• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Paralajmërimi i Ramës: Në listë të zezë ata që shkelin ligjin në ndërtime, ja si do të funksionojë

nga Fast News
11 minutes më parë
në Ekonomi
0
Paralajmërimi i Ramës: Në listë të zezë ata që shkelin ligjin në ndërtime, ja si do të funksionojë

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shpallur masa të reja të forta për kontrollin e territorit dhe disiplinimin e sektorit të ndërtimit, duke paralajmëruar krijimin e një liste të zezë për të gjithë shkelësit e ligjit në këtë fushë.

“Një tjetër masë është krijimi i një liste të zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeve të ndërtimit, jo vetëm i kompanive, por edhe i individëve. Në këtë listë do të përfshihen zhvilluesit, shoqëritë, administratorët, ortakët dhe pronarët përfitues që kanë shkelur ligjin. Ata do të përjashtohen nga marrja e lejeve për një periudhë 5-vjeçare,” deklaroi Rama.

Lista e zezë do të jetë publike dhe e aksesueshme nga të gjithë, ndërsa shkeljet nuk do të kufizohen vetëm në ndërtime pa leje, por edhe në ndryshime minimale të projekteve të miratuara. “Edhe një ndryshim i thjeshtë në fasadë, i bërë pa autorizim, përbën shkelje që ndëshkohet me gjobë dhe fut menjëherë subjektin në listën e zezë,” theksoi kreu i qeverisë.

Një penalitet i rëndësishëm prek edhe arkitektët, nëse ata përfshihen në shkelje, u hiqet licenca për pesë vite dhe u ndalohet ushtrimi i profesionit.

Rregull për hapësirat publike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar gjithashtu, se së shpejti do të hyjë në fuqi rregulli për regjistrimin e hapësirës publike. Komentet Rama i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se në hapësirat mes pallateve nuk mund të ketë më gardhe dhe ndërtime pa leje.

Rama paralajmëroi gjithashtu prokurorët dhe gjykatësit që të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre çështjeve, që të mos lejojnë zaptuesit që të shfrytëzojnë hapësirat publike.

Më tej kryeministri shtoi se deri më sot, shumë prokurorë dhe gjykatës kanë tejkaluar kompetencat e tyre, duke shkuar deri aty sa u kanë dhënë edhe të drejtë zaptuesve.

“Kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, ku janë rregullimi, inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike. Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re, hyn në fuqi si një detyrim ligjor, pikërisht regjistrimi i hapësirës publike.

Që do të thotë, kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private, për një godinë e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh dhe biznesesh që blejnë aty hapësira, çdo metër katror rreth asaj godine nuk është më pronë private, por pronë publike.

Dhe nuk mund të ketë aty më gardhe apo leje të tjera për privatin, pasi vetë koncepti i përqindjes së shfrytëzimit të pronës do të thotë që nga kjo pronë ti të mos shfrytëzosh kaq dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve.

Pra siç janë të gjithë bashkëpronarë të hapësirave të përbashkëta, taraca dhe shkallët, janë bashkëpronarë edhe të mjedisit jashtë. Kjo bën që të jenë shumë të qartë të gjithë ata që sot janë zaptues, por edhe ata gjykatës të cilët në rastin më të mirë nga injoranca dhe në rastin më të keq nga paraja, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi pa dije dhe në rastin më të keq u japin edhe të drejtë zaptuesve.

Në asnjë hapësirë që nuk është e ndërtuar, asnjë pronar privat nuk ka të drejtë të bëjë asgjë pa leje. Ajo pronë nuk tjetërsohet në aspektin që nuk shtetëzohet. Në ato hapësira i takon shtetit të garantojë pastërti dhe siguri”, tha mes të tjerash Rama.

Etiketa: aktualitet
Pas

Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Para

Kontrolli i territorit/ Rama vendos: Uji dhe dritat vetëm pas certifikatës, askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sa kushton të kesh një robot në shtëpi? Inxhinieri biomjekësor tregon çmimet e kripura

Sa kushton të kesh një robot në shtëpi? Inxhinieri biomjekësor tregon çmimet e kripura

nga Fast News
13:39 | 03/10/2025
0

Qeveria iu merr bashkive transportin publik, do të administrohet nga shteti

Qeveria iu merr bashkive transportin publik, do të administrohet nga shteti

nga Fast News
13:36 | 03/10/2025

13:32 | 03/10/2025
0

Paralajmërimi i Ramës: Në listë të zezë ata që shkelin ligjin në ndërtime, ja si do të funksionojë

Paralajmërimi i Ramës: Në listë të zezë ata që shkelin ligjin në ndërtime, ja si do të funksionojë

nga Fast News
13:28 | 03/10/2025
0

Recent News

Sa kushton të kesh një robot në shtëpi? Inxhinieri biomjekësor tregon çmimet e kripura

Sa kushton të kesh një robot në shtëpi? Inxhinieri biomjekësor tregon çmimet e kripura

13:39 | 03/10/2025
Qeveria iu merr bashkive transportin publik, do të administrohet nga shteti

Qeveria iu merr bashkive transportin publik, do të administrohet nga shteti

13:36 | 03/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar