• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po ndërmerr një hap vendimtar drejt forcimit të konkurrueshmërisë dhe përgatitjes së agrobizneseve për rritje të qëndrueshme drejt tregut evropian dhe atij global si dhe përmbushjen e ambicies për të arritur në nivelin e 1 miliardë eurove eksporte deri në vitin 2030.

Forumi i 3-të Kombëtar për Cilësinë dhe Standardet, i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Agrobiznesit (KASH), mblodhi aktorë kyç për të avancuar rolin e cilësisë si një faktor strategjik për suksesin në eksport dhe integrimin në BE.

Ndërsa Shqipëria synon të diversifikojë eksportet, të rrisë prodhimin me vlerë të shtuar dhe të krijojë vende pune cilësore, veçanërisht në agrobiznes, prodhim dhe përpunim ushqimor, përmbushja e standardeve ndërkombëtare nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri, për të zgjeruar hartën e eksporteve, për të eksportuar me vlerë të lartë dhe për të rritur të ardhurat e fermerëve vendas.

Sink/ Andis Salla, Ministër i Bujqësisë

“Gjurmimi është ura dighitale që lidh fermerin shqiptar me konsumatorin europian, është pasaporta e panegociueshme që hap dyert në tregun unik europian. Kjo pasaportë, na jep një zë, që të tregojmë historinë e origjinës, cilësinë dhe qëndrueshmërinë tonë. Sot po kalojmë nga politika në zbatim dhe angazhimi ynë është konkret, po punojmë për digjitalizimin e proceseve të verifikimit të produkteve shqiptare”, u shpreh Andis Salla, Ministër i Bujqësisë

UNIDO, përmes Programit Global për Cilësi dhe Standarde (GQSP), i mbështetur nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), luan një rol kyç në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi modern të Infrastrukturës së Cilësisë. Kjo përfshin asistencë teknike, udhëzime për politika dhe ngritje kapacitetesh për të ndihmuar agrobizneset që të arrijnë certifikimin, të sigurojnë gjurmueshmërinë dhe të plotësojnë kërkesat e rrepta të konsumatorëve të BE-së.

“Procesi i hapjes së negociatave është një mundësi që vjen me detyra shtëpie për tu bërë. Zvicra është krenare që të jetë një partner i besueshëm dhe afatgjatë i Shqipërisë drejt integrimit në BE. Cilësia dhe standardet janë në zemër të detyrimeve që vijnë nga zhvillimi i tregut dhe lëvizja e lirë e mallrave. Janë më shumë se kërkesa teknike. Ato përbëjnë thelbin e besimit midis prodhuesve shqiptarë dhe konsumatorëve të BE-së. Prandaj ne theksojmë nevojën për të integruar infrastrukturën e standardeve dhe cilësisë në organizatat ndërkombëtare dhe duke iu përshtatur dhe legjislacionit të BE”, u shpreh Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri

Ndërsa Koordinatorja Kombëtare e UNIDO&GQSP në Shqipëri,  Elvana Zhezha, theksoi se “Cilësia është një gur themeli i ambicieve ekonomike të Shqipërisë dhe Rrugëtimit të saj drejt BE. Duke forcuar një kulturë të cilësisë në të gjitha industritë, nga proceset e prodhimit, te shërbimet dhe qeverisa, Shqipëria ka të gjithë potencialin që të rrisë konkurrueshmërinë, të mbrojë konsumatorët, të ndërtojë më shumë besim në produktet e saj, brenda dhe jashtë vendit.

Përmbushja e pritshmërive europiane për cilësinë nuk është më një luks, është një domosdoshmëri, për të zgjeruar eksportet, për të tërhequr investimet dhe për të mbështetur inovacionin. Fokusi ynë mbetet tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke i mbështetur ato të adoptojnë teknologji të reja, bazuar në inteligjencën artificiale.  Me mbështetjen e UNIDO dhe SECO këto inovacione tashmë po instalohen dhe po testohen në zinxhirin e vlerës të bimëve mjekësore-aromatike.”

Një master i dedikuar për standardet dhe cilësinë tashmë do të ofrohet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, si një kontribut për të forcuar infrastrukturën në  këtë sektor.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me UNIDO është në fazën përfundimtare të dizenjimit të një programi të ri master shkencor me standardet dhe sistemet e cilësisë. Ky program përfaqëson një hap strategjik në zgjerimin e fushës së kompetencave për universitetin bujqësor, duke ofruar një platformë akademike të nivelit më të lartë për formimin e profesionistëve të rinj në fushën e menaxhimit të cilësisë, përputhshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës

Nga ana tjetër një rol të rëndësishëm në këtë proces po luan edhe Këshilli Agrobiznesit Shqiptar.

“Zgjidhja e problemeve dhe vështirësitë që ndeshim për cilësinë, sigurinë e konsumatorit dhe standardet, kapërcehen më lehtë, duke punuar së bashku, të mirëkordinuar, sektori publik me atë privat, me objektiva të qarta, me synim Shqipërinë , anëtare të BE në 2030”, theksoi Agim Rrapaj, Kryetar i KASH

I zhvilluar paralelisht me Kongresin e 5-të të KASH-it, Forumi bashkoi prodhues, shoqata, institucione dhe partnerë zhvillimi për të trajtuar rëndësinë jetike të standardeve dhe cilësisë që duhet të përmbushin produktet shqiptare, në mënyrë që të konkurrojnë në kushte të barabarta në Tregun e Vetëm të BE-së.

Forumi u përqendrua në katër fusha prioritare në përputhje me objektivat e Shqipërisë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë; Nxitja e mekanizimit, inovacionit dhe digjitalizimit; Përmirësimi i aksesit në financim dhe shpërndarja efikase e granteve; Harmonizimi i kuadrit ligjor dhe nënligjor me legjislacionin e BE-së.

Duke nxitur bashkëpunimin, inovacionin digjital dhe përputhshmërinë përmes standardeve si GLOBALG.A.P., HACCP dhe certifikimi organik, UNIDO dhe KASH po e ndërthurin cilësinë në çdo hallkë të zinxhirit të vlerës. Kjo përpjekje e përbashkët e shndërron përputhshmërinë nga një sfidë në një katalizator për zhvillim të qëndrueshëm, tërheqje investimesh dhe integrim të suksesshëm në Tregun e Vetëm të BE-së.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Para

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Para
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar