• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Studimi alarmant për punëtorët e pastrimit: Shkelje e rëndë e të drejtave, nga paga e ulët tek kushtet e rënda të punës

nga Fast News
19 minutes më parë
në Ekonomi
0
Studimi alarmant për punëtorët e pastrimit: Shkelje e rëndë e të drejtave, nga paga e ulët tek kushtet e rënda të punës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Punëtorët e pastrimit në shumë qytete nuk gëzojnë të drejtat e njohura në Kodin e Punës, duke filluar nga pagesat e deri tek kushtet e punës. Kjo ka rezultuar nga studimi i kryer nga Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) “Sektori i Pastrimit dhe Menaxhimit të Mbetjeve në Shqipëri: Kushtet e Punës dhe Roli i Bashkive” dhe i prezantuar në Ditën Ndërkombëtare për Punë të Denjë.

Studimi i realizuar analizon gjendjen e punonjësve të pastrimit nga këndvështrimi i kushteve të punës, shëndetit dhe sigurisë, si dhe mënyrën se si bashkitë dhe operatorët privatë organizojnë shërbimin. Gjetjet tregojnë shkelje të rënda të të drejtave të punës, mungesë transparence në kontratat publike, paga të ulëta dhe mungesë të mbrojtjes për punonjësit që denoncojnë abuzimet.

GJETJET KRYESORE:

Sektori i pastrimit është i domosdoshëm për jetën publike, por puna e punëtorëve mbetet e nënvlerësuar. Ajo shihet shpesh si një punë e “padukshme” megjithëse është thelbësore për higjienën, shëndetin dhe mjedisin;

Shërbimet e pastrimit ofrohen nga bashkitë dhe operatorët privatë, por të dyja palët përballen me kufizime. Operatorët privatë shpesh kontraktohen nga bashkitë me procedura të paqarta dhe me mungesë transparence. Në disa raste, kontratat nuk publikohen, duke kufizuar llogaridhënien publike;

Paga e ulët dhe vonesat në pagesë janë të përhapura. Punonjësit shpesh marrin pagën minimale, ndërsa në raste të tjera deklarohen paga më të larta në kontrata, por në dorë marrin më pak. Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore shpesh nuk paguhen siç duhet;

Mungesa e kontratave të qarta dhe transparencës ligjore. Shumë punëtorë nuk kanë kopje të kontratës së tyre, nuk e kanë lexuar kontratën ose nuk kanë aftësi për ta kuptuar. Kjo i lë ata të pambrojtur nga abuzimet e punëdhënësve;

Kushtet e punës janë të vështira dhe të pasigurta. Punëtorët shpesh punojnë pa pajisje mbrojtëse adekuate, duke rrezikuar lëndime, aksidente dhe sëmundje profesionale. Në shumë raste, aksidentet nuk raportohen dhe kompania nuk mban përgjegjësi;

Orari i punës është i tejzgjatur dhe jo i respektuar. Në sektorin privat, punëtorët shpesh punojnë edhe në ditët e pushimit javor ose gjatë festave zyrtare pa kompensim shtesë. Pushimet mjekësore nuk respektohen ose nuk paguhen;

Punëtorët i përkasin shpesh grupeve vulnerabël. Shumë janë me arsim të ulët, të papërgatitur profesionalisht ose pjesë e komuniteteve Rom dhe Egjiptian. Kjo i bën ata më të prekshëm ndaj shfrytëzimit dhe diskriminimit;

Hendek gjinor dhe diskriminim. Gratë punonjëse shpesh paguhen më pak ose punojnë në kushte më të vështira, duke treguar se ky sektor ka edhe dimensione gjinore të paadresuara;

Sistemi i inspektimit është i dobët. Inspektimet e Inspektoratit të Punës dhe Inspektoratit të Mjedisit nuk janë të mjaftueshme, shpesh nuk ndjekin shkeljet, duke lënë hapësirë për abuzime të vazhdueshme;

Mungesë e organizimit sindikal. Punonjësit e pastrimit kanë mbrojtje të kufizuar, pasi organizatat sindikale nuk janë aktive në këtë sektor ose nuk kanë fuqi reale për të mbrojtur interesat e punonjësve;

Respekt i pamjaftueshëm shoqëror. Puna e punonjësve të pastrimit shpesh nuk njihet si duhet, duke ndikuar negativisht në dinjitetin e punonjësve dhe duke përforcuar diskriminimin dhe margjinalizimin e tyre.

Ngarkesë e shtuar në sezonet turistike. Në verë, sidomos në zonat bregdetare, rritja e turizmit rrit sasinë e mbetjeve dhe orët e punës së punonjësve, por pa planifikim për shtim të fuqisë punëtore dhe pa shpërblim shtesë;

Dallime midis sektorit publik dhe privat. Punëtorët që punojnë drejtpërdrejt për bashkitë kanë kushte më të favorshme në lidhje me pagesat, oraret dhe pushimet, megjithëse edhe aty mungon siguria në punë. Në kompanitë private, shkeljet janë më të shpeshta dhe të rënda;

“Ky studim synon të shërbejë si mjet avokimi për reforma që garantojnë kushte më të sigurta pune, mbrojtje të punëtorëve dhe përfshirjen e dimensionit social në menaxhimin e mbetjeve. Zbatimi i standardeve të BE për punë dhe siguri mund të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë shërbime të qëndrueshme, të forcojë dinjitetin e punëtorëve dhe të rrisë cilësinë e jetës së qytetarëve”, shprehen drejtuesit e CLR-së, që kanë bërë studimin.

REKOMANDIMET KRYESORE POLITIKE DHE PRAKTIKE:

Bazuar në një situatë të tillë alarmante, Qendra për të Drejtat në Punë ka bërë disa rekomandime të rëndësishme për institucionet shtetërore dhe kompanitë që ofrojnë këtë shërbim. Këto rekomandime përfshijnë:

  • Hartimin e një akti ligjor mbi orarin e punës dhe pushimet në sektorin e pastrimit, si dhe krijimin e një regjistri transparent për kontratat dhe pagesat.
  • Futjen e kërkesave për punë të denjë dhe ShSP në kontratat e bashkive, me mekanizma monitorimi dhe raportim publik.
  • Forcimin e kapaciteteve të Inspektoratit të Punës dhe inspektorateve të tjera për zbatim efektiv të ligjit.
  • Rritjen e fondeve për bashkitë për paga më të larta, kushte më të sigurta dhe pajisje moderne.
  • Lidhjen e investimeve në menaxhimin e mbetjeve me kriteret e integrimit në BE për ekonominë qarkore, punë të denjë dhe siguri

KONFERENCA KU U PREZANTUA STUDIMI

Gjetjet e studimit “Sektori i Pastrimit dhe Menaxhimit të Mbetjeve në Shqipëri: Kushtet e Punës dhe Roli i Bashkive” u preznatuan gjatë një konference në Ditën Ndërkombëtare për Punë të Denjë. Ky aktivitet u organizua nga Qendra për të Drejtat në Punë, me mbështetjen e Olof Palme International Center.

Në këtë konferencë ishte e pranishme zonja Klodiana Spahiu, zv.kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström. Në fjalët e tyre, ata theksuan rëndësinë që ka respektimi i të drejtave të punëtorëve, si kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishin punëtorë të sektorit të pastrimit, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, të cilët diskutuan lidhur me gjendjen e vështirë të punëtorëve dhe mundësive për pëmirësimin e situatës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

Para

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale

Para
Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale

nga Fast News
09:00 | 09/10/2025
0

Studimi alarmant për punëtorët e pastrimit: Shkelje e rëndë e të drejtave, nga paga e ulët tek kushtet e rënda të punës

Studimi alarmant për punëtorët e pastrimit: Shkelje e rëndë e të drejtave, nga paga e ulët tek kushtet e rënda të punës

nga Fast News
08:45 | 09/10/2025
0

Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

nga Fast News
08:30 | 09/10/2025
0

Qeveria jep 1.2 miliardë lekë për kompensimin financiar të pronarëve. Ja kush përfiton

Qeveria jep 1.2 miliardë lekë për kompensimin financiar të pronarëve. Ja kush përfiton

nga Fast News
08:00 | 09/10/2025
0

Recent News

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale

09:00 | 09/10/2025
Studimi alarmant për punëtorët e pastrimit: Shkelje e rëndë e të drejtave, nga paga e ulët tek kushtet e rënda të punës

Studimi alarmant për punëtorët e pastrimit: Shkelje e rëndë e të drejtave, nga paga e ulët tek kushtet e rënda të punës

08:45 | 09/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar