• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht reshjeve të dendura në shumë zona të vendit, situata sa i takon infrastrukturës, energjisë dhe transportit mbetet nën monitorim. Lajmin e ka dhënë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që ka informuar mbi gjendjen aktuale.

“Reshjet me intensitet të lartë janë regjistruar në të gjithë territorin e vendit edhe përgjatë mbrëmjes të së martës dhe në orët e para të ditës së sotme. Për pasojë raportohen disa problematika, ndërkohë që gjatë gjithë natës kanë qenë në terren strukturat të cilat janë nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Është ndërhyrë në vijimësi kudo ku janë shënuar problematika dhe po vijohet edhe sot për kthimin e situatës në normalitet.

ARRSH, OSSH, AKUK dhe të gjitha agjencitë e tjera, me kapacitete të shtuara dhe mjete të specializuara, po vijojnë punën në territor, pavarësisht kushteve të rënduara atmosferike.

SITUATA NË AKSET RRUGORE
• Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur prurje uji, inerte dhe dëmtime në disa segmente rrugore, ku më problematike paraqitet situata në zonat e Gjirokastrës, Sarandës dhe Tropojës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve.
• Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vijon, përveç aksit Kranë–Muzinë, i cili aktualisht i bllokuar nga përmbytja e lumit Bistrica.
Akset me probleme:
• Bajram Curri–Valbonë / Dushaj–Lekbibaj / BajramCurri–Fierzë – Shkëputje masivësh shkëmborë dhe çarje muresh pritës. Qarkullimi vijon.
• Kukës–Krumë / Kukës–Shishtavec – Rënie materialesh. Qarkullimi nuk është ndërprerë.
• Skuraj–Burrel – Rënie gurësh. Kalohet me një korsi në disa segmente.
• Koplik–Bogë / Dedaj–Razëm / Bogë–Theth – Rënie materialesh. Janë pastruar.
• Koplik–Reç – Gërryerje bankinash. Kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
• Hani i Hotit–Vermosh – Rënie materialesh. Janë pastruar, qarkullimi vijon normalisht.
• Librazhd–Qafë Thanë – Ka pasur rrëzim të pemëve. U larguan nga trupi i rrugës.
• Qukës-Qafë Plloçë – Rëni gurësh e inertesh në trup të rrugës.
• Elbasan–Peqin – Dalje aluvionesh. U pastruan.
• Kakome–Himarë – Rënie dherash, po punohet për pastrimin. E hapur për qarkullimin.
• Gjirokastër–Kakavijë (Lazarat) – Vështirësi nga ujërat dhe inertet, po punohet për pastrimin.
• Himarë–Qafë Gjashtë (Lukovë) – Rrëshqitje dherash.
• Shijan–Ura e Gajdarit – Lumi Kalasë ka dalë në rrugë.
• Shijan–Delvinë – Ujë dhe shumë inerte në segment.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Rrjeti shpërndarës
• Është rikthyer energjia elektrike në disa zona të veriut, si pasojë e vendosjen në punë të dy linjave 35kV në Koplik dhe Velipojë.
• Situata paraqitet më stabël në rajonet Kukës dhe Burrel.
• Aktualisht janë 36 fidera jashtë pune, për të cilat janë marrë masat për zgjidhjen e defektit.
• Në jug, Nënstacioni Bunec ka pësuar avari për shkak të linjës 35kV që vjen nga Saranda.
• OSSH, në gatishmëri të plotë me bazë materiale dhe staf të dedikuar për emergjencat.



Rrjeti i transmetimit
Në sistemin e transmetimit ka pasur disa stakime të linjëve për shkak të shkarkimeve atmosferike.
• Në orën 20:50 u stakuan L110kV Seta-Peshkopi, L110 F. Arrëz-Lajthizë. Mbeten pa tension, deri 10 minuta N/st Kukës110, Kalimash Tunel110, Kalimash110, Lajthize110, dhe HEC Bele, Lapaj, Veleshica, Seta, Lashkiza. Linjat u rikthyen në punë. Mot me shkarkime atmosferike.
• Në orën 21.30, u stakuan linjat: L110 Kukës-Lapaj dhe L110 Shumat – Veleshica; Mbetën pa tension deri në 6 minuta, HEC Lapaj, Veleshica. Linjat u rikthyen në punë. Mot me shkarkime atmosferike.
• Në orën 22.22 linja L220 Burrel-Elbasan1 u stakua. U rikyç nga mbrojtja menjëherë. Stakim tranzitor. Nuk u preken konsumatorë apo HEC-e.
• Në orën 23:22, u stakua linja L110 Orikum-Himarë. U rikthye në punë pas 3 minutave. Nuk u prekën konsumatorë.
• Në orën 01:05, u stakua Linja L110 Gjirokastër2 – Memaliaj. Nuk u preken konsumatorë. Linja u rikthye në punë.
• Në orën 02:27 stakuar L110 Himarë-Sarandë, ora 04:23 stakuar L110 Orikum-Himarë. Nuk u prekën konsumatorë.
• Aktualisht, nuk ka defekte ose avari ne elementet e Sistemit të Transmetimit të OST.
• Të gjitha brigadat janë në gatishmëri.

Situata në kaskadën e Drinit
• Deri sot në orën 08:00 kanë rënë rreth 70 mm në basenin e Fierzës dhe rreth 190 mm në basenin e Koman-Vau i Dejës.
• Aktualisht vijojnë reshjet e shiut me intensitet të ulët/mesatar, kryesisht në basenin e Fierzës.

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
• Të gjitha Stacionet e Pompimit janë në gjendje pune dhe gatishmërie.
• Burimet me gravitet që preken direkt nga turbullira dhe ndotja e ujit janë marrë masat konform kushteve higjeno-sanitare që të bëhet pastrimi, klorinimi deri në sigurimin e kushteve për furnizim të banorëve.
• Nuk ka pasur asnjë rast të ndërprerjes së furnizimit me ujë .
• Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura dhe Kanalizimet kanë operuar me kapacitet të plotë për shkak të sasisë së konsiderueshme të prurjeve nga reshjet gjatë natës ku janë në operim normal dhe pa probleme.
• Aktualisht në terren janë grupet e punës për kontroll në çdo zonë ku mund të shfaqen probleme.
• Operojnë me rreth 40 grupe në të gjithë vendin të pajisur me mjetet operacionale ndihmëse.

SITUATA NË PORTET DHE AEROPOTIN E TIRANËS

Porti i Durrësit
Situata paraqitet e qetë në të gjithë sektorët. Tragetet kanë mbërritur në orar. Operacionet portuale vijojnë normalisht.

Porti i Sarandës
Situata e qetë, pa problematika .Të dy tragetet e linjës së Korfuzit janë nisur në kohë.

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”
Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht pa vonesa apo ndërprerje.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe grupet e punës po punojnë pandërprerje për t’ju përgjigjur çdo problematike, me fokus garantimin e qarkullimit të mjeteve në të gjitha akset rrugore të vendit, si dhe për të siguruar furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm për të gjithë abonentët” thuhet ne njoftim.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Para

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Para
Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

nga Fast News
08:00 | 11/12/2025
0

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

nga Fast News
07:30 | 11/12/2025
0

Recent News

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

14:03 | 11/12/2025
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

13:57 | 11/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar