• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rama rikthehet në Parlament për buxhetin: Do të rrisim pagat e administratës, mjekëve dhe mësuesve

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Rama rikthehet në Parlament për buxhetin: Do të rrisim pagat e administratës, mjekëve dhe mësuesve

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Projektbuxheti 2026 ka rikthyer kryeministrin Rama në seancë plenare në një përballje me opozitën. Kreu i qeverisë ka preznatuar draftin më të rëndësishëm të financave publike, duke e vënë fokusin tek rritja e pensioneve, pagave të punonjësve të administratës dhe rritja e pagës minimale.

“Një tjetër zotim i dhënë në pranverë dhe që mbahet në këtë buxhet, është rritja e pagës minimale që qysh prej janarit do të jetë 500 euro dhe do të jetë një pagë që do të vazhdojë të rritet brenda mandatit të katërt me objektivin ambicioz që deri në fund të këtij mandati, paga minimale në Shqipëri të jetë 700 euro”.

Kryeministri u ndal edhe te politika e rritjes së pagave, ku efekti financiar llogaritet 100 mln euro.

“Për herë të parë do të fusim edhe indeksimin periodik të pagës çdo dy vjet për administratën publike, në mënyrë që të vazhdojmë të fuqizojmë familjen dhe të mbështesim rritjen e standardit të jetesës.

Gjithashtu kemi parashikuar përsëri për herë të parë dhe rritjen e diferencuar pagash për të mbështetur më shumë punonjësit me paga më të ulëta dhe për të siguruar një shpërndarje më të drejtë të kompensimit të gjithë administratës. Kështu si më poshtë 10 mijë e 600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, aktivistë, arkivistë, magazinier, protokollistë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lek të reja në muaj.

Specialistët e administratës publike do të përfitojnë 5 mijë lek të reja në muaj.

Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lek të reja në muaj.

Dhe në shëndetësi për herë të parë përveç indeksimit vjetor do të fillojë dhe llogaritja e vjetërsisë në punë, gjë që pagën e mjekut të përgjithshëm për shembull do ta çojë nga 131 mijë e 700 lekë në 143 mijë e 500 lekë.

Ndërsa pagën e infermiereve do ta çojë nga 87 mijë lekë, në 92 mijë e 500 lekë.

Të njëjtën gjë, përveç indeksimit me rritjen për vjetërsinë në punë do të bëjmë dhe për punonjësit e policisë së shtetit që për gradat më të ulëta do të ketë një rritje mesatare prej 5000 lekësh të reja në muaj dhe pastaj sipas vjetërsisë në punë për inspektoret nga 80 mijë e 500, paga do të shkojë në 84 mijë e 500 ndërsa shtesa do të shkojë në 100 mijë lekë.

Nën komisarët, 95 mijë e 500 do të shkojnë në 100 mijë lek, me shtesa do të shkojnë në 116 mijë lekë.

Komisarët sot janë në 105 mijë dhe në total do të shkojnë në 125 mijë.

Drejtuesit e thjeshtë sot janë 130 mijë, do të shkojnë në 156 mijë e 540 lek të reja pagën.

Kostoja totale e këtyre masave për sa i përket administratës është 100 milionë euro”.

Paketa fiskale

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit Rama u ndal edhe te dy projektligjet më të debatuara të paketës fiskale,  “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” dhe projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” .

“Këtu u fol edhe për një falje të madhe, është e vërtetë, është një falje e madhe që përmes “Paqes Fiskale” do t’i bëhet të gjithë sipërmarrjes, duke i dhënë mundësinë që të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra, duke ushqyer më tepër besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë  mes sipërmarrjes e administratës tatimore dhe duke e lehtësuar marrëdhënien mes tyre, e duke lehtësuar edhe kostot administrative të sipërmarrjeve. Prandaj i ftoj të gjitha sipërmarrjet, të lexojnë me kujdes paketën tonë fiskale dhe t’i referohen faljes së detyrime tatimore që do të bëhet në katër forma;

– Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite,

– Fshirje 50% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave.

-Fshirje 25% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, gjithashtu me fshirje të gjobave dhe interesave.

-Dhe fshirja e gjobave ka marrë vonesa për periudhën 1-5 vite, me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhe.

Kështu, bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të ketë mundësi të korrigjojnë deklarimet dhe pasqyrat e mëparshme financiare. Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, tatimi i fitimit do të jetë vetëm 5%. Sipërmarrja mund të angazhohet të rrisë me 18% fitimin e tatueshëm krahasuar me vitin e kaluar dhe çdo fitim mbi këtë nivel do të tatohet me vetëm 5%.

Kjo është një marrëveshje e re, një marrëveshje kuptimplotë dhe një marrëveshje transparente në funksion të fuqizimit të ekonomisë dhe pa diskutim, edhe në funksion të lehtësimit të kompanive e të rritjes së mëtejshme të ekonomisë”, pohoi kryeministri Rama.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kaos edhe në botën e kriptomonedhave, “Bitcoin” bie në 90 mijë dollarë, fshiu të gjitha fitimet e vitit 2025! Rënie me 30% në pak javë

Para

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

Para
Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

nga Fast News
16:30 | 19/11/2025
0

Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

nga Fast News
15:51 | 19/11/2025
0

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

nga Fast News
15:50 | 19/11/2025
0

Rama rikthehet në Parlament për buxhetin: Do të rrisim pagat e administratës, mjekëve dhe mësuesve

Rama rikthehet në Parlament për buxhetin: Do të rrisim pagat e administratës, mjekëve dhe mësuesve

nga Fast News
15:30 | 19/11/2025
0

Recent News

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

16:30 | 19/11/2025
Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

15:51 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar