• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

U shtrenjtua energjia për pikat e karikimit, tregohet arsyet pse

nga Fast News
1 month më parë
në Ekonomi
0
U shtrenjtua energjia për pikat e karikimit, tregohet arsyet pse
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 nëntori, çmimi i energjisë elektrike në pikat ku karikohen automjetet elektrike do të rritet. Nga 14 lekë aktualisht, një kilovat-orë do të kushtojë 22 lekë. Në oraret e pikut (18:00–22:00 në dimër dhe 19:00–23:00 në verë) çmimi do të jetë 25.3 lekë për kilovat-orë.

Albi Gjenerali, administrator i Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL) shpjegon arsyet e këtij vendimi.

“Një qytetar shqiptar, kur aplikon për një lidhje të re, ka një fuqi të instaluar prej pak kilovatësh. Ndërsa një pikë karikimi ultra-fast charge është e barabartë me 25 familje. Sasia e energjisë që tërheq nga rrjeti është tepër e madhe”, tha ai.

Ndërkohë, çmimi mbetet i pandryshuar për karikimin e automjeteve elektrike në ambiente familjare ose biznese të vogla. Këto pika karikimi, të njohura si “slow charge” ose karikim i ngadaltë, me kapacitet deri në 11 kW dhe kohë karikimi që varion nga 6 deri në 7 orë, do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë/kWh për klientët familjarë dhe 14 lekë/kWh për bizneset e vogla.

“Nuk mund të jenë fashë e mbrojtur. Fashë e mbrojtur mund të jenë vetëm familjet shqiptare. Kjo është matematikë e thjeshtë. Këto pika shkaktojnë këtë dëm, dhe këto dëme diku duhet të përcillen”, tha Gjenerali.

Dy javë pas vendimit që e shtrenjton me rreth 57 për qind çmimin e energjisë në pikat e karikimit, shoqata dhe sindikata e taksive i kanë dërguar një shkresë zyrtare Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ku kërkojnë tërheqjen nga vendimi. “Rritja aktuale krijon kosto të paabsorbuara dhe prish ekuilibrin ekonomik”, thuhet në shkresën ku në dijeni vihet edhe kryeministri Edi Rama.

“Vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për pikat e karikimit e ka marrë ERE. Ne, si kompani, jemi të detyruar ta zbatojmë. Ne kemi detyrimin të tregojmë se këto pika i shkaktojnë rrjetit kosto. Pastaj është ERE që merr në konsideratë kërkesën tonë dhe shqyrton tarifat, duke dëgjuar edhe kërkesat e palëve të treta”, tha Gjenerali.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), aktualisht në vend ka rreth 8 mijë automjete tërësisht elektrike dhe rreth 6500 të tjera hibride, me naftë ose benzinë dhe energji elektrike.

Etiketa: aktualitet
Pas

980 godina publike do të rinovohen, synohet kursimi i energjisë. Ja sa para do të shpenzohen

Para

Si të mbani më lehtë në mend ato që lexoni

Para
Si të mbani më lehtë në mend ato që lexoni

Si të mbani më lehtë në mend ato që lexoni

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

nga Fast News
12:30 | 01/12/2025
0

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

nga Fast News
11:45 | 01/12/2025
0

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

nga Fast News
11:09 | 01/12/2025
0



Recent News

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

12:50 | 01/12/2025
Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

12:30 | 01/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar