• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Banka Botërore apel qeverisë: Reformë urgjente për pensionet, ja çfarë rrezikojmë

nga Fast News
7 minutes më parë
në Ekonomi
0
Banka Botërore apel qeverisë: Reformë urgjente për pensionet, ja çfarë rrezikojmë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore rekomandon qeverinë shqiptare të ndërmarrë një sërë reformash të fokusuara në mbrojtjen sociale, edukimin dhe të rishikojë në mënyrë urgjente skemën e pensioneve.

Raporti  mbi Rishikimin e Financave Publike në Shqipëri (RFP) analizon se si politikat fiskale mund të përshpejtojnë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të ruajnë stabilitetin makroekonomik ndërsa vendi përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Një ndër gjetjet e raportit fokusohet në skemën e pensioneve, ku rezulton deri në vitin 2060, 34% e shqiptarëve parashikohet të jenë mbi moshën e pensionit, duke e vënë sistemin nën presion. Për këtë arsye, rekomandohen reforma për të zgjeruar bazën e kontribuuesve, përmirësuar mjaftueshmërinë dhe stimuluar jetëgjatësinë e punës për ta mbajtur sistemin e pensioneve të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Massimiliano Paolucci, Shef i zyrës së BB në Tiranë:

“Studimi gjithashtu bën thirrje për shpenzime më të mira duke i dhënë përparësi investimeve në kapitalin njerëzor, infrastrukturën dhe mbrojtjen sociale, si dhe duke përmirësuar efikasitetin e shpenzimeve publike. Dhe së fundmi, ai bën thirrje për menaxhimin e rreziqeve duke forcuar amortizatorët fiskalë, duke përmirësuar menaxhimin e borxhit dhe duke u përgatitur për sfidat e një popullsie në plakje dhe klimës në ndryshim. Në fund të fundit, rruga e shqiptarëve drejt konvergjencës në BE varet nga fakti që çdo lek publik të ketë vlerë. Pra, një fushë ku reforma është urgjente janë pensionet.

Sot, vetëm rreth 46% e popullsisë në moshë pune kontribuon në sistem dhe shkalla mesatare e zëvendësimit është 32%. Ndërsa popullsia e Shqipërisë plaket dhe migrimi vazhdon, sigurimi i qëndrueshmërisë dhe drejtësisë së pensioneve është kritik jo vetëm për mbrojtjen e të moshuarve, por edhe për ruajtjen e stabilitetit fiskal. PFR thekson rëndësinë e investimit në fëmijët e vegjël, zgjerimin e aksesit në arsimin dhe kujdesin e hershëm të fëmijërisë dhe mbështetjen e familjeve, sepse këto janë themeli i rritjes dhe përfshirjes së ardhshme.

Më lejoni të përfundoj duke thënë, duke theksuar se zgjedhjet që bën Shqipëria sot do të formësojnë të ardhmen e saj për brezat që do të vijnë, Shqipëria mund të përshpejtojë udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, dhe ne besojmë fuqimisht në këtë”.

Nga ana e tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj,  theksoi se raporti është një instrument strategjik që ndihmon në përmirësimin e mënyrës se si hartohen dhe  zbatohen politikat fiskale.

“Kuadri fiskal që ndërtojmë sot do të formësojë të ardhmen e Shqipërisë për dekadat e ardhshme. Ai do të përcaktojë aftësinë tonë për të investuar në kapitalin njerëzor, për të mbështetur bizneset konkurruese, për të ndërtuar infrastrukturë të fortë, për të siguruar pensione dinjitoze dhe për të rritur qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore. Rruga e zhvillimit të Shqipërisë lidhet, mbi të gjitha, me çlirimin e potencialit të njerëzve tanë. Ne kemi bërë përparime të rëndësishme, por mbetet ende shumë punë. Ne jemi të angazhuar për politika të bazuara në evidenca dhe për reforma që rrisin si cilësinë, ashtu edhe efikasitetin e financave publike”.

Raporti i Bankës Botërore analizon panoramën fiskale të Shqipërisë, si tendencat makro-fiskale, mobilizimin e të ardhurave dhe efikasitetin e shpenzimeve publike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Banka Botërore apel qeverisë: Reformë urgjente për pensionet, ja çfarë rrezikojmë

Banka Botërore apel qeverisë: Reformë urgjente për pensionet, ja çfarë rrezikojmë

nga Fast News
07:30 | 22/11/2025
0

Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

nga Fast News
13:25 | 21/11/2025
0

Zbatimi i TVSH-së, kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave! Si do të vendoset në praktikë skema

Zbatimi i TVSH-së, kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave! Si do të vendoset në praktikë skema

nga Fast News
13:23 | 21/11/2025
0

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

nga Fast News
13:13 | 21/11/2025
0

Recent News

Banka Botërore apel qeverisë: Reformë urgjente për pensionet, ja çfarë rrezikojmë

Banka Botërore apel qeverisë: Reformë urgjente për pensionet, ja çfarë rrezikojmë

07:30 | 22/11/2025
Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

Kompanitë europiane lënë pas një vit të pasigurt teksa besimi rritet për 2026

13:25 | 21/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar