• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bie prodhimi vendas i energjisë, rriten blerjet nga jashtë

nga Fast News
4 minutes më parë
në Ekonomi
0
Bie prodhimi vendas i energjisë, rriten blerjet nga jashtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përkeqësohet bilanci energjetik i vendit. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti, prodhimi i energjisë ka rënë, ndërsa importet janë rritur. Kështu, në këtë periudhë energjia elektrike në dispozicion u ul me 1,1 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 31,3 %, duke arritur vlerën 1.075 GWh nga 1.565 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2024. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 54,5 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 16,5 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 29,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2025, arriti vlerën 1.260 GWh, nga 762 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 65,3 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti 312 GWh, nga 282 GWh, duke shënuar një rritje prej 10,8 %

Hidrocentralet publike në tremujorin e tretë të vitit 2025, prodhuan 586 GWh nga 1.088 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 46,1 %. Hidrocentralet private dhe koncensionare prodhuan 178 GWh nga 292 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 39,0 %. Të tjerë prodhues, prodhuan 311 GWh nga 185 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 68,4 %.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2025, ka arritur vlerën negative prej 948 GWh.

Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 323 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2025 nga 344 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 5,9 %. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 është 16,0 % nga 16,8 % që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2025, u ul me 0,1 %, duke arritur vlerën 1.700 GËh nga 1.702 GËh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024. Në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar kryesisht konsumatorët jo familjarë, të cilët shënuan një ulje të konsumit me 0,3 %, ndërsa konsumatorët familjarë regjistruan një rritje të lehtë prej 0,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Bie prodhimi vendas i energjisë, rriten blerjet nga jashtë

Bie prodhimi vendas i energjisë, rriten blerjet nga jashtë

nga Fast News
18:15 | 26/11/2025
0

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

nga Fast News
17:45 | 26/11/2025
0

6 shenja se po e çoni dëm jetën tuaj

6 shenja se po e çoni dëm jetën tuaj

nga Fast News
17:14 | 26/11/2025
0

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

nga Fast News
11:44 | 26/11/2025
0

Recent News

Bie prodhimi vendas i energjisë, rriten blerjet nga jashtë

Bie prodhimi vendas i energjisë, rriten blerjet nga jashtë

18:15 | 26/11/2025
Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

17:45 | 26/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar