• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qeveria rishikon buxhetin, rrit bonusin për pensionistët

nga Fast News
4 weeks më parë
në Finance
0
Qeveria rishikon buxhetin, rrit bonusin për pensionistët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka rishikuar buxhetin e këtij viti, për të rishpërndarë një pjesë të të ardhurave shtesë të krijuara në arkën e shtetit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Akti Normativ që ka hyrë tashmë në fuqi, erdhi si nevojë e reflektimit të ndryshimeve për fushat e përgjegjësisë të disa ministrive të linjës, por edhe për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike.

Për rrjedhojë, Ministria e Financave pas analizimit të performancës 8 mujore të ecurisë së zbatimit të treguesve të konsoliduar makrofiskal dhe buxhetor, si edhe vlerësimit të pritshmërive të realizimit të tyre deri në fund të vitit, përgatiti rishikimin e buxhetit për vitin 2025, me qëllim që, krahas materializimit të fushave të reja të përgjegjësisë funksionale, të bëhej i mundur edhe rivlerësimi i disa parametrave buxhetorë, si dhe harmonizimi i tyre sipas ecurisë së zbatimit.

Më konkretisht, përmes këtij Akti Normativ parashikon:

Akomodimin e një volumi të përgjithshëm prej 21.8 miliardë lekë për shpenzime korente e kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale, me fokus mbështetjen e prioriteteve të Qeverisë. Nga këto, vetëm investimet me financim të brendshëm rriten në terma neto me 7.97 miliardë lekë, për të garantuar vijimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, dixhitalizim, etj..

Financimin shtesë për Bonusin e fundvitit për pensionistët prej 5.9 miliardë lekë, që e çon në 9.7 miliardë lekë fondin total të dedikuar në 2025 për këtë politikë.

Rritjen me 12.1 miliardë lekë të të ardhurave të përgjithshme, nisur nga tejkalimi i të ardhurave tatimore, doganore, por edhe i atyre të kontributeve shoqërore.

Ministria e Financave thekson se një element i rëndësishëm është edhe ulja e deficitit buxhetor  në nivelin 61.6 miliardë lekë ose 2.4% e PBB, nga 2.6% e PBB të miratuar në buxhetin fillestar 2025. Kjo ulje vjen kryesisht si rrjedhojë e menaxhimi të mirë të borxhit publik, por edhe kushteve më të favorshme të financimit, ndërkohë që balanca primare targetohet neutrale, në përputhje me rregullat fiskal të Ligjit Organik të Buxhetit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bilanci i energjisë, FSHU del me 306 mln lekë për 8-mujorin

Para

Nga Prof. Adrian Civici – Dollari dhe euro dixhitale: Lindja e një epoke të re monetare

Para
Nga Prof. Adrian Civici – Dollari dhe euro dixhitale: Lindja e një epoke të re monetare

Nga Prof. Adrian Civici – Dollari dhe euro dixhitale: Lindja e një epoke të re monetare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

nga Fast News
16:30 | 19/11/2025
0

Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

nga Fast News
15:51 | 19/11/2025
0

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

nga Fast News
15:50 | 19/11/2025
0

Recent News

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

17:00 | 19/11/2025
Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

16:30 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar