• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

nga Fast News
4 weeks më parë
në Ekonomi
0
Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Indeksi i Pronave i publikuar nga Deloitte sjell të dhëna të detajuara mbi strukturën e banesave të reja në disa qytete europiane. Në të gjithë Europën, madhësia mesatare dhe konfigurimi i apartamenteve të reja pasqyrojnë një ekuilibër midis kërkesës së tregut, rregulloreve të planifikimit urban, dendësisë dhe preferencave kulturore. Megjithëse vërehet një trend i përgjithshëm drejt planimetrive më të vogla dhe më efikase por sërish dallimet rajonale mbeten të theksuara, duke reflektuar karakteristikat e ndryshme të zhvillimit urban në çdo vend.

Raporti ka fokusuar vëmendjen tek tre qytetet kryesore shqiptare: Tirana, Durrësi dhe Vlora. Në këto qytete, shumica e banesave të reja janë të tipit 1+1 ose 2+1, në madhësinë 50-80 m², me kuzhina dhe ballkone me plan të hapur. Ashensorët dhe parkimi janë të zakonshëm në projektet më të fundit. Përveç kësaj, theksi mbetet tek aksesueshmëria, drita natyrale, hapësira e mirë brenda apartamentit dhe efikasiteti energjetik, duke e bërë banesën të re të përshtatshme për jetesën moderne. Një nga arsyet pse në Shqipëri banesat janë më të mëdha është edhe për faktin se jetojmë në familje me më shumë anëtarë.

Të dhënat nga Censi tregojnë se Berati ka peshën më të lartë të banesave të vogla, nën 40 m², ndërsa Durrësi kryeson me banesat më të mëdha, mbi 130 m², që përbëjnë 4% të totalit. Shkodra, Tirana, Dibra dhe Vlora ndjekin Durrësin në renditjen e banesave të mëdha, ndërsa Berati dhe Kukësi kanë peshën më të ulët.

Kur krahasohen të dhënat shqiptare me qytete të tjera europiane, Shqipëria rezulton e pozicionuar mirë. Sipërfaqja mesatare e banesave në vend tejkalon qytete si Budapesti (55-70 m²), Bratislava (64,2 m²), Ljubljana (52-54 m²) Beogradi (61 m²) dhe Parisi (50-70 m²). Mesatarja e sipërfaqeve të banesave në Shqipëri është e ngjashme me disa qytete të Europës veriperëndimore. Ndërkohë, shteti që ka sipërfaqen më të madhe për banesat është  Portugalia, ku mesatarisht banesat në Lisbonë dhe Porto janë 119 m² dhe 104 m². Po ashtu, nuk mbetet mbrapa Roma (92,4 m²), Firence (96,6 m²) dhe Milano (81 m²), të gjitha me sipërfaqe banesash mbi 80 m²./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

Para

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

Para
Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

nga Fast News
18:02 | 19/11/2025
0

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

nga Fast News
17:30 | 19/11/2025
0

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Recent News

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

18:30 | 19/11/2025
Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

18:02 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar