• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Rregulla të reja për deklarimin e faturave, ndryshon ligji “Për fiskalizimin”

nga Fast News
2 months më parë
në Biznes
0
Rregulla të reja për deklarimin e faturave, ndryshon ligji “Për fiskalizimin”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve.

Konkretisht, ndryshimet në projektligjin për “Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, depozituar për diskutim në komisionet parlamentare,  synojnë të saktësojnë nivelin e identifikimit dhe të gjurmueshmërisë së transaksioneve, duke kërkuar që faturat e shitjeve në rastin e eksportimit të mallrave, kur blerësi është individ, përveçse emrit, mbiemrit dhe adresës, të përfshijë edhe numrin personal të identifikimit (ID) të blerësit. Qëllimi në këtë rast është saktësimi i identifikimit të blerësve të huaj.

Përfshirja e numrit personal të identifikimit (ID) në faturë siguron identifikim të qartë dhe unik të individit, shmang pasaktësitë në procesin e raportimit, si dhe lehtëson verifikimin nga autoritetet tatimore e doganore në rastet e kontrolleve apo hetimeve të mëvonshme.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është shtyrja e afatit për shqyrtimin dhe plotësimin e librave të shitjes e blerjes nga dita e dhjetë në ditën e njëmbëdhjetë të muajit pasardhës. Ky ndryshim synon të sigurojë një afat shtesë prej 24 orësh, të nevojshme për sistemin për procesimin e faturave, nga data e fundit e lejuar për lëshimin e tyre, e cila për rastet specifike, është data 10 e muajit, që pason muajin në të cilin është kryer shërbimi.

Me zbatimin e procesit të fiskalizimit është konstatuar se afati aktual prej tri ditësh për fiskalizimin e faturave në rastet e importeve rezulton shpeshherë i pamjaftueshëm. Pas vendosjes së mallrave në regjimin e qarkullimit të lirë, sistemit elektronik i nevojitet një periudhë kohe për përpunimin dhe shfaqjen e deklaratës përkatëse për ta bërë atë të aksesueshme, çka shpesh pengon tatimpaguesin të  kryejë fiskalizimin brenda afatit ekzistues.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për këtë arsye, propozohet dhe zgjatja e afatit për fiskalizimin e faturës në rastet e importeve, nga deri në 3 ditë pas vendosjes së mallrave të importit nën regjimin e qarkullimit të lirë deri në 7 ditë nga data e vendosjes së mallrave në këtë regjim.

Ky ndryshim synon të përshtatë afatin ligjor për fiskalizimin e faturave të importeve me funksionimin praktik të sistemeve elektronike, duke lehtësuar përmbushjen e detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit.

Këto ndryshime synojnë të përforcojnë transparencën fiskale, të sigurojnë përputhshmërinë e terminologjisë ligjore në fushën tatimore, të lehtësojnë përmbushjen e detyrimeve ligjore nga tatimpaguesit dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm për administrimin e të ardhurave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

Para

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç, do të përfitojnë edhe ata që kanë qenë të punësuar për një muaj të vetëm! Skema, ja si do të bëhet përllogaritja

Para
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç, do të përfitojnë edhe ata që kanë qenë të punësuar për një muaj të vetëm! Skema, ja si do të bëhet përllogaritja

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç, do të përfitojnë edhe ata që kanë qenë të punësuar për një muaj të vetëm! Skema, ja si do të bëhet përllogaritja

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

nga Fast News
11:00 | 08/01/2026
0

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

nga Fast News
10:30 | 08/01/2026
0

Përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por dështim i politikave publike

Përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por dështim i politikave publike

nga Fast News
10:00 | 08/01/2026
0

Nike në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Maduro-s, rekord kërkimesh dhe shitjesh

Nike në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Maduro-s, rekord kërkimesh dhe shitjesh

nga Fast News
09:30 | 08/01/2026
0

Recent News

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

11:00 | 08/01/2026
Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

10:30 | 08/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar