• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria rrit mbështetjen financiare për arsimin profesional. Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj prezantoi në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet mbështetjen e buxhetit 2026 për arsimin profesional dhe tregun e punës.

Në buxhetin 2026 për arsimin professional janë parahsikuar 4.9 miliardë lekë, me një rritje 9.13% rritje kundrejt këtij viti. Nga kjo shumë, 1.47 miliardë lekë do të shkojnë për rikonstruksion shkollash, laboratorë praktikë dhe digjitalizim; 313 milionë lekë për bursa dhe tekste të rimbursuara; ndëkohë që vëmendje do t’I kushtohet edhe modernizimit të kurrikulave, sipas kërkesës së sektorëve ekonomikë.

“Ne po ndërtojmë një sistem arsimor cilësor, fleksibël dhe përfshirës, që i përgatit të rinjtë për nevojat reale të tregut. Modeli dual që ofron mësim në shkollë + praktikë në biznes është thelbësor për ta bërë këtë lidhje më të fortë dhe më efektive. Ne po investojmë për të krijuar më shumë mundësi, më shumë aftësi dhe më shumë shanse për rininë tonë. Sepse një ekonomi e fortë fillon nga shkolla”, është shprehur ministrja.

Të dhënat tregojnë se trendi i arsimit profesional është në rritje të qëndrueshme. Aktualisht, arsimi profesional përbën rreth 19% të arsimit parauniversitar, ndërsa numri i nxënësve që ndjekin këtë drejtim për vitin shkollor 2024–2025 është 15,459, prej të cilëve 2,616 janë vajza. Krahasuar me vitin 2013, kur përqindja e nxënësve që zgjidhnin arsimin profesional ishte 13–14%, sot kjo shifër ka arritur në 19%.

Prioritetet për periudhën afatmesme 2026 –2028 fokusohen në modernizimin e infrastrukturës së ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional (AFP), në përputhje me transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ndër to përfshihet përditësimi i Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale, nxitja e pjesëmarrjes së grupeve të veçanta si vajzat, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet romë e egjiptianë, si edhe zbatimi i plotë i procesit të akreditimit për ofruesit publikë dhe privatë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë së njëjtës periudhë synohet që deri në vitin 2028, 20% e nxënësve të arsimit të mesëm ta ndjekin arsimin profesional, ndërsa përqindja e të diplomuarve që punësohen brenda një viti pas studimeve të rritet nga 57.5% në 68.5%. Parashikohet gjithashtu shtimi i numrit të të diplomuarve në Agjencitë e Formimit Profesional nga 3,000 në 3,400 dhe rritja e përfshirjes së nxënësve nga zonat rurale e komunitetet vulnerabël.

Paralelisht, do të vijojë investimi në infrastrukturë përmes ndërtimit dhe rikonstruksionit të shkollave të praktikave profesionale në disa qytete, përfshirë “Karl Gega” në Tiranë, “Hasan Gina” në Lushnje, “Pavarësia” në Vlorë, “Bajram Curri” në Kukës, “Enver Qiraxhi” në Pogradec, si dhe “Arben Broci” dhe “Hamdi Bushati” në Shkodër.

Etiketa: aktualitet
Pas

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Para

Misër me aflatoksinë nga Serbia, AKU Shkodër bllokon 75 tonë

Para
Misër me aflatoksinë nga Serbia, AKU Shkodër bllokon 75 tonë

Misër me aflatoksinë nga Serbia, AKU Shkodër bllokon 75 tonë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

nga Fast News
13:13 | 09/01/2026
0

Qiratë shtrenjtojnë jetesën, inflacioni rritet në dhjetor ne 2.3%

Qiratë shtrenjtojnë jetesën, inflacioni rritet në dhjetor ne 2.3%

nga Fast News
12:54 | 09/01/2026
0

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

nga Fast News
11:00 | 08/01/2026
0

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

nga Fast News
10:30 | 08/01/2026
0

Recent News

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

13:13 | 09/01/2026
Qiratë shtrenjtojnë jetesën, inflacioni rritet në dhjetor ne 2.3%

Qiratë shtrenjtojnë jetesën, inflacioni rritet në dhjetor ne 2.3%

12:54 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar