fushën e sportit, artit dhe sponsorizimeve, projektligji parashikon gjithashtu shtimin e disa lehtësive fiskale, të cilat kanë për qëllim nxitjen e sponsorizimeve në këto fusha, si dhe krijimin e kushteve stimuluese për artistët e huaj, që zhvillojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë.



Në këtë kuadër, propozohet:  zgjerimi i kategorisë së subjekteve, që përfitojnë nga njohja si shpenzim i zbritshëm në masën sa trefishi i shumës së sponsorizuar, ku shuma e sponsorizuar njihet deri në nivelin 5% të fitimit para tatimit. Kategoritë që do të përfshihen, përveç ekipeve sportive, do të përfshijnë edhe federatat sportive, komitet olimpike, si dhe sportistët e nivelit të lartë, që kanë fituar tituj për meritë në sport. Me qëllim nxitjen e tërheqjes së artistëve të huaj në vend, propozohet përjashtimi nga rezidenca tatimore për një periudhë prej 24 muajsh për artistët që nuk janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, me anë të këtij projektligji propozohet që nga 3% që janë aktualisht, shpenzimet e zbritshme lidhur me aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit, që synojnë përfitimin e njohurive të reja në fushën e shkencës dhe teknologjisë, si dhe zbatimin e tyre përmes inovacionit në produkte apo shërbime, të njihen deri në 5% të fitimit para tatimit. Ky propozim synon të nxisë sektorin privat për të investuar në kërkim dhe zhvillim (R&D) përmes bashkëpunimit me institucione shkencore dhe organizata kërkimore, duke e bërë më tërheqëse sponsorizimin në këtë fushë.

Etiketa: aktualitet
Pas

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

Para

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Para
Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

nga Fast News
11:31 | 10/12/2025
0

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

nga Fast News
11:25 | 10/12/2025
0

Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit

Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit

nga Fast News
08:55 | 10/12/2025
0

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

nga Fast News
08:53 | 10/12/2025
0

Recent News

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

11:31 | 10/12/2025
Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

11:25 | 10/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar