• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të jepet

nga Fast News
30 minutes më parë
në Finance
0
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të jepet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e rradhës vendimin për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2025.

Sipas këtij vendimi, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Në këtë vendim parashikohet dhënia e një shpërblim financiar sipas fashave:

Në masën 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, për rreth 540,959 persona, nga të cilat 421,514 janë pensione të pleqërisë, 2,322 pensione sociale, 3,715 pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, për fëmijët e republikës, veteranë të LANC-it, trajtime të veçanta të minatorit dhe industrisë ushtarake, pensione të posaçme. Gjithashtu janë 65,232 invalidë të punës dhe 48,087 pensione familjare.

Kategoritë përfituese janë si mëposhtë:

  1. a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë,
  2. b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social,
  3. c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës,
  4. d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar,
  5. e) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”.
  6. f) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANC-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta,
  7. g) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
  8. h) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë,
  9. i) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë,
  10. j) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake
  11. k) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji.

Në masën 10,000 (dhjetëmijë) lekë, për rreth 221,781 persona. Në këtë numër janë 218,811 pensione pleqërie dhe vetëm rreth 2,970 përfitues të kategorive të tjera.

Kategoritë përfituese janë si më poshtë:

  1. a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë,
  2. b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake,
  3. c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë, për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë,
  4. d) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë, me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë
  5. e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë,
  6. f) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar
  7. g) Personat që nuk përfitojnë pension, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit,
  8. h) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji” me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë;

Po sipas këtij vendimi, shpërblimi do të paguhet gjatë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026. Pas kësaj datë ky shpërblim parashkruhet dhe nuk mund të përfitohet.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet  nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare.

Etiketa: aktualitet
Pas

BE “i vë fre” inteligjencës artificiale, kufizimet e reja që po aplikohen. Po në Shqipëri çfarë ndodh?

Para

Rriten çmimet e banesave të ato të qirave në Shqipëri, ja arsyet

Para
Rriten çmimet e banesave të ato të qirave në Shqipëri, ja arsyet

Rriten çmimet e banesave të ato të qirave në Shqipëri, ja arsyet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rriten çmimet e banesave të ato të qirave në Shqipëri, ja arsyet

Rriten çmimet e banesave të ato të qirave në Shqipëri, ja arsyet

nga Fast News
19:15 | 26/11/2025
0

Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të jepet

Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të jepet

nga Fast News
18:57 | 26/11/2025
0

BE “i vë fre” inteligjencës artificiale, kufizimet e reja që po aplikohen. Po në Shqipëri çfarë ndodh?

BE “i vë fre” inteligjencës artificiale, kufizimet e reja që po aplikohen. Po në Shqipëri çfarë ndodh?

nga Fast News
18:45 | 26/11/2025
0

Bie prodhimi vendas i energjisë, rriten blerjet nga jashtë

Bie prodhimi vendas i energjisë, rriten blerjet nga jashtë

nga Fast News
18:15 | 26/11/2025
0

Recent News

Rriten çmimet e banesave të ato të qirave në Shqipëri, ja arsyet

Rriten çmimet e banesave të ato të qirave në Shqipëri, ja arsyet

19:15 | 26/11/2025
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të jepet

Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të jepet

18:57 | 26/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar