Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Perla e Mesdheut kërkon banorë, ofron 20.000 euro për këdo që nis aty një jetë të re

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
Perla e Mesdheut kërkon banorë, ofron 20.000 euro për këdo që nis aty një jetë të re
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sardenja, një nga perlat e Mesdheut dhe destinacion i njohur turistik, po përballet me një krizë serioze demografike, pas largimit të popullsisë dhe rënies së natalitetit.

Ndërsa turistët vijnë në numër të madh çdo vit, banorët e përhershëm po pakësohen ndjeshëm. Aktualisht, ishulli ka rreth 1.57 milionë banorë, një rënie krahasuar me 1.64 milionë që kishte tri dekada më parë.

Pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar në qytetet e mëdha, ndërsa fshatrat e vegjël po “shuhen” me shpejtësi. Një shembull domethënës është fshati Baradili, më i vogli në ishull, ku jetojnë vetëm 76 banorë dhe fëmija i fundit ka lindur 10 vite më parë. Shkolla fillore është mbyllur prej dekadash, dhe shërbimet bazë ndodhen dhjetëra kilometra larg.

Për të ringjallur ishullin, qeveria qëndrore në Romë ka ndërmarrë masa duke ofruar madje edhe para për ata që do të zhvendoseshin aty për të nisur një jetë të re, qofshin emigrantë apo shtetas italianë.

Për të ndalur shpopullimin, autoritetet lokale po ofrojnë stimuj financiarë të konsiderueshëm:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

•          Deri në 15,000 euro për të blerë ose rinovuar një shtëpi në fshatrat me më pak se 3,000 banorë.

•          Deri në 20,000 euro për të hapur një biznes të vogël në zonat rurale.

•          600 euro në muaj për fëmijën e parë dhe 400 euro për çdo fëmijë tjetër deri në moshën 5 vjeç.

•          Bashki të caktuara ofrojnë edhe bonuse shtesë, si p.sh. Baradili që jep edhe 10,000 euro ekstra.

•          Ollolai, një tjetër fshat i njohur në Sardenjë, ofron shtëpi për vetëm 1 euro.

Megjithëse stimujt janë tërheqës, rezultatet janë të kufizuara. Numri i të huajve që zhvendosen në Sardenjë mbetet shumë i ulët, pasi emigrantët përbëjnë vetëm 3.3% të popullsisë, në krahasim me mesataren kombëtare prej 8.9%.

Një nga arsyet kryesore është infrastruktura e dobët në zonat rurale dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë. Sardenja gjithashtu ka normën më të ulët të lindshmërisë në Itali, vetëm 0.91 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit të nevojshëm për të ruajtur qëndrueshmërinë e popullsisë (2.1).

Etiketa: aktualitet
Pas

Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

Para

Sa duhet të jetë taksa për banesën e parë? – Propozimet e ndërtuesve: Të aplikohet tatim progresiv

Para
Sa duhet të jetë taksa për banesën e parë? – Propozimet e ndërtuesve: Të aplikohet tatim progresiv

Sa duhet të jetë taksa për banesën e parë? - Propozimet e ndërtuesve: Të aplikohet tatim progresiv

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

nga Fast News
15:24 | 01/04/2026
0

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

nga Fast News
15:20 | 01/04/2026
0

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

nga Fast News
09:55 | 01/04/2026
0

Nga fama në miliarda, VIP-at që ndërtuan perandori reale biznesi!

Nga fama në miliarda, VIP-at që ndërtuan perandori reale biznesi!

nga Fast News
11:00 | 31/03/2026
0

Recent News

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

15:24 | 01/04/2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

15:20 | 01/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora