• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me “online”

nga Fast News
43 minutes më parë
në Ekonomi
0
Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me “online”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Teknologjia, platformat online dhe zakonet e reja të shikuesve po transformojnë thellësisht mënyrën se si konsumohet televizion. Për herë të parë, shikueshmëria e aplikacioneve dhe platformave dixhitale në botë tejkaloi atë të televizionit linear, duke treguar se audienca ndjek përmbajtjen kudo, jo vetëm para ekranit klasik. Televizionet shqiptare po ndërtojnë ekosisteme dixhitale ku programet transmetohen live, arkivohen për shikim më vonë dhe shoqërohen me rrjete sociale për të ruajtur lidhjen me shikuesin. Edhe pse prodhimi dhe blerjet e përmbajtjes janë shtrenjtuar dukshëm, këto shpenzime konsiderohen investime strategjike për forcimin e markës, angazhimin e audiencës dhe të ardhurat nga reklamat. Duke kombinuar programe të bazës që rezistojnë prej vitesh në ekran me reality show, seriale, televizioni dhe platformat digjitale po krijojnë një eksperiencë hibride që pasqyron trendet globale dhe pritshmëritë e audiencës moderne.

 

Viti 2010 shënoi pikun e shikueshmërisë për televizionin linear. Në atë kohë, konkurrenca ishte njëlloj e fortë, por në një terren të njohur mes të barabartëve, të cilët shkëputjen apo diferencimin do të përpiqeshin ta bënin përmes programeve më të larmishme, më të guximshme apo eksplorimit të formateve të reja.

Kjo bëri që në vitin 2018, edhe shpenzimet për reklama në televizione të arrinin pikun.

Pas kësaj për televizionin nis një tjetër epokë? Terreni që fituan mediat sociale dhe platformat online të transmetimit, dy degë të ndryshme të medias dixhitale do ta vendosnin televizionin linear në udhëkryq për strategjinë që duhet të ndiqte.

Reagimi i parë i televizioneve do të ishte një strategji sulmi ku secila palë përpiqet të tërheqë shikuesin në fushën e saj.

Qasja që kanë brezat e rinj sot, zhvillimi i teknologjisë dhe përfshirja e Inteligjencës Artificiale, koha që kalohet në telefon, kompjuter, tablet, duket se i kanë dhënë formë një strategjie të re të televizioneve.

Në maj 2025, për herë të parë në histori, platformat online tejkaluan televizionet për shikueshmëri, duke bërë të qartë se ky është momenti i bashkëjetesës.

Kjo është një tendencë globale, së cilës as Shqipëria nuk i shpëton, dhe televizionet kombëtare e kanë të qartë qëndrimin që duhet të mbajnë. Ato po orientohen drejt forcimit të platformave të tyre online, për t’i fuqizuar dhe për të ndjekur shikuesin e tyre kudo që ndodhet.

Ka një zbehje gjithmonë e më të madhe të atyre vijave që ndanin televizionin tradicional dhe platformat online duke tentuar modele hibride që sigurojnë bashkëjetesë të shëndetshme dhe me përfitim për të gjithë, sigurisht pa harruar që ky sërish është një terren i ri për të konkurruar.

 

Televizionet në Shqipëri po investojnë në forcimin e platformave online.

Televizionet janë në një fazë intensive të përshtatjes me tendencat më të reja të zhvillimit teknologjik, që u garanton atyre të jenë të pranishëm te shikuesit.

“Sot audienca nuk është më vetëm përpara televizorit – ajo është kudo, në telefon, tablet apo kompjuter. Prandaj strategjia jonë është të bashkojmë ekranin klasik me platformat online, në mënyrë që përmbajtja jonë të jetë gjithmonë pranë shikuesit, kudo dhe kurdo.

Prandaj dhe një nga risitë e vitit 2022 e në vazhdim ka qenë aplikacioni ‘Klani im’. TV Klan ka zhvilluar një aplikacion që transmeton LIVE 24 orë të gjithë programin e TV Klan, si dhe një platformë OTT për më shumë se 26 kanale televizive shqiptare dhe 5 radio shqiptare.

Përveç transmetimit të njëkohshëm, në këtë aplikacion është dhe opsioni ‘catch up’: një program mund ta shohësh kurdo dhe kudo, sepse është i arkivuar aty për 7 ditë.

Synimi është që çdo përmbajtje televizive të ketë një ‘jetë’ të dytë digjitale; pra, një program që shfaqet në ekran, vazhdon të jetojë online në YouTube apo përmes klipesh, intervistash apo përmbajtjeje shtesë në web dhe rrjetet sociale.

Kështu po krijohet një ‘ekosistem’ i plotë mediatik, ku televizioni dhe platformat digjitale plotësojnë njëri-tjetrin, duke e mbajtur audiencën të lidhur me logon TV Klan në çdo moment të ditës”, shprehet Albert Dumani, Drejtori i Programacionit dhe Blerjeve në TV KLAN.

Përveç aplikacionit, fokus i veçantë po i kushtohet edhe forcimit të mediave sociale dhe YouTube si kanale më vete dhe plotësuese të ekranit.

Në të njëjtën linjë është edhe Fatos Risto, Drejtor i Programacionit në Vizion Plus. Sipas tij, për të ruajtur dhe për të zgjeruar audiencën, po shihet kombinimi i fuqisë së televizionit tradicional me prani aktive në platformat digjitale.

Kjo do të thotë se shumë programe tashmë transmetohen drejtpërdrejt edhe në YouTube dhe Facebook, teksa momentet më të mira nga programe të caktuara ndahen në rrjete sociale popullore, në kërkim të viralitetit dhe një audience më të re.

“Aplikacioni Vizion Plus do të ofrojë së shpejti mundësinë e chat-it interaktiv dhe votimeve live, duke krijuar një eksperiencë më të personalizuar dhe duke i dhënë shikuesit një rol aktiv gjatë programit”, tha z. Risto.

Kjo qasje integruese garanton që audienca të mbetet e angazhuar dhe e lidhur me përmbajtjen.

Rriten kostot e prodhimit dhe blerjeve, televizionet i shohin si investim për markën

Kostot e prodhimit të programeve në televizione, por edhe blerja e atyre të gatshme, kanë shënuar rritje këtë sezon, dhe kjo lidhet me një seri zërash që i përbëjnë ato, duke nisur nga stafet tek investimet teknologjike.

“Kostot e prodhimit këtë sezon kanë shënuar rritje të ndjeshme, veçanërisht në drejtimet e transmetimeve live dhe të stafit redaktues, por kjo rritje është kompensuar në mënyrë efektive përmes zgjerimit të kontratave me sponsorë sportivë dhe kulinarë, si dhe përmes paketave të brandimit të integruara në formate të veçanta.

Në këtë mënyrë ka një korrelacion të qartë dhe të drejtpërdrejtë midis investimeve të bëra në prodhim dhe rritjes së të ardhurave nga reklamat”, shprehet z. Risto.

Televizionet i shohin kostot e prodhimeve si një investim strategjik për markën e tyre dhe forcimin e pozicionit në treg, diçka që josh më shumë sponsorë apo biznese të interesuar për të reklamuar pranë tyre.

Por, teksa kjo është njëra anë, në disa raste rritja e kostove është thjesht një fakt që pranohet sepse është rrjedhojë e asaj që ndodh edhe në tregjet globale dhe që ka një efekt zinxhir edhe këtu, dhe nuk flasim vetëm për pajisjet, por edhe për blerjet e programeve në tregjet e huaja.

“Kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm këtë sezon, ashtu si në gjithë tregun ndërkombëtar.

Kjo lidhet me çmimet më të larta të teknologjisë, pajisjeve dhe shërbimeve kreative, por edhe me kërkesën në rritje për cilësi më të lartë në prodhimet televizive. Megjithatë, ne e shohim këtë si një investim strategjik, jo thjesht si kosto.

Sepse sa më shumë investon në prodhime cilësore, aq më e fortë bëhet lidhja me audiencën dhe kjo reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave nga reklamat.

Sponsorët duan të jenë pjesë e programeve që kanë ndikim, shikueshmëri dhe origjinalitet. Rritja e cilësisë shton kostot, që do të thotë rritje e ofertës për sponsorizim dhe, rrjedhimisht, edhe më shumë të ardhura nga reklamat.

Sa u përket kostove të blerjeve, edhe aty ka pasur rritje. Tregu ndërkombëtar është bërë më selektiv dhe çmimet për formatet apo serialet e njohura janë rritur”, – pohon z. Dumani.

 

Bazë e qëndrueshme programesh dhe përshtatje me tendencat

Sezoni i ri në televizione, që ngriti siparin në shtator, tregoi se pjesa më e madhe e programeve është e qëndrueshme dhe e sprovuar, si një garanci për të mbajtur pranë vetes audiencën besnike të konfirmuar më herët.

Kjo duket më shumë si një qasje e kujdesshme e televizioneve për të hedhur hapa të sigurt dhe për t’u ndalur pastaj në risitë që kërkon tregu si pjesë e tendencave.

Emisionet e mëngjesit, sporti, talent show dhe emisionet politike dhe të aktualitetit të vendosur në mbrëmje mbeten ende fokusi i ekranit të familjeve shqiptare, teksa në lidhje me blerjet, Turqia mbetet tregu kryesor për serialet.

Shqipëria është pjesë aktive e blerjeve në këtë treg, që ka gjetur një famë të jashtëzakonshme edhe në tregje të tjera që dikur ishin kryesorë në prodhim.

“Politika është ‘ushqimi’ tradicional i shqiptarëve, të cilët edhe justifikohen për këtë zgjedhje në këto vite të stërzgjatura të tranzicionit të zhvillimit të shoqërisë në të gjitha aspektet, dhe sepse jemi në rrugën disavjeçare për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane në Bashkimin Europian.

Prodhimet turke vazhdojnë të jenë numri 1, si serialet më të realizuara artistikisht dhe më të dashura për publikun shqiptar. Trendi i prodhimeve turke po shtrihet gjithashtu edhe në vende të tjera. Aktualisht, Turqia është numri 2 i eksportit më të madh të prodhimeve televizive pas SHBA-së”, – nënvizon z. Dumani.

Në të njëjtën linjë është edhe z. Risto, i cili nënvizon se ka një kombinim të argëtimit, politikës dhe aktualitetit për të zgjuar interesin e të gjithëve.

Por cilat janë tendencat e prodhimit që po mbizotërojnë në botë? “Televizioni modern po shkon drejt përmbajtjes me cilësi të lartë, histori të vërteta dhe formate që e përfshijnë publikun emocionalisht.

Formatet e ndryshme TV janë drejt reality, talent show me njerëz të thjeshtë, quiz-show me njerëz që shohin vetveten në ekran, talk-show me ndërthurje me personazhe të thjeshtë.

Serialet dramatike janë më të preferuara, sepse dhimbja lë ‘gjurmë’ dhe kjo e bën publikun ‘njësh’ me personazhin që vuan më shumë.

Ne si TV Klan po fokusohemi gjithmonë e më shumë në prodhime ‘in house’ që pasqyrojnë realitetin shqiptar me standarde ndërkombëtare”, pohon z. Dumani./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Zbulohet diamanti i rrallë rozë, vlen miliona dollarë

Para

Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin, drafti hidhet për konsultim publik

Para
Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin, drafti hidhet për konsultim publik

Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin, drafti hidhet për konsultim publik

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin, drafti hidhet për konsultim publik

Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin, drafti hidhet për konsultim publik

nga Fast News
12:00 | 25/10/2025
0

Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me “online”

Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me “online”

nga Fast News
11:36 | 25/10/2025
0

Zbulohet diamanti i rrallë rozë, vlen miliona dollarë

Zbulohet diamanti i rrallë rozë, vlen miliona dollarë

nga Fast News
11:22 | 25/10/2025
0

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

nga Fast News
11:37 | 24/10/2025
0

Recent News

Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin, drafti hidhet për konsultim publik

Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin, drafti hidhet për konsultim publik

12:00 | 25/10/2025
Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me “online”

Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me “online”

11:36 | 25/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar