• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Qeveria vendos: Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Qeveria vendos: Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar një vendim që detyron operatorët ekonomikë të transportit tokësor, ajror dhe ujor të udhëtarëve që të paguajnë një tarifë me vlerë 200 lekë për pasagjer, për transferimin e të dhënave të udhëtarëve në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të MInistrave dhe përcakton rregullat, masën, përjashtimet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës për transmetimin e informacionit të udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit. Ky vendim zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë që operojnë në territorin e Shqipërisë.

Tarifa për këtë shërbim është vendosur në 200 lekë për pasagjer për vitin e parë, ndërsa pas kësaj periudhe do të rishikohet çdo 3 vjet, në bazë të kostove reale të shërbimit. Të ardhurat do të përdoren për mbulimin e kostove të transmetimit, transformimit dhe sigurimit të informacionit të udhëtimit.

Sipas vendimit transportuesit do të raportojnë çdo muaj numrin e pasagjerëve të transportuar, ndërsa operatori ekonomik do të lëshojë faturat përkatëse për pagesën e tarifës. Janë përcaktuar edhe përjashtime nga tarifa, si për pasagjerët nën moshën 2 vjeç, udhëtimet humanitare dhe transportet shtetërore të misioneve emergjente.

Në rastet e defekteve teknike apo situatave të jashtëzakonshme, transportuesit përjashtohen nga sanksionet administrative.

Ky vendim hyri në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe do të zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit.

V E N D I M
PËR 
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE TË UDHËTIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës e të neneve 4, pika 6, 5, pika 13, 9,   pika 3, 10, pika 4, 15, pika 6, 16, pika 4, 17, pika 3, 18, pikat 3 e 4, 19, pika 3, 20, pika 5, dhe 21, pika 3, të ligjit nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për përpunimin e të dhënave të udhëtimit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.954, datë 2.12.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për përpunimin e të dhënave të pasagjerit”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Policia Ushtarake për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Etiketa: aktualitet
Pas

Mos i bëni këto gjëra në Facebook, jetoni…

Para

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

nga Fast News
09:30 | 24/10/2025
0

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

nga Fast News
09:00 | 24/10/2025
0

Qeveria vendos: Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave

Qeveria vendos: Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave

nga Fast News
08:30 | 24/10/2025
0

Mos i bëni këto gjëra në Facebook, jetoni…

Mos i bëni këto gjëra në Facebook, jetoni…

nga Fast News
08:00 | 24/10/2025
0

Recent News

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

09:30 | 24/10/2025
Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

09:00 | 24/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar