• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
4 weeks më parë
në Biznes
0
Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Hartimi i Paketës së re Fiskale është përmbyllur dhe ajo pritet të paraqitet së shpejti për shqyrtim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Ndër masat kryesore që parashikon kjo paketë është falja e detyrimeve tatimore të bizneseve që datojnë më shumë se 10 vite më parë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Paketa Fiskale do t’i përfshijë edhe faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore të krijuara nga viti 2015 deri në fund të 2019-s, me kusht që bizneset të shlyejnë një pjesë të borxhit. Sipas tij, do të fshihen 50% e detyrimeve për periudhën 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, ose 25% në rast pagese me këste brenda një viti, duke përfshirë gjithashtu heqjen e gjobave dhe interesave. Për borxhet më të reja, të krijuara në 5 vitet e fundit, parashikohet fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave, me kusht që të paguhet plotësisht tatimi apo kontributi përkatës.

Por, sa është borxhi që bizneset kanë ndaj shtetit? 

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, në fund të vitit 2024 bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose rreth 1.6 miliardë euro. Gjatë vitit të kaluar, stoku i borxhit u rrit me 7.3 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 4.7% krahasuar me fillimin e vitit.

Përgjatë dhjetë viteve të fundit stoku i borxhit të biznesit është rritur vit pas viti, përjashtim bën vetëm 2017-ta.  Në vitin 2023, bizneset shqiptare i detyroheshin shtetit rreth 155.2 miliardë lekë.



Pjesa më e madhe e këtyre detyrimeve është e akumuluar prej kohësh. Rreth 84.7% e borxhit është më i vjetër se dy vite, ndërsa 64.4% i kalon pesë vitet. Pikërisht kjo pjesë është ajo që mund të përfshihet në faljen e re fiskale. Në vlerë, kjo përfaqëson rreth 507 milionë euro që do të hiqen nga evidencat e shtetit.

Pra, borxhet afatshkurtra deri në 1 vit përbëjnë rreth 14.5 miliardë lekë, ndërsa borxhet afatgjata nga 1 deri në mbi 5 vjet kapin mbi 148 miliardë lekë.

Në përbërjen e borxhit dominojnë tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin, që së bashku zënë mbi 60% të totalit. Në vend të tretë janë kontributet shoqërore dhe shëndetësore, me rreth 15% të stokut. Ndërkohë, analizat tregojnë se 74% e detyrimeve i përkasin bizneseve pasive, të cilat nuk operojnë më në treg.

Falja e parashikuar nuk pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat e buxhetit, pasi bëhet fjalë për borxhe që nuk po arkëtoheshin. Megjithatë, ajo ndihmon në pastrimin e pasqyrave fiskale dhe në ndarjen e qartë mes detyrimeve reale e atyre të humbura ndër vite./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

Para

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

Para
Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

A është Banka Qendrore Europiane kundër Pagesave Elektronike?

A është Banka Qendrore Europiane kundër Pagesave Elektronike?

nga Fast News
13:30 | 06/12/2025
0

Ligji i ri/ Si do të hetohen investimet e huaja që lidhen me sigurinë dhe rendin

Ligji i ri/ Si do të hetohen investimet e huaja që lidhen me sigurinë dhe rendin

nga Fast News
12:53 | 06/12/2025
0

Studimi për çmimet e banesave: Ja sa do të arrijnë deri në 2030-ën

Studimi për çmimet e banesave: Ja sa do të arrijnë deri në 2030-ën

nga Fast News
12:30 | 06/12/2025
0

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë shqiptare

nga Fast News
12:03 | 06/12/2025
0

Recent News

A është Banka Qendrore Europiane kundër Pagesave Elektronike?

A është Banka Qendrore Europiane kundër Pagesave Elektronike?

13:30 | 06/12/2025
Ligji i ri/ Si do të hetohen investimet e huaja që lidhen me sigurinë dhe rendin

Ligji i ri/ Si do të hetohen investimet e huaja që lidhen me sigurinë dhe rendin

12:53 | 06/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar