• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Connect Albania Forum

nga Fast News
4 weeks më parë
në Ekonomi
0
Connect Albania Forum
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajonal që vjen të ridrejtojë mënyrën se si mendojmë për inovacionin financiar, teknologjinë dhe ekonominë e së ardhmes.

Ky event nuk ka për qëllim thjesht të prezantojë ide të reja, por të ndezë një lëvizje. Një lëvizje drejt një Shqipërie moderne, të pajisur me njohuri, teknologi dhe vizion për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale “cashless”. Ai vendos në qendër edukimin financiar, fuqinë e brezit të ri dhe rolin që digjitalizimi ka në transformimin e çdo sektori të ekonomisë.

I konceptuar të kthehet në traditë, “Connect Albania 2025” do të mbledhë personalitete të politikës, sipërmarrjes, sistemit bankar, teknologjisë dhe akademisë, duke krijuar një hapësirë ku idetë, përvojat dhe praktikat më të mira ndërthuren për të formësuar vizionin ekonomik të vendit.

Gjatë një dite intensive diskutimesh, prezantimesh dhe sesionesh tematikë, profesionistë të fushës do të sjellin strategjitë më të fundit mbi mënyrën se si paguajmë, kursejmë dhe investojmë në një botë gjithnjë e më digjitale. Në bashkëpunim me 42 Tirana dhe me pjesëmarrjen e një Senior Security Engineer nga Microsoft, forumi do të ofrojë një sesion të dedikuar sigurisë së pagesave digjitale, një mundësi unike kjo për studentë dhe të rinj profesionistë të teknologjisë për t’u njohur me standardet më të avancuara të sigurisë kibernetike.

Atmosfera e forumit do të jetë dinamike dhe ndërvepruese, me aktivitete praktike, prezantime të partnerëve, performanca artistike dhe zona edukative ku të gjithë pjesëmarrësit do të përjetojnë konkretisht realitetin e një bote pa para fizike.



“Connect Albania 2025” realizohet falë partneritetit strategjik me Mastercard dhe Credins bank, dy institucione që prej vitesh udhëheqin transformimin e shërbimeve financiare në vend. Ky bashkëpunim forcon vizionin “Cashless 2030”, një objektiv kombëtar për një ekonomi më efikase, transparente dhe të qëndrueshme. Ky forum nuk është një event i zakonshëm. Është një thirrje për një vizion të ri. Një ftesë për të menduar më thellë, për të vepruar më guximshëm dhe për të ndërtuar së bashku Shqipërinë digjitale të së ardhmes.

Etiketa: aktualitet
Pas

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Para

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Para
Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

nga Fast News
11:31 | 10/12/2025
0

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

nga Fast News
11:25 | 10/12/2025
0

Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit

Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit

nga Fast News
08:55 | 10/12/2025
0

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

nga Fast News
08:53 | 10/12/2025
0

Recent News

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

Rol parësor ekonomik i Shqipërisë në rajon

11:31 | 10/12/2025
Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

Minierat e hapura pas vitit 2000 do të monitorohen për mbrojtjen e mjedisit deri në 2028

11:25 | 10/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar